Debati/ Basha i vë kushte gazetarit: Largoni Dakon nga emisioni, ose iki unë. Suksese në jetë…

bashaKreu i PD-­së, Lulzim Basha ishte i ftuar sot në emisionin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit” në “News24”. Ai u pyet fillimisht për padinë që ka ngritur ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me rekomandimin e tij në gjykatë për lirimin e Lul Berishës.

Mirëpo, ndërkohë që Rakipi kishte në linjë edhe Vangjush Dakon, Basha ka refuzuar debatin me të. Ai ka thënë se nëse Dako fliste në emision, ai do të largohej.

Pas debateve disaminutëshe me drejtuesin e emisionit, u vendos që Dako mos të fliste në emision.

Madje, në linjë direkte, Basha i ka thënë Dakos: Suksese në jetë.

DEBATI

Rakipi: Dako kërkon të hyjë në linjë në studio.

Basha: Merre në emision dhe të flas.

Rakipi: Ai kërkon të hy në linjë. Nuk është kriminel.

Basha: Ia kam thënë ballas; ti je kryekrimineli i Durrësit. Si trembem një kryebanditi si Dako.

Rakipi: Ai është njeri i rëndësishëm në PS.

Basha: Sill Ramën më mirë këtu të bëj debat.

Rakipi: Është një njeri i rëndësishëm në PS.

Basha: Atëherë vazhdo emisionin më Dakon. S’duhet të më kishe thirrur mua.

Rakipi: Ju jeni kreu i PD. Por nuk jeni Zeusi.

Basha: Nuk e përcakton ti se kush është raundi i Dakos. Ose ti merr vendimin tënd dhe unë timin.

Rakipi: Jo mo ska gjë, se ti do jesh i ftuari i emisionit.

Basha: Vazhdo emisionin.

Rakipi: Do ishte korrekte nga ana juaj që për atë që akuzoni ta lini të fliste se e keni akuzuar që është kryebanditi i Durrësit.

Basha: Thirreni këtu më mirë. Se kam problem ynë të përballem me një model të krimit, por nuk të takon ty që të bësh këtë gjë. Nuk ke thirrur Berishën, por pengun e Lul Berishës.

Rakipi: Asi nuk vjen në studio, si ty është.

Basha: Unë vij në studio.

Rakipi: Ja do e shohim nëse do vish kur të zgjidhesh.

Basha: (Qesh) Do vi. Do e provosh.

Rakipi: Z.Dako me vjen keq, por nuk mund ta vazhdojmë lidhjen direkte me ju!

Basha: Suksese në jetë!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...