Shifrat e çmendura: Barça i ofron Messit 35 milionë euro në vit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mesiBarcelona dëshiron me çdo kusht qëndrimin e Lionel Messit në skuadër deri në fund të karrierës së tij.

Ai që e deklaroi këtë është vetë presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, ndërkohë që priten bisedimet me babain e futbollistit për rinovimin e kontratës përtej vitit 2018. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, synimi i drejtuesve të Barcelonës është të përgatisin një kontratë për argjentinasin që parashikon një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon, shifër kjo shumë më e lartë nga ajo që 29-vjeçari përfiton me kontratën aktuale, 20 milionë euro në sezon dhe që e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

Ajo që të bën përshtypje është se shifra prej 35 milionësh që Barcelona kërkon t’i ofrojë Messit është e njëjtë me atë që përfiton Neymar me kontratën e tij të re me klubin katalanas. Kjo do të thotë se kampionët e Spanjës do të nxjerrin nga arkat e tyre vetëm për Messin e Neymarin plot 140 milionë euro bruto, ndërkohë që arkëtimet e klubit kapin shifrën e 695 milionë eurove.

Mësohet se çështja e rinovimit të kontratës së Messit do të marrë formën e dëshiruar nga Barcelona vetëm javët e ardhshme, ndoshta pas periudhës së Krishtlindjeve. Argjentinasi e di shumë mirë se nëse ai nuk do të qëndrojë te katalanasit, klube të tjerë janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar shërbimin e tij, diçka që duket se nuk është shumë e rëndësishme për të, pasi ai ndihet shumë mirë te Barcelona.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *