Cilët ishin tre vrasësit e Mehmet Shehut dhe çfarë u ndodhi (dhe si e hodhi nga shkallët ministrin e Brendshëm, Enver Hoxha)

mehmet shehuNga Idajet Beqiri

Në këtë rrëfim të gjatë për eliminimin e kryeministrit Mehmet Shehu, kemi arritur në pikën kulmore, kurorëzimin e skenarit ogurzi në natën e 17-18 dhjetorit 35 vite më parë. Ja si kanë rrjedhur ngjarjet:

Mbledhja e Byrosë Politike e 17 dhjetorit 1981 për shumicën e anëtarëve të Byrosë ishte thjesht një teatër! “Regjisori” Ramiz Alia kishte kohë që kishte punuar dhe vazhdonte të punonte për të finalizuar skenarin ogurzi.

Në zbatim të skenarit

Jam dëshmitar okular i asaj se çfarë ndodhte në fakt para kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike. Jam i bindur gjithashtu se bashkëkohësve të mi, por përgjithësisht të gjithë ata kryeqytetas që bënin ritualin e shëtitjeve çdo mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, se çfarë “pengese” kishin në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë. Pas Kongresit të Tetë të Partisë, të gjithë shqiptarët ishin të bindur se ish kryeministri Mehmet Shehu kishte një problem madhor me udhëheqjen e lartë të Partisë. Ai gjatë ditëve të Kongresit që zgjati një javë vetëm nxinte dhe sterronte. Ajo nuk komunikoi thuajse asnjëherë me Enver Hoxhën që e kishte në krahë dhe këtë e panë të gjithë, jo vetëm ata që ishin në sallën e Kongresit, por edhe gjithë shqiptarët që e ndiqnin drejtpërdrejt kongresin. Duke qenë natyrë që nuk shtirej, si kur ishte në të mirë, si kur ishte në humor të keq, shqiptarët që ia njihnin mirë karakterin, ishin të bindur se Mehmet Shehu ishte në hall të madh.

Në ditët vijuese pas Kongresit të 8-të të Partisë, ndodhi ajo që nuk ishte shfaqur kurrë më parë. Në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë, duke filluar nga dera kryesore e hyrjes në këtë seli dhe deri në fund, te semaforët, pranë Urës së Lanës, duke filluar nga ora 17.30, Ramiz Alia bënte shëtitje herë me njërin dhe herë me tjetrin anëtar dhe kandidat të Byrosë Politike. Varavigo lartë e poshtë dhe biseda me plot pasion. Njëherë me Kadri Hazbiun, pastaj me Hekuran Isain, pastaj me Simon Stefanin, herën tjetër me Besnik Bekteshin, me Pali Miskën, pastaj me Hajredin Çelikun e kështu me radhë, për afro një orë. Duke patur frikë se në zyra mund të përgjoheshin, sekretet e skenarit dhe “provat” për “shfaqjen” teatrale të 17 dhjetorit 1981, i shtjellonin dhe i bënin aty, në shëtitoren e Bulevardit. Madje aty, në trotuar ishte bërë edhe skenari për të gjetur dhe ekzekutuar “alibinë”, e cila do e shtrinte përdhe ish kryeministrin Mehmet Shehu, për të mos u ngritur më kurrë.

Autorët e vrasjes

Fejesa e djalit të Mehmetit, Skënder Shehut, me vajzën e Profesor Turdiut, ishte e kurdisur, me një harmoni veprimesh. Ideatori dhe frymëzuesi ishte Ramiz Alia. Ndërsa nxitjen, inkurajimin dhe ekzekutimin  e këtij skenari, për fatin e keq e bënë Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu. Ka prova të pakontestueshme që e vërtetojnë këtë gjë. Ramiz Alia bëri “pazaret” me Kadri Hazbiun dhe me Feçorr Shehun. Këta dy të fundit e dinin mirë që Enver Hoxha “de facto” nuk ishte më në krye të punëve dhe të udhëheqjes. Ata dinin gjithashtu se sëmundjet që “bluzat e bardha” kishin ngulitur thellë në trupin e tij, bënin që t’i kishte ditët e jetës të numëruara. Sikundër dinin që pas Kongresit të 8-të të Partisë, binomi Ramiz-Nexhmije ishte bërë “superfuqi” dhe rruga e vetme e gjithkujt në raport me ta, ishte bindja pa kushte.

Ramiz Alia i ofroi Kadri Hazbiut postin e Kryeministrit. Ndërsa Feçorr Shehun e garantoi për të qenë Ministër të Brendshëm të përjetshëm, dhe në Kongresin pasardhës të Partisë, edhe anëtar të Byrosë Politike. Kjo gjë bëhej edhe sepse Feçorri ishte mallakastriot, dhe… ikte Mehmeti, por qëndronte në pozita të forta Feçorri. Dhe kështu, edhe mallakastriotët “qetësoheshin”, sepse udhëheqja e lartë nuk kishte asnjë paragjykim me Krahinën e Mallakastrës!

Feçorr Shehu u bë “mblesi” real i fejesës së djalit të ish kryeministrit Mehmet Shehu me Silva Turdiun. Feçorri e njihte shumë mirë Silvën, sepse ajo ishte një nga yjet e Klubit Dinamo të volejbollit, ku Feçorr Shehu ishte ministër i Brendshëm. Feçorri nga ana tjetër ia njihte shumë mirë biografinë nga ana e nënës Silva Turdiut, e cila një dajo, Arshi Pipën e kishte në SHBA, tjetri i dënuar si kriminel lufte.

Djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, Skënderi, ashtu siç e ka përshkruar me objektivitet vet i ati i tij, binte shpejt “si miza në qull” dhe kështu skenari funksionoi dhe fejesa u bë. Kur Mehmet Shehu e mori vesh këtë lidhje, i kërkoi Feçorr Shehut biografinë e Familjes së Silva Turdiut. Feçorr Shehu, me që ishte tashmë “në tavë” dhe vallja duhej hedhur gjer në fund, i çoi me shkrim Mehmet Shehut vetëm biografinë e Familjes së babait të saj, Profesor Turdiut, biografi e cila ishte shumë e mirë.

Enver Hoxha e priti shumë mirë këtë fejesë. Madje i shkoi në shtëpi Mehmetit për vizitë dhe e uroi bashkë me Nexhmijen.

Më vonë, “Kryeskenaristi” Ramiz Alia, si “krejt rastësisht”, e informoi me hollësi Enver Hoxhën. Ai, ndryshe nga sa Feçorr Shehu, i cili i kishte bërë me dije Mehmet Shehut vetëm biografinë e të atit të vajzës, i tha Enver Hoxhës biografinë e nënës së saj, e cila e tronditi shumë Enver Hoxhën. Dhe kështu “loja filloi”!

Enveri hedh nga shkallët ministrin e Brendshëm…

Enver Hoxha, pasi u kthye nga pushimet verore të cilat i kaloi në Pogradec, në muajin shtator 1981 bëri shumë biseda me Mehmet Shehun për këtë çështje dhe diçka jo të pastër në këtë çështje nuhati. Të parin që thirri në Vilën e tij, pas Mehmet Shehut, ishte Feçorr Shehu. Bisedën me të e bënë në këmbë, te shkallët e Vilës. E pyeti Feçorrin për ngjarjen dhe i kërkoi biografinë e Familjes Turdiu. Feçorri bëri të njëjtën gjë, i raportoi Enver Hoxhës vetëm biografinë e Familjes së babait të Silva Turdiut, por jo të nënës së saj. Enver Hoxha u revoltua shumë, pasi kuptoi më tej lojën me pasoja që po luhej. Dhe e humbi çekuilibrin aq shumë, sa me gjithë forcën e tij, e hodhi nga shkallët ministrin e brendshëm Feçorr Shehu. Thuhet, por kërkon konfirmim nga të pranishmit, se Feçorri kur është rrëzuar, ka vrarë keq krahun…

Dikush mund të thotë se Enver Hoxha mund ta ndalte ecurinë e mëtejshëm të këtij skenari. Mirëpo njohësit e vërtetë të atij sistemi, njohësit e vërtetë të Partisë së Punës, të Statutit të saj, të parimeve dhe normave të saj, e dinë mirë që, Statuti ishte “Kushtetuta” e Partisë. Para tij dhe Partisë të gjithë anëtarët ishin të barabartë. Në këto kushte Mehmet Shehu edhe pse ishte Kryeministër, kishte gabuar rëndë “me zbutjen skandaloze të luftës së klasave”, ndaj nuk mund t’i shmangej gjykimit. Aq më tepër kur Ramiz Alia, Lenka Çuko, Simon Stefani, Kadri Hazbiu, Hekuran Isai e ndonjë tjetër, “i mbushnin mendjen” Enver Hoxhës se njerëzit e bazës “përflisnin” këtë ngjarje aspak të hijshme të familjes së kryeministrit!

Nëse do të analizohet çdo pyetje, çdo ndërhyrje dhe çdo diskutim i bërë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë në datën 17 dhjetor 1981, duke lexuar me vëmendje procesverbalin e mbledhjes, del se një lukuni “ujqërish”, me në krye “kryeujkun” Ramiz Alia, të cilit në fakt nuk i shkon ky epitet, pasi një person me zërin femër, veç “ujk” nuk mund të bëhet dot, iu vërsulën Mehmet Shehut për ta ngrënë të gjallë! Ramiz Alia, Lenka Çuko, Simon Stefani, Kadri Hazbiu nuk mund të përmbaheshin! Ata ishin më agresivët në atë mbledhje maratonë që në fakt ishte gjyqi politik kundër Mehmet Shehut. I vetmi që ishte nga më të arsyeshmit, më njerëzorët dhe që jepte të kuptohej hapur se do e mbronte Mehmet Shehun, ishte Enver Hoxha. Këtë gjë e kishte nuhatur menjëherë Mehmet Shehu, ndaj gjatë gjithë mbledhjes së lodhshme, me provokime, cic-mice dhe deri fyerje, të cilat për hir të së vërtetës dilnin jashtë karakterit të durueshmërisë së tij, mbajti një qëndrim model gjakftohtë, të logjikshëm, duke treguar jo vetëm maturi dhe pjekuri në përgjigjet që jepte, por edhe duke e paralizuar egërsinë e “ujqërve”!

Meqenëse skenari nuk po u ecte siç e kishin parashikuar, për shkak se Enver Hoxha e kishte mbledhur mendjen për t’i dhënë Mehmet Shehut vetëm një “vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit”, dyshja Alia-Hazbiu, me ndihmën e Fiqret Shehut, zbatuan Planin “B”!

Mehmet Shehu iku disi i qetë në shtëpi. Ai krijoi bindjen e plotë se shoku më i ngushtë i halleve të mëdha, i punës dhe i luftës, po e mbante. Dy fakte domethënëse e provojnë këtë, e para, sepse i tha Fiqretit se të nesërmen mbledhja e Byrosë Politike do të zgjaste shumë pak, sa të diskutonte Enver Hoxha, dhe pastaj,- i tha Fiqretit,- shkojmë në shtëpinë e Hekuran Isait për ngushëllim, sepse atë ditë i kishte vdekur nëna.

Prova e dytë është se djali, Skënderi, në orën 20.00 të darkës e kishte të fiksuar që marrte në telefon nga Suedia. Meqenëse Mehmet Shehu ende nuk kishte mbërritur në shtëpi, ai i kishte thënë të ëmës që, nëse babi ka nevojë ose dëshirë të flasë me mua kur të mbërrijë në shtëpi, më bëni një zile, se ju marr unë pastaj. Kur erdhi Mehmeti në shtëpi, Fiqreti ia tha këtë gjë.

Mehmeti gjakftohtë i tha që nuk ka asnjë problem se flasim nesër. Nëse Mehmet Shehu kishte bërë plan të vriste veten, do të telefononte menjëherë djalin që të ndahej me të!

Aty rreth orës 21.15 minuta, Kadri Hazbiu shkoi në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe bisedoi gjatë me Fiqret Shehun për ecurinë e mbledhjes dhe kahjen që ajo do të merrte ditën e nesërme. E dezinformoi Fiqretin, duke ia bërë ecurinë e së nesërmes “katastrofë.” Madje i tha edhe një intrigë të gjallë të shpifur, sikur Enver Hoxha e kishte porositur që arrestimin e Mehmet Shehut të nesërmen do ta bënte vetë Kadri Hazbiu! Analizuan shpejt situatën me logjikën “të shpëtojmë” çfarë mund të shpëtojmë. Fiqreti, duke patur përvojën e rasteve të shumta të mënyrës së eliminimit të udhëheqjes së lartë të Partisë para Mehmetit, për të shpëtuar fëmijët, veten dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, e bindur se Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia do t’a ndihmonin, siç i premtuan, e lëshoi veten në dorën e tij…

Mehmeti u vra me dy plumba

Pastaj… kameriere Mimoza i çoi Mehmet Shehut çajin e përgatitur nga “Jagua” dhe aty pa shkuar ora 03.00 e mëngjesit, kur helmi e kishte bërë të vetin, Kadri Hazbiu inskenoi “vetëvrasjen”! Mesa duket, nga emocionet e jashtëzakonshme, në vend të një plumbi, pistoleta i nxori dy, duke lënë kështu në çarçafin me të cilin ishte mbuluar ish kryeministri dy shenja plumbi!

Por…

Pistoleta që u përdor dhe që nxori dy plumba , nuk ishte “Makarovi” i Mehmet Shehut, siç e serviri grupi hetimor i Elham Gjikës. Pistoletën e ish kryeministrit e kishte marrë pak ditë më parë për ta riparuar e pastruar badigardi i dytë i Mehmet Shehut , i quajtur A. Veliaj.

Personi roje, i cili u dislokua atë natë te dera nga brenda e Vilës së Mehmet Shehut që lidhej me tunel me selinë e Komitetit Qendror të Partisë, aty rreth orës 02.30 të natës e hapi atë dhe u fut Kadri Hazbiu. Ai hyri për herë të dytë atë natë në shtëpinë e ish kryeministrit, herën e parë nga dera legale e Vilës, dhe këtë herën e dytë nga tuneli. Më vonë është bërë e ditur se ky punonjës i gardës, i cili bëri roje vetëm natën e mistershme në vilën e Mehmet Shehut, është vrarë! Gjithsesi mund të jetë edhe një “alibi” për t’i humbur gjurmët. Ndërsa kameriere Mimoza pas viteve ‘90 është bërë juriste…!

Këtë akt Enver Hoxha nuk e kuptoi dot kurrë deri në fund të jetës së tij, por “djajtë” i kishin dalë nga shishja dhe ai tashmë nuk kishte më në dorë asgjë për të mbajtur dhe për të korrigjuar. E gjithë “ngrehina” e tij kishte rënë. Radhën tashmë e kishte Ramiz Alia, i cili sajoi dhe i serviri Enver Hoxhës “përrallën” me “Tablon Sinoptike”, duke e nxjerrë Mehmet Shehun “poliagjent”, por që në fakt nuk ua besoi askush, derisa në fund të jetës e tha me gojën e tij se ishte një marrëzi hedhja në treg për “shitje” të  qenurit e Mehmet Shehut “agjent” apo “poliagjent”, pasi as një “blerës” serioz nuk e besoi atëherë këtë gjë, sikurse nuk e besojnë as sot, aq më tepër që dokumentet e shërbimit të fshehtë amerikan të gjithë asaj periudhe kohore dyshuese janë deklasifikuar tashmë dhe asgjë dyshuese nuk ka dhe nuk doli të kishte për figurën e ndritur të Mehmet Shehut …

Pak fjalë si konkluzion

Në mbyllje të kësaj historie që nuk ka mbaruar duhet nënvizuar fakti se dy nga vrasësit e Mehmet Shehut, pra Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu, u pushkatuan pa u mbushur një vit nga eliminimi i Mehmetit. Ishte fundi i pashmangshëm i tyre, pasi në vrasje të kësaj natyre duhen fshehur maksimalisht gjurmët e krimit. Ndërsa, i treti dhe kryesori, Ramiz Alia, vdiq natyralist para pesë vjetësh, por pa e rrëfyer asnjëherë enigmën. Megjithatë, ka ende dëshmitarë që m und ta tregojnë të vërtetën deri në fund. Në këtë 35-vjetor të vdekjes së Mehmet Shehut u dhanë disa fakte të reja, por jo të gjitha…

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Cilët ishin tre vrasësit e Mehmet Shehut dhe çfarë u ndodhi (dhe si e hodhi nga shkallët ministrin e Brendshëm, Enver Hoxha)”

  1. .**** says:

    MOS e ngaterroni me kta politikanet sot ENVERIN , ENVERI nuk ishte alabak si kta , kishte kultur ai nuk te hidhte nga shkallet por po ta beje veten me gjyq dhe fakte ti hidhte çelsat ne det , por nuk kishte kulturen e ktyre rrugaçve te politikes sot , mos i ngatrroni gjerat jeni msuar me kta qe shahen nga grat ne parlament dhe doni te barazoni ate burr shteti me lafarak e legena , ju paska dhem shum sondazhi qe esht ber dhe qe njerzit e rrespektojn ate burr shteti , arsyeja qe e rrespektojn esht se ishte njeri me kultur i ndershem dhe korrekt gjithmon ne mardhenie me koleget dhe popullin , atdhetar i flakt dhe shum i pa meshirshem me antishqiptaret , tradhtaret , hajdutet mashtrusit dhe maskarenjt me shkelsit e ligjit qe sot mbrohen me imunitetin e deputetit e te politikes , sot jan pikerisht kjo seri njerzish qe e urrejn dhe e kan frik figuren e ENVERIT , normal nuk e pranojn dot gjyqtaret vetingun se esht gijotina e tyre , e njejta gje dhe me llumin e kombit ne kur vjen puna per ate burr shteti qe e duan njerzit e rregullt qe duan shtet drejtesi dhe qe kan dashuri per atdheun e tyre.

    1. Tarasi says:

      **** mos u dhjaks,asgje s’ke humbur,politikanet e sotem pjelle e ati sistemi jane, ish blloku i Enverit tend te shtrenjte.
      Ate qe meritove ate ke marre

      1. Edkari says:

        ne 81 enveri ishte nje i pjerdhur,ishte nje kufome qe ecte e nuk kishte takat me hedhur njeri nga shkallet.
        artikullshkruesi nje llafazan i neveritshem

    2. Arben says:

      KA QENE ME HUMOR TE MIRE ATE DITE QE VETEM E KA HEDHUR NGA SHKALLET.

      NORMALISHT I HIPTE NE TARRACE TE KATIT TE 5-TE DHE I HIDHTE QE ATJE.

  2. preshevali says:

    Kjo eshtë shumë pak per gjithë ato krime qe ka berë.
    Nuk thotë populli kot: “kadal beg se ka hendekë”

  3. piku says:

    simbas historise se me siperme, kadri hazbiu dhe feçorr shehu Nuk e treguan shokun e tyre Ramiz, por preferuan te sakrifikohen ne heshtje per ate?

  4. vedeta says:

    Te mos dallosh te mirin nga i ligu esht defiçenc e madhe per nje njeri , ky vrau tradhtaret dhe spiunet shqiptar qe punonin kunder SHQIPRIS dhe SHQIPTARVE , vrau ate qe kishin vrar dhe futi ne burg pikerishta kta mashtrus e hajdut qe kan 25 vjet qe e bejn me vujt ket popull , o preshevali shiko punet e kosoves mos fol per njerez qe nuk i njef leri SHQIPTARET e SHQIPRIS te japin mendim per kte burr shteti , he te lutem , se gabon kur flet per nje te panjohur.

  5. Epirjoni says:

    Ikja e Kinezeve nga shqiperia dhe elaminimi i Hysni Kapos shenoi mbarimin e luftes se ftohte, palet , perendimi dhe lindja rane dakort per eleminimin fizik te aktorve kryesor ne shtetet perkatese. Shqiperia ishte besnike e Sovjetikeve, dhe si rrjedhoje elita ne krye te vendit ishte thjeshte agjenture e KGB-se, e tere Shqiperia ishte nje zagar i mbyllur ne kafaz per interesat Sllave. Eleminimet politike ne shqiperi jane miratuar nga KGB-ja dhe kaq.
    Boll me perralla, jemi populli me apolitik ne bote, pra dhe jo patriote! E nga qe nuk jemi patriote dhe mundojme njeritjetrin, na mashtrojne dhe poshterojne te huajt, ndaj dhe meritojme mjerimin.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ja edhe nje perralle tjeter qe verteton se ne krye te shqiptareve gjithmone kane qene plehrat, pisat, jagot, beqiret dhe nje beqir iken e nje beqir vjen e shqiptaret gjithmone therrasin rrofte Partia me Beqirin e rradhes ne krye.

  7. majlinda says:

    Kjo history sipas versionit te Idajet Beqirit, si skenar per filma hollywoody, por sa qendrojne keto ? kur nuk treguan Fecorri dhe Kadri Hazbiu gjate gjykimit, mund te qendroj ky skenar ? Sa per fecorr shehun dihej ne ate kohe qe ishte njeri i lig feminist, dhe mund te prisje nga ai cdo gje, dhe mund te kete bashkepunuar me Ramiz aline ( ramiz alia nje anti shqiptare si berisha sot )m por sa per Kadri Hazbiun as qe behet fjale, kush e ka njohur ate njeri do te thote te kunderten, kurre nuk mund te bente nje pabesi dhe aq me teper vrasje, keto jane idera ne koken e turbullt te Beqirit qe po mundohet te mbaj larte figuren e enverit, Kadri Hazbiu e hengri se ishte njeri parimor, dhe ndryshe nga persona e permendur ketu, ate e zuri vala si dhe te tjeret dhe iku,
    ky Idajeti po na tregon nje version te rri te pa degjuar me pare, por ky rrinte te vrima e celesit apo ka pergjues ?

  8. Kellira says:

    “Figuren e ndritur” e vetvrane me metodat e tija.

  9. stefan says:

    Po ky dereziu, shikon enderra dhe na i paraqet per skenare! Ekspertiza mjeko-ligjore e Mehmet Shehut ka qene mese e sakte! Prof Elhami eshte gjalle dhe e ka konfirmuar mese nje here kete fakt! E gjithe sjellja dhe karakteri i tioj si dhe ngjarjet e ndodhura ate nate e vertetojne vetvrasjen. Beqiri thote se fjualen “tash” (tashti, tani) qe Mehmeti shkruan ne leter, e perdor vetem veriu!!! Po e Enveri qe e perdorte ore e çast, nga veriu ishte? Mehmeti e perdor ate fjale po ashtu shume shpesh. Degjoni fjalimin ne parlament me rastin e denoncimit te Traktatit te Varshaves per tu bindur! Ne kete menyre mund te hidhen poshte edhe “argumentet” e tjere te “skenareve” te Beqirit!

  10. sofia says:

    Ato qe thote avokati Idajet Beqiri nuk jane te gjitha te verteta. Jam dakort me ditet e kongresit qe jane zhvilluar ne ate menyre, por per vdekjen e Mehmet Shehut ne gjykimin tim, sipas te dhenave dhe njohjes time eshte vetem nje variant qe nuk e ndryshon dot. Kush ishte Mehmet shehu: ishte njeri i zgjuar, i pergatitur edhe ushtarakisht, trim, poliglot, erudit dhe i paperkulshem. Kjo e bente qe te mos pranonte mbi veten e tij asnje njeri tjeter dhe kishte nje te drejte ne karakterin e ballkanasit apo shqiptarit. Problemi qe ju krijua me vajzen e Turdiut, nuk e di ne se ja krijuan apo e beri djali i tij, ishte nje probleme qe e thyente perfundimisht si komunist i betuar dhe nuk mund ti bente dot balle, kur ai trumbetonte luften e klasave ndersa vete nuk e zbatonte. Kjo ishte dhe mbeti enigma dhe dobesia qe e perkuli deri ne mohimin e jetes. A mund te pranonte Mehmet Shehu qe ta kritikonte Lenka Cuko ne mbledhjen e byrose? Kurre. Krenaria qe kishte per ato atribute te tij te merituara e detyroi Mehmet Shehun qe te vetelargohej nga jeta dhe te mos u perulesh si qeraman disa antareve te byrose qe ishin medioker. Mehme Shehu vrau veten dhe nuk ka asnje argument tjeter. Kushdo qe perpelitet sot me historira dhe trillime, e ben vetem per ekonomi tregu bashke me politiken e tregut te sotem. Perveç brutalitetit te tij ne aparence, une simpatizoj dhe sot figuren e tij te kompletuar prej shtetari atdhetar e kompetent.

  11. Skrapali 100% says:

    E mendoja per idiot kete Idajet Beqirin, por gjer ne kete shkalle kurre nuk ma merrte mendja.Te vetmet fjale te sinqerta qe mund te kete nxjerre nga goja e tij gjate gjithe jetes Ramiz Alia jane perafersisht keto: Ne duhet te falenderojme nga zemra shokun e lavdishem Enver Hosha per ate te mire te madhe qe na beri, duke na e lene Partine te paster si kristali nga armiqte me te eger te saj…. Dhe ky hajvan, ka kurajo dhe shmang Enver Hoxhen nga kjo ndodhi ne perrallen e mesiperme qe na tregon. U dhjefasha mu ne historine qe doni te beni ju mbeturinat komuniste. Nese tani rrojme ne demokraci, mos hani mut dhe lerini historianet ta shkruajne historine.

  12. Malo says:

    Per mua keto qe thote autori jane mashtrime te fabrikuara. Qellimi eshte gjetke. Ajo qe Ramiz Alia si verior duhet te dale intrigant dhe i pabese, kjo sipas beqireve te pabese e shpifes. Pas Enver Hoxhes ne ate sistem diktatorial nuk kishte njeri me politikan e filozof se Ramiz Alia. Mehmet Shehu e Hysni Kapo ishin analfabet para Ramizit. Vajmedet halli te binte vendi ne dore te Hysniut apo te Mehmetit qe Shqiperia do te qe bere si Alepo. Ramiz Alia e provoj veten ne kthesen e madhe historike ne vitet 1989-1992, qe hapi rrugen e demokracise dhe shpetoj vendin nga gjakderdhja. Leri perqarjet o Idajet , mos prano me te te ndersejne e te perdorin.

  13. Mallakastra says:

    Idajet Beqiri eshte kryekeput mashtrues. Kerkon qe duke vlersuar ne kete menyre figuren e Mehmet Shehut te krijoj te Mallakastriotet qe per Mehmet Shehun ka shume perkrahes kredo politike. Idajeti ka qene eshte dhe do te vdes nje mashtrues ordiner.

  14. Leone-53 says:

    Nuk kam dyshim si shqiptar i mbi 60-tave sepse e kemi jetuar kohen FERR te komunizmit (sdua te them se keta te tanishmit jan me te mire bile per kohen qe jetojme jane me te keq ndoshta se Enveri) dhe them se shumica e atyre qe ishin ne krye te vendit ishin BIR BUSHTRASH dhe per pasoj, sic dihet, bushtra i ha bijt e saj.
    Idajet Beqiri eshte nga me te privilegjuarit e atij regjimi sepse e ka nisur nga sekretar i Rinis Patos (zone NAFTE me rendesi te vecante per vendin) e deri ne sferat e larta per kete ai edhe nuk iu “shqit” rruges komuniste.
    Duke qene dhe nga Mallakastra eshte normale qe do ta mbroj Mehmetin por duhet te dije dhe shprehjen e BUSHTRES qe citova me larte pra qe perfundimi ishte i njejte per te gjithe ata.

  15. Kryqi says:

    Be-qirat duan te thone se s’kishte gisht Enveri (i gjthe ky artikull atje synon)
    Sa percolli Mullai Hoxha,s’kane te numuruar,Memetin nuk mundte ta linte gjalle vetem me Nexhmien mbasi panteres i rrezikohej
    pushteti.Prandaj zgjodhi si zvendes,peshe puplen,putaneshen Ramiz .Per sa kohe qe jetoj ajo monster paranojake,perpiu gjithe
    “shoket e partise”,armiq multi agjente qe kerkonin te eleminonin sekretarin e pare (Ti merrnin kolltukun)
    Ditet me te shenuara per tu tallur me ate diktature ishin ditet kur Dulla bente ndonje kurban brenda bllokut.Te nesermen
    na thoshte; “armikun” e zbuloj partia.

  16. Baca-Bajram says:

    Mutra ishin te ter por Kulmi i genjeshtrave dhe pallavrave arrin kur ky trapi shkruan qe Fiqireti i hyri kesaj loje per te mbrojtur femijet. Sa do e poshter te ket qene, s’ka bythe te rri qe ajo do binte dakort dhe do bashkpunonte me Ramizin, Kadriun e Fecon per te hequr qafe burrin e saj, qe kishin mbi 40 vjet bashk…!???? Po ashtu po te ishin zbrazur 2 plumba, sa do qe t’a mbulonin ne ate kohe, sot do kishte dal ndonje nga ata qe ben ekspertizen dhe do e xirrte te verteten. C’i botoni keto plehra per te mbushur faqet e per te shitur gazetat.

  17. Arben says:

    TE LUMTE IDAJET.

    TI, NDOSHTA E BEN PER RESPEKTIN QE KE PER MEHMET SHEHUN, POR, LE TE HAPIN SYTE POPULLI TRIM DHE HEROIK, SE CFARE KRIMINELASH NA KANE QEVERRISUR PER 50 VITE.

    URDHERIN PER KETO EKZEKUTIME E KA DHENE MOSKA, E CILA KA MIRATUAR PROPOZIMIN E BEOGRADIT, I CILI PAS VDEKJES E TITOS RA NE DUART E SERBEVE.

    SERBET, AS NUK MUND TE PRANONIN QE REPUBLIKA E 7-TE DE FAKTO E JUGOSLLAVISE, TE KISHTE NE KRYE NJEREZ QENDRESTARE E KEMBENGULES SI MEHMET SHEHU, APO EDHE ENVER HOXHA.

    RAMIZ ALIGOVIC, ISHTE OK PER TA. NUK NXJERR MIZEN NGA QULLI PER TE MIREN E KETIJ POPULLI, POR DINAK DHE VRASES I PASHPIRT PER TE ARRITUR NE PUSHTET (NE FAKT, KETE CILESI E KISHIN TE GJITHE NE ATE KASTE KRIMINALE)

    RROFTE POPULLI SHQIPTAR, TRIM DHE HEROIK.

  18. Mentari says:

    Idajey Beqiri;Pjirth e pjirth me fantazira se te ka ardhur dita qe te lesh pa gjume Mallakastren Injorante.Ore Enver Hoxha ishte Kriminel me damke dhe bashkepunetori i tij ne ato krime ishte pa asnje dyshim Mehemt Shehu por ne ndodhine e vetvrasjes se Mehmetit Enver Krimineli vetm atehere tregoj te verteten dhe ate te vertet e tregoj sepse ai e dinte shum mire se genjeshtra do te dilte si atehere por edhe mbas vdekjes se tij prandaj Historia e vetvrasjes se Mehme Shehut eshte pa asnje diskutim dhe asnje Iluzion shpjegimi qe i dha vet Enver Hoxha dhe Ekspertiza ne raportime,lajme dhe njoftime te mbrendshme te parties ne ate kohe.Tani qe ishte apo nuk ishte bashkepunetor me te huajt Mehmet shehu qe te bente grusht shteti kete e vertetoj koha se ai Shehu nuk kishte bashkepunim me te huajt por kishte bashkepunim me te tijet per grusht shteti (Fecorr Sheun,Llambi Pecinin etj.,ndoshta edhe me Gjarperin Kadri Hazbiun sepse Mehmet Krimineli po e shikonte dhe kalkulonte se kur vdiq Hysni Kapo ai kerkoi te behej Sekretar I Komitetit Qendror qe ta e kishte me te lehete e me te sigurt marrjen e karrikes se Sekretarit te Pare te PPSH sesa te ishte kryeminister por ate nuk ja pranoj vet Enver Hoxha dhe ai Mehmeti nuk kishte me durim qe Ramiz Alia te behej Sekretar i Pare dhe ai Shehu u hodh ne Efensive por deshtoi me turp.Te tjerat jane Lloqet e nje fshati Injorant qe quhet Mallakaster dhe akoma edhe sot qe vet djemt e Mehmet kriminelit e vertetojne se babai i tyre vrau vehten sepse ata ishin ne shtepi kur ai vrau Vehten.Po ku ke dale kaq i “zgjuar” O Beqiri,po ik ore njeri me inteligjence Inferiore qe po na shpik konspiracite e vrasjes me Dy Plumba ,Kadri Hazbiun snajper si Xhevdet Mustafa etj.Aman ore po e ngope ate Fshatin e Mallakastres me Makjavelizma idiotesh.Nuk diskutohet qe Ramiz Alia e shfrytezoj ate mbledhjen e Shehut ne interesin e tij por si ai te gjith ata minstra qe ishin anetar te byrose Politike qe ishin nen Shehun dhe kishin zenka e kontradikta e shfrytezuan ate mbledhje qe ta e groposnin ate Shehun dhe ashtu vepruan por Alia nuk ishte nga ata njerez Makjeveliste sic ishin ata te Jugut sepse Gegeria nuk e kishte dhe e ka akoma ate culture qe kane Laberia apo Toskeria.Shko e na gjej ate fishekun e dyte qe vrau Shehun se ate nuk po e gjejne ne Mallakaster,

  19. Petrol says:

    Nga menyra hipokrite e qesharake se si trajtohet kjo ngjarje tragjike, shume e rendesishme ne kthesat historike te vendit tim (u vra kryeministri me jetegjate dhe me i zoti, ne nje moment thelbesor per fatin e Kosoves dhe kombit shqiptar) mendja me thote qe nuk do ia vlente barra qerane ta diskutoja ne nje mjedis ku nuk sundon aresyeja e faktet por paragjykimi dhe mashtrimi. Por… per hir te zbardhjes se te vertetes, po e shpreh mendimin tim modest. 1.Ne prag te mbarimit te L.II B ne Shqiperi vershuan shefat e agjenturave per te peshkuar e peshuar drejtuesit e ardhshem te vendit, te cilet e vleresuan M.Shehun si personin me me kapacitet nder te tjeret qe kishte shume shance te drejtonte ne te ardhmen. Por shefi i nje zbulimit raportoi se ai nuk qe i preferuar per ata (edhe se kishte vuajtur ne kampet e perqendrimit te atij vendi, pas luftes se Spanjes)
    2. Vitet rrodhen dhe dy te fejuarave te djemve te M.SH. iu lidhen fijet e njohjes me zyrtare te ambasades se atij vendit …madje njeri u be edhe shkes…teme e preferuar kritikash shqetesuese nga udheheqesi vigjilent…
    3. Kur kerciti dueli mes Ballukut dhe Dumes ( ne fakt prove force mes kokes dhe dy kraheve) , koka e sakrifikoi ministrin e tij besnike qe te masakronte me pas gjithe garden kundershtare dhe vijoi efektin domino (shikoni me vemendje ate foton e 1 majit, mendoni vitin, pamjen e kokes dhe dy kraheve dhe qetesine e trashegimtarit) dhe vetekuptohen ngjarjet vijuese… 4. Kur u sakrifikua Beqiri e gjeneralet u trondit ushtria, kur u palos Hysniu, u hallakat ekuilibri i forcave dhe filloi tatepjeta e dores se djathte. 5. Kush e njeh historine e di se ne diktature ka vetem 1, te tjeret jane bashkesi 00000, qe sillen rreth vorbulles, kur i perkrah 1 bejne hajer, perndryshe fundosen. 6.Kreu shqiptar ishte kryemjeshter qe dinte si ta vertiste kulacin dhe kerbacin. Mbajti per krah te djathte nje ushtarak, drejtues idealist, kokekrisur, qe ndonese e urrente, ia kishte friken dhe nuk ia kisht besen kokes, prap mendonte se kurdohere qe i vlefshem dhe e kontrollonte situaten tok me doren e majte … Kur u pre dora e majte , u duk qarte edhe fundi i dores se djathte, Kush nuk e dallon vijimin e simfonise me dirigjent koken, menjanimin e d.djathte nga sekretariati i KQ, largimin si minister i mbrojtjes, pergjimin ne cdo hap, etj. Pse Ramizi mund t’i bente keto hapa pa perkrahjen e kokes. Pastaj plasi ne Kosove dhe dores se djathte ia kerceu damari i kobures dhe kujtoi se kishin bere nje strategji, por koka tha se ishte lagur baruti, por kur te thahet, do te dale i pari malit… Qe te dale e verteta e ketij krimi shteteror qe lidh shume fije te tjera deri ne diten e sotme, mjafton vetem nje prove burrerie. te gjendet ajo dreq leter, origjinali por jo kopjet e bakallit, dhe t’i analizohet kaligrafia dhe struktura gjuhesore. Edhe te pyetet se mos ka mbetur gjalle ndonje nga ata mjeshtrat e kaligrafise te zyres tek ish biblioteka e vjeter ne Rrugen e Elbasanit. Kurse per menyren si u pre dora e djathte ka mundesi te pyesni ate ish/fermieren e gotes se cajit, e cila nuk u muar ne pyetje nga grupi hetimor, por direkt e degdisen per pushime ne Zelanden e Re.

  20. Vunoi says:

    Nga keto lloj artikujsh dhe komentesh,Nexhmie Hoxha tallet, shkriet gazit,strumullari i ligesise dhe intriges
    valletarja e kufomave me thike te pergjakur

  21. Koco says:

    Shkrim plotesisht i besueshem : ” Ne qofte se do te dish shkakun e vertete te cdo krimi , shiko dhe do te gjesh me pa tjeter doren e nje Gruaje ” ?!

  22. Padrino says:

    Jane te besushme keto qe shkruan, Idajet Beqiri . Ramizi, dhe Merimanga e Zeze Nexhi , i hengren me radhe , duke eliminuar, njeri, pas tjetrit, duke filluar me grupin, GJeneralve , e me Hysniun, Mehmetin , per tè mbyllur me, fecorin, e Kadriun. keshtu ju hap ruga, serbo boshnjakut, alija per te dale ne krye te PPSHse, dhe per ta shkateruar , Shqiperine sic, shkateroi,dhe na solli sali berishovicin, tos vllaogrekun qe ka 27vjet, qe e kane bere Shqiperine , placke tregu.

  23. Trimi says:

    Hhhhhhaaaaaa Enveri na qenkesh leshko e Ramiz i zgjuar trim per tja hedh Enverit….hhhhaaaaa hhhaaaaa.Nuk levizte miza spipetinte asgje PA DIJENIN DHE URDHERIN E DIKTATORIT TIRANIT KANIBALI HOXHA….keshtu qe keto pralla mun ti haje brezi i sotem por jo ne qe i jeuam ne te vertet hhhhhaaa. Hhhhaaa hhhhhaa

  24. Shemia says:

    Mehmet Shehu ishte vetem nje ne vargun e vrasjeve te njerezve me te afruar ndaj nverit me marifete nga me te ndryshme spiunazhi brenda Udheheqjes per ruajtjen e exhmijes dhe bashkeshortit te saj me tipare artisti skenik. Pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *