Rikonfirmohet mazhoranca, Kuvendi miraton me 80 vota pro Buxhetin 2017. Rriten 10% pagat e pensionet

15 Dhjetor 2016, 22:59Politika TEMA

Pas diskutimeve dhe miratimit në parim dy javë më parë, Kuvendi ka miratuar seancën e kësaj të enjte nen për nen, me 80 vota, buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në buxhet është parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i 2017­ës. Ligji më i rëndësishëm i kësaj seance është votuar vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Ky buxhet parashikon rritje të pagave dhe pensioneve duke nisur nga 1 marsi i 2017­ës. Ndërsa rritja ekonomike pritet të kapë shifrën 3.5%. Në total Buxheti për vitin 2017 është 436 miliardë lekë. Qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e pritshëm të këtij viti.

Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë. Ndërsa nga TVSH dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar sëbashku është parashikuar rritje me 16. 2 përqind. Shpenzimet buxhetore për vitin 2017 janë parashikuar në vlerën 467. 2 miliardë lekë.

Një lajm i mirë është ai për buxhetorët. Kështu, prej 1 marsit të 2017­ës, falë një fondi prej 100 milionë dollarë të hequra menjanë nga buxheti, do të rriten pagat dhe pensionet deri në 10%. Rritja e pagave do të përfshijë disa kategori si mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët apo dhe punonjësit e administratës. Deri në 10% rritje në pensionin e tyre do të përfitojnë edhe të gjithë pensionistët.

5 komente në “Rikonfirmohet mazhoranca, Kuvendi miraton me 80 vota pro Buxhetin 2017. Rriten 10% pagat e pensionet”

  1. xhulio says:

    po i shket bytha nga kolltuku.Hahaha Therrime per popullin, per vete kuptohet.

    1. lori says:

      suksese pavaresisht gojeve te liga meritoni pergezime per rritjen e pagave dhe te pensioneve

    2. meri says:

      kjo eshte rritje pak a shume i prek te gjitha profesionet duke ja shperblyer dhe vleresuar punen e mundin menyre shume e mire per t’i inkurajuar edhe me teper punojnesit e administrates publike per nje performance edhe me te larte

  2. xhulio says:

    po u shket bytha nga kolltuku.Hahaha Therrime per popullin, per vete kuptohet.

  3. tomorr says:

    Buxheti ma i mire i tgjitha kohnave. Perfshin gjithcka per financimin e veprave te nisuar dhe le ven per ato te reja, ankesat jan ete kota sa me be zhurme, ato qe mbajne mend e din shume mire qe ne kohen e ish- qeveris tjeter . kishte nje mal me taksa qe rendonin ne xhepat e qytetareve ene rritja ish qesharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje