Batutat në Kuvend, Rama: Opozita si pula te therura. Zot, shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga Voltana Ademi

15 Dhjetor 2016, 12:59Politika TEMA

Seanca e Kuvendit e së enjtes, e parafundit për këtë sesion parlamentar, parashikon diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme, ku mes tyre veçohet miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektbuxhetit 2017 dhe i paketës fiskale, zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, votimi i dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Konkurencës etj.

Rama: Vettingu do të bëhet, ju do e zvarrisni veten dhe pak kohë, por pallati i drejtësisë do pastrohet dhe se historia e këtij vendi e kërkon dhe ju nuk e ndalni dot. (Në sallë hyn Berisha)

Rama: Shyqyr që erdhe Sali se e di si ishin këta apo jo, si pula të therura po rrinin këtu

Mediu: Nuk mund të pranojmë kurrsesi që sa herë hyn z Berisha në këtë sallë shpërthehet në fyerje banale. Nëse ne na konsideron ai pula të therura, ai është gomari më i madh.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga seanca parlamentare e Kuvendit se paketa e shperblimeve per kategorite ne nevoje eshte respket dhe jo show mediatik sic i konsideron opozita. Nga foltorja e parlamentit, Rama u përgjigj duke thëne se shpërblimet janë të lartat që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Rama ka thumbuar edhe kryebashkiaken e Shkodrës pas akuzave nga PD për mungesë financimi. Rama tha se kemi një problem kronik me bashkinë e Shkodrës, e cila është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve dhe çuditërisht e vetmja bashki pa dallim PS­PD që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.

Kemi shlyer përmes OSHEE detyrimet e ndërsjella, të gjitha atyre që janë përmbytur dhe kishin detyrime ndaj OSHEE u janë zeruar detyrimet. Ndërkohë që mbetet një pjesë tjetër që nuk e kemi harruar  dhe për zgjidhjen jemi duke punuar, por kemi një problem kronik me bashkinë e Shkodrës, e cila është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve dhe çuditërisht e vetmja bashki pa dallim PS­PD që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.

Sa herë që flitet për atë, duhet të Zot shpëtoji qytetarët nga bashkia e Shkodrës. Përsa i përket paketës së solidaritetit të fundvitit, më e madhja ndonjëherë. Nuk kam asnjë cudi që mbështetja më e madhe financiare për pensionistët, familjet në nevojë apo PAK, apo për familjet e përmbytura dhe fermerët juve t’iu duket shoë, nuk çuditem.

Para tre vitesh ishim në një grop financiare, sot jemi në kushtet që mund të ndajmë rezultatet e para të reformave me njerëzit dhe sot do ta vulosim duke akorduar shumën më të madhe, 100 mln dollarë për rrogat dhe pensionet.

Sot kemi respektin e shprehur, jo me fjalë por me vepra për pensionistët duke ndarë edhe cfarë kemi arritur edhe cfarë nuk kemi arritur të bëjmë dot deri në këtë fazë. Kur qeverisnit ju nuk kam dëgjuar të jetë kompensuar një frymë e gjallë pas përmbytjeve, ndërsa ne jemi krenar për kompensimet që kemi bërë dhe do të bëjmë për ata që i kanë kafshët e matrikulluara.

Pensionistët do të marrin 60 mijë lekë për herë të parë në fund të vitit, ju thoni është shoë, le ta gjykojnë shqiptarët. Edhe familjet në ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë për herë të parë, pas trefishimit të ndihmës.

PAK ju i katandistët në protesta, nuk iu dhatë mundësi të flasin dhe t’i dëgjoni, ata do të marrin 20 mijë lekë. Për të përmbyturit ju kujtoheni vetëm kur vishni çizme për shoë, ju i ndanit në tanët dhe të atyre, tani do të marrin dëmshpërblimet.

Ata të bregut të Lumit  shiu i gjen të përmbytur nga politika juaj ‘ndërtoi kudo se ndërtimi është bereqet’ ju i cuat ata që ndërtuan në lum.

Jeni unikal në historinë e civlizimeve, që pati mundësinë të drejtonte një komunitet dhe u tha shkoni te lumi, ne do i dëmshpërblejmë” u shpreh Rama.

3 komente në “Batutat në Kuvend, Rama: Opozita si pula te therura. Zot, shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga Voltana Ademi”

  1. ATA prapseprape tallin b me popullin says:

    o zot se ku i gjen keto idjotizma ky delirant njeri…si nuk foli shqip si gjithe te tjeret dhe mos te merret me opoziten por hallet madhore sic eshte reforma ne drejtesi dhe [email protected]@ i kot kur akoma ne pushtet ke Ilir meten dhe nishanin, llallen dhe visho ajazin….

    1. Harrove Saliun says:

      E para punes Edi eshte i vetmi qe po ben pune ne kete llum drejtesie qe la pas Saliu dhe qe vazhdon ta kontrolloj po ai.
      , se dyti jane ato pula te therura osa pula pa koke qe jane ne parlament vetem per te sabotuar, vonuar ligjet sa here qe i jep kushtrimin deliranti i verte Sali protopapa.
      , se treti reformen ne drejtesi nuk po e vonon Edi por gjykatesit e korruptuar te kushtetuses te emeruar po nga Saliu mbasi bene kursin e Plepave.
      – se katerti – Ilirin nuk e zgjodhi Edi por votuesit Shqiptare dhe vetem ata mund ta heqin duke mos e votuar. Pa LSIne Edi nuk krijon dot as qeverine. Edi ka bere dhe vazhdon te beje shume me teper se sa mandati qe ka marr ngo sovrani.
      – Se fundi Laku po vazhdon ti ngushtohet Salive, lulzimve, Nishanve, Llallve, Ajazve dhe dhe bajgave te tjera qe mbajne peng opoziten e vertete dhe kete popull te mjere.

  2. Qytetar says:

    Mir jua bën janë idjotër dhe të pa aftë që vetëm e kanë shkatërruar këtë vënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje