Lirimi i Lulzim Berishës nga gjykata, Basha: Rama të shkarkojë urgjentisht Vangjush Dakon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaNisur nga lajmet se, ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është liruar edhe me garanci të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Në një deklaratë për mediat, ku të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Basha ka theksuar se Dako duhet të bëhet subjekt i një hetimi penal nga prokuroria.

Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në respekt të Kushtetutës. Gjithashtu, i kërkojmë prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin penal ndaj Vangjush Dakos”, ka deklaruar Basha.

Kreu i opozitës ka nënvizuar se, shoqëritë ku dominon krimi janë shoqëritë ku njerëzit vuajnë dhe kërkojnë rrugën e emigrimit, sikurse po ndodh sot në Shqipëri.

“Njerëzit dhe organizatat kriminale përbëjnë sot një nga shtyllat kryesore ku mbahet qeveria e Edi Ramës. Përditë e më shumë bëhet e qartë se Edi Rama ka humbur kontrollin e institucioneve dhe është bërë vegël e grupeve kriminale. Rama e përdori krimin për të ardhur në pushtet dhe krimi sot po e përdor Ramën për të fuqizuar pushtetin e tij. Të dyja palët funksionojnë në një simbiozë perfekte”, ka vijuar Basha.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë gjithë presionin e mundshëm ndaj kryeministrit Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Lirimi i Lulzim Berishës nga gjykata, Basha: Rama të shkarkojë urgjentisht Vangjush Dakon”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Foto klasike.. Ke ndonje koment per gjykatesin qe e liroj o Lulash?!?!

  2. Dori says:

    Po pse Dako o qen e liroi horrin apo gjykatat e tua? Zagar i ndyre,kapesh pas hicit,per te shpetuar bythen qe po te dridhet.

  3. Tirona says:

    ……. nese Dako ka deklaruar se do te punesoj nje vrasesh ne dikasterin shteteror , ai vetem per kete fjale goje te leshuar prej tij duhet te japi doreheqjen, arsyja e pare pse duhet te japi doreheqjen eshte se si kryetar bashkie ai eshte zgjedhur edhe me voten e familjareve te viktimave te shkaktuar nga ky vrasesh qe don te punesoj dhe e dyte arsye qe duhet te japi doreheqjen eshte se nuk mund te bashkepunojn ne administraten shteterore vraseshit me pjestaret e viktimave qe ka shkaktuar ky vrasesh, sa per kryeministrin Rama ai po pret se si do reagoj Dako dhe shpresojm se Rama nuk do veproj sic veproj ishkryeministri qe nuk mori masa per vartesit e tij qe abuzhuan dhe shkelen ligjin, jo vetem qe nuk I kerkoj atyre te dorehiqen por I ngriti ne detyra shteterore me te larta……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *