Bandat e Tetovës dhe Edi Rama

ahmeti thaciShqiptarët fituan, Ahmeti humbi gjysmën e manekinëve në vitrinën e dyqanit të tij.

Nga Ilir Babaramo

Dhjetë vjet më parë stafi i hotelit “Aleksandër Palace” i Shkupit u përfshi në një alarm që nuk ishte ndjerë as në kohën e konfliktit të armatosur ndëretnik që u mbyll me Marrëveshjen e Ohrit. Në hollin e hotelit ndodheshin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët ishin thirrur në takime të veçanta nga kryeministri shqiptar që ndodhej për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Alarmi ishte në ekstrem. Situata ishte identike sikur dy banda rivale të ndodhen në të njëjtën kohë në të njëjtin mjedis. Secili shoqërohej nga të paktën 20 veta të armatosur dhe secili nga truprojet kishte nxjerrë armën duke e drejtuar nga kundërshtarët në pritje për t’ju përgjigjur zjarrit me zjarr.

Nuk është fiction. Është thjesht një detaj i parë në vetë të parë që ndihmon për të kuptuar si ka qenë jeta politike mes subjekteve tradicionale shqiptare në Maqedoninë dhe pas Arbër Xhaferrit.

Zgjedhjet e kësaj të djele tronditën në ekstrem pushtetin e dy bejlerëve shqiptarë të Maqedonisë. BDI e Ali Ahmetit doli me gjysmën e numrit të deputetëve që kishte parlamentin e kaluar, ndërkohë që PDSH e Menduh Thaçit u katandis me dy deputetë.

Dy bajraktarët humbën, por shqiptarët e Maqedonisë dolën më të fituar se kurrë. As kryeministri Gruevski dhe as shefi i opozitës Zajev nuk kanë asnjë shans aritmetik të krijojnë qeverinë pa shqiptarët.

Ali Ahmeti u ngut ta konsiderojë rezultatin si më të keqin e mundshëm për shqiptarët, por gabohet. E vetmja humbje është se ai dhe Menduh Thaçi do kenë më pak deputetë. Në fakt, është thjesht statistikë.

Shqiptarët do kenë në Parlamentin e Maqedonisë më pak qënie që ngjasojnë me ata manekinët e dyqaneve të fshatit, me kollare të varura deri tek kërthiza, kostume turke, imitime të shëmtuara dhe etiketa kallpe në mëngët e xhaketës që duken ende më qesharake tek ata që akoma kanë krehje si Zdravkos.

Problemi nuk është estetik. Dy bejlerët kanë promovuar për të përfaqësuar shqiptarët në postet më të larta të Shkupit njerëz pa integritet. Ishin aty pa bërë hije, pa mundur të imponojnë interesat e shqiptarëve. Jo se nuk donin por se nuk dinin.

E vetmja aftësi e tyre të qenit manekinë të kryetarëve të partive. Jo vetëm për shkak të nacionalizmit të Gruevskit, apo të numrave të mjaftueshëm që ai kishte në parlamentin e kaluar, por dhe për shkak të paaftësisë dhe provincializmit të tyre ulëritës Marrëveshja e Ohrit ende nuk është zbatuar plotësisht ndonëse kanë kaluar mbi 15 vjet.

E pra, përgjysmimin e manekinëve në vitrinën e dyqanit të tij Ali Ahmeti e konsideron dramë kombëtare. I pakënaqur është dhe Menduh Thaçi, i cili me rezultatin e të djelës i emëron a jo tre doganierë nga ata të kontenierëve me cigare. E djela ishte drama e tyre, jo e shqiptarëve.

Nëse shqiptarët arrijnë të ruajnë kohezionin mes tyre, nëse kryetarët e partive mbajnë më pak banditë e truproja, fusin në dietë larot që mbajnë pas dhe mendojnë që një tender më pak është një fitore më shumë për shqiptarët është e sigurtë që do t’ia dalin. Do t’ia dalin të marrin çfarë ju takon me të drejtën e Zotit dhe të kushtetutës: gjithë klauzolat e Marrëveshjes së Ohrit dhe pse jo postin e kryetarit të Parlamentit. Sigurisht, nëse janë bashkë, sigurisht nëse heqin dorë nga skenat si ato të “Aleksandër Palace”. Po pse të shkojmë tek “Aleksandër Palace”? Gjithë banorët e Tiranës e shikojnë Ahmetin e Thaçin, kur vijnë në Tiranë dhe pushtojnë bulevardin me eskortë më të madhe se të Vehbi Alimuçës vaktit. Dhe të mendosh që Thaçi ka trashëguar partinë e Arbër Xhaferit, mendjes politike më brilante shqiptare qysh nga koha e rënies së Murit në Berlinit, një burrë që vjen një herë në 100 vjet, i qartë si drita, i fortë si diamante.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë tashmë konjukturën ideale për t’u imponuar. Mjafton të tregojnë unitet. Për të krijuar kohezion mes tyre, me të drejtë kryeministri Rama thirri katër drejtuesit e partive shqiptare për këshillime në Tiranë. Dy prej tyre , bejlerët tradicionalë, Thaçi e Ahmeti refuzuan të vijnë në kryeqytetin e shtetit amë. Në fakt, e kanë një arsye personale. Tre vjet më parë Rama u përpoq ta prishë status quo-në. Kishte pranuar të takonte në Pogradec dhe rivalët e tyre që po hynin rishtas në politikë.

Mëria e tyre paska zgjatur sa në Eposin e kreshnikëve. Vështirë të besohet se sa ka ndikuar në situatën e krijuar këshilltari i përfolur i Ramës për çështjet rajonale, i cili shqipen e flet me sintaksë serbokroate dhe ora i ka ngelur në kohën Jugosllavisë së Ante Markoviçit, apo ndonjë gazetar mashtrues nga Prishtina që lobon për të shitur për miell krundet e magazinave ushtarake të Serbisë duke u shitur si këshilltar i Ramës në Prishtinë dhe duke gënjyer në Tiranë se është këshilltar i Thaçit.

Gjithçka e tillë nuk ka asnjë vlerë. Gjithçka mund të mbyllet me një përbuzje ndaj këtyre lajmësve të rremë. Sepse, kurrë nuk ka ndodhur në Ballkan që kryetarët e një partie etnike të refuzojnë të konsultohen me kryeministrin e shtetit amë , i cili kërkon të krijojë kohezion në një moment vendimtar. Shikoni si telekomandohet Lista Serbe në Kosovë apo Dodik në Bosnjë nga Beogradi, për të kuptuar se çfarë duhet të ndodhë.

Pavarësisht gjithçka, shqiptarët kanë shansin e madh historik për t’u imponuar, sepse në Maqedoni, në çdo skenar të mundshëm, nuk mund të krijohet asnjë qeveri afatgjatë pa shqiptarët. Në fakt, Ali Ahmeti i ka numrat që të shkëputet nga pjesa tjetër shqiptare dhe të kthehet tek tagjia e vjetër e Gruevskit. Të dy bashkë i kanë numrat për një qeveri të re. Por, a janë Gruevski dhe Jankullovska zgjidhja më e mirë për shqiptarët? Për këtë gjë dhe një karrocier i dehur në Çair është i qartë.

Ali Ahmeti është në drejtën e vet që të refuzojë takimin me Ramën, që të mos i thotë kryeministri shqiptar se çfarë ka ndërmend të bëjë. Por, shqiptarëve ju detyrohet një shpegim: të zbardhë negociatat. Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta dinë se çfarë i ofron Gruevski dhe çfarë i jep Zaev. Dhe nëse nuk bën transparence, por vazhdon të mbajë në këmbë një antishqiptar si Gruevski atëherë “Abazi” (siç e njohin miqtë me pseudonimin e luftës) nuk është sovran në vendimin e tij. Do ishte vërtet mëkat që njeriun, të cilin nuk e kapi peng Serbia në 30 vjet luftë, ta ketë kapur një shtet me flamur të vjedhur. Megjithatë të mos paragjykojmë. Ahmeti ka kaluar shumë dallgë. Të presim…(Shqiptarja.com)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Bandat e Tetovës dhe Edi Rama”

  1. GRi G says:

    I nderuar M.Nano!
    Sh. faleminderit per argumentat e tua! jane plotesishte te sakta! Ne fakt sa here e mendoj qe kjo Shqiperia jone , qe te huajt e njohin me germen A Albania) ka 200 mije vjete qe nga koha e Krishtit qe mbahet e vecuarnga Europa! Eshte frike ta mendosh! Por.. tashe eshte koha jone, o tani o kurre ! Atehere le ta konsiderojme kete gjykate kushtetuese si nje person, si nje Simbol pengues, le te themi si Ramiz Alija, diktator liberal i Demokrcise!.
    Me tej, ti une, e te tjere kemi luftuar per me kete lloj simboli! Sigurishte ju gazetaret jeni me ne balle dhe me gjere se sa ne njerzit e thjeshte dhe anonim te ketij vendi! Le te sillemi si European! Cfare! Beni nje thirje te fillojme te grumbullohemei cdo dite e me shume para gjykates kushtetuese! Njoh edhe njerez pa resimin eduhur qe e kane kuptuar sic edhe komentin e Venecias dhe nuk kuptojne pse kjo gjykate heziton! Si ka mundesi keta ” te zgjdhur” , keta ” qelibar” te sfidojne deshiren dhe vullnetin e 90% te popullit qe kerkon te jete ne europe , atje ku i takon!
    Nese ne nuk mbilidhemi a mundesh ti dhe gazetaret e tjere te derogni linket e kesaj gjykate, ti vendosni edhe neper rruge dhe te fillojme te bejme te qarte pozicionin tone si qytetar si popull, si European? Pra, e para le te mblidhemi te heshtur para gjykates kushtetuese me parrullen ironike” Ta bejme Shqiperine si gjykata Kushtetuese” dhe nese keta njerez nuk degjone te dergojme nje peticion per referendum drejtuar parlamentit, KE dhe Shteteve te Bashkuara, urgjentishte! KE dhe usa do t’na kuptojne! Sigurishte te heshtur po tash edhe paironi, ne muret perreth kesaj gjykate te shkruajme emerat e gjyqtareve te korrutuar ( leje Erionit te bashkise) se pari te ketyre gjyqtareve dhe pastaj edhe te politikaneve, ku ne krye te politikaneve te kryehiporiti i kesak klase L. B. dhe SB qe tallen me intektin dhe integritetin e popullit qe thone “dakort me Vetingun” dhe e ka paditur ate, duke kundershtuar popullin! Miza nen kesule!

    Se fundi, Zot (god) vendos drejtesi ne kete vend!

    sinqerishte…

  2. Albanistani em i dashtum says:

    nuk e kuptoj pse merreni me nje popull qe vertet mund te flase shqip por nuk ka asgje tjeter te perbashket me te qenit shqiptar…maqedonasit shqipfoles kane 600 vjet qe jane turq dhe ju akoma me naivitet dhe nacionalizem te semure i bini tenxheres se prapthi…..

    kush i njeh maqedonsit shqiptar ata vetem shqip flasin por mendjen dhe zemeren e kane te erdogani dhe arabia saudite…i lini keta gorro ne boten e tyre se na i flliqen detin jon dhe adriatik….

    1. Baton Gostivari says:

      ALBANISTAN, ke dëgjuar për kryengritjen shiptare të Pollogut nën udhëheqjen e Carrës?
      Po për Xhemë Hasën ke dëgjuar? Malësia e Gostivarit, e Kërcovës etj. ruajnë tipare etnokulturore mesjetare shqiptare.
      Ke dëgjuar baladën “Sulce Begu”, versioni i Malësisë së Gostivarit, me melodi antike shqiptare….kryevepër shqiptare….
      Një pjesë e mirë e popullatës shqipfolëse kanë tipare sic thua ti, që unë i quaj SHIPTARELLA, me tipare vulgare turke, por pse janë të tillë, më thuaj?

  3. shqipo maqedons says:

    Po ti cke mo! ,ti je vendi me i varfer ne Europe ,Maqedonia ishte tre shkalle mbi Ty,Perse duhet te degjoj TY dmth RAMI Trapaculin nje shqiptar maqedonas ??Po te degjoj Ramen apo kedo Rame shqiptaruc ata do varferohen ,Kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar,si mund te japi keshilla nje i dhjere me IQ shume te ulet si udheheqsit shqiptar,

    1. PO.PO says:

      Mua me vjen keq , per menyren se si e trajton problemin komentuesi i dyte ,
      por me vjen keq ,akoma me shume per komentuesin e trete , i cili , duke
      dashur te kundershtoje parafolesin , bie pikerisht ne kurthin e tij dhe ,
      si pa dashur , dhe njeri pa vetedije kombetare , verteton me se miri ,
      se sa shume ka rene ndergjegja kombetare e mjaft shqiptareve ne
      Maqedoni ! Po te vazhdoje edhe ca kohe keshtu , ne Maqedoni nuk
      eshte per te folur per nacionalitet shqiptar , por vetem do te permendet
      kjo treve e lashte shqiptare , si vendi ku u muar vendimi historik , per
      nje organ jetik te ketij kombi , sic eshte ALFABETI dhe per rrjedhoje :
      shkrimi , kultura ,qyeterimi dhe mbijetesa e kesaj race te lashte ne
      mesin e popujve te Europes ! Nga fjalet qe thote , mund te mendohet ,
      qe komentuesi eshte i ri , me pervoje te paket jetesore , por me mllefe e inate ,
      qe nuk u dihet vendmbritja pas disa vjetesh !

  4. Arben Patoku says:

    Maqedonia nuk e ka flamurin te vjedhur o Z. Babaramo. Nga i gjeni keto teorira te shpifura. Maqedonia quhet Maqedoni prej Shqiptareve pasi Maqedonet5 jane Shqiptare. PO, More po. Aleksandri i Maqedonise eshte Shqiptar, eshte nipi i Pirro Burrit te Epirit dhe Filipit te dyte nga Mokrra dhe Pela. Shqiptaret e Maqedonise nuk duhet te thone me: ne Shqiptaret dhe ata Maqedonet pasi kjo eshte vetevrasje. Ata duhet te thone: Ne Shqiptaret e Maqedonise dhe ata Sllavet sepse ata jane sllave dhe jo Maqedonas. Maqedonia ka egzistuar 1,000 vite e me shume para se barbaret sllave te vinin ne tokat tona e po aq kohe para se te vinin edhe hordhite aziatike per te pervetesuar historine e greqise. Jemi autoktone nga sllovenia deri ne Sparte e nga durresi ne Stamboll. Behuni bashke qe te clirojme edhe greqine e ullgarine. Mos harroni se edhe Arbanasi ne Bullgari eshte plot me Shqiptare.

  5. taso kume says:

    ME sahanelepirsa si ALI Ahameti eshte veshtire te bashkohen SHqiptaret e MAQEDONISE,duhet te perdoret strategjia kombetare e HEBRENJVE ,eleminimin ne oborin e tjetrit, qe mos te sabotohet bashkimi i SHQIPTAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *