Sherr për parkimin me pagesë në Vlorë, gjakoset punonjës i firmës koncesionare

15 Dhjetor 2016, 13:22Kronika TEMA

Tre persona janë plagosur pas një konflikti me një qytetar për parkimin në Vlorë. Të plagosurit janë punonjës të shoqërisë “Tis-Park” që ka koncesionin e parkingjeve në rrugët e qytetit. Konflikti ndodhi rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë.

1- E.A., 44 vjeç,

2- F.V., 50 vjeç,

3- Ç.V., 45 vjeç

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale H.D., 34 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit të plagosjes.

3 komente në “Sherr për parkimin me pagesë në Vlorë, gjakoset punonjës i firmës koncesionare”

  1. mirel says:

    Bjeruni plerave. E bene koncesion dhe ajrin dhe ujin dhe token.
    Nuk ngelen me forma te ndyra per te rrjepur kete popull.
    Edi Ramuti ja ide gjeniale per te vjedhur. Jane ide bashkekohore dhe moderne. Perendimore i quan Ramuti. Po vjedhim ama, nuk e le xhepin bosh hajduti jo…do gjej forma dhe menyra qe tju bejne te lumtur kur tju marrin leket. Instalojne 5 poca elektrike dhe te rrjepin xhepin.

  2. Niku says:

    Bravooo ta kish vrare do kish bere mire se jane ber si grup i gatshem ca vk

  3. populli says:

    Ne radhe te pare eshte nje koncesion i jashteligjshem, korruptiv dhe abuziv nga Bashkia e Vlores me pronen publike. Po mire ju a bejne Vlonjateve, se jane dele te bindura qe shesin pordhe kot. E kane me Saliun, nderkohe qe Rilindja u a ka futur deri ne gryke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje