Shpartallimi i PD-së nga veriu në jug: Një analizë “tronditëse” mbi gjendjen e opozitës, 6 muaj para zgjedhjeve

bashaForca më e madhe politike në vend 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve ende nuk ka gati strukturat e saj në bazë. Nga jugu në veri, ka përplasje të brendshme, konflikte, përçarje por edhe një ç’organizim të organizuar.

Përgjegjësit mund të jenë disa, që nga baza deri tek veprimet e Lulzim Bashës, por kjo ka pak rëndësi, faktet janë fakte. Situata duket alarmante dhe askush nuk po reagon që ta përmirësoje për të pasur një makine elektorale fituese.

Në qarkun Vlorë së fundi në Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Hiramrë po behen zgjedhjet. Himara ka tani një kryetar më 27% të votave të delegatëve të PD. Pra 1/3 e përqindjes që ka PD në këtë bashki. Në Selenicë, përçarje dhe heqje emrash, në Bashkinë Vlorë pas dy rioganizimeve nga Enkelejd Alibeaj dhe Arben Ristani, vjen “puna” e Flamur Nokës. Dega e Vlorës po katandis gjysma e asaj që ka qenë në ditën më të zezë. Duke llogaritur edhe kalimin e çamëve me PS, rezultati ka shumë gjata të jetë si në 2013 pse jo dhe më i dobët.

Në qarkun Gjirokastër ka përplasje të forta në kryesi, për shume kohë gjysma e kryesisë ka bojkotuar mbledhjet. Roland Bejko kreu i degës është rikthyer në detyrë në opozitë, por Gjirokastra duket ende tokë pa prodhim për demokratët. Lazarati nuk mjafton. Në këtë qark ku përfshihet edhe Tepelena dhe Përmeti, PD ka probleme të forta organizimi. Përtej përplasjeve të grupeve të brendshme problem janë edhe vetë këto zona me profil të majtë politik.

Berat, PD po mbyll një proces riorganizimi. Një degë ku PD ka humbje sistematike. Edhe ky qark ku përfshihet Skrapari dhe Ura Vajgurore janë zona ku PD shkon jo me shumë se 30%. Probleme në degën kryesore, por edhe në ato më të vogla. Genc Pollo ka lënë pas një tokë të djegur. Me heqjen e një mandati për PD behët edhe më e vështirë.

Fier, PD duket si një bakllava e ndarë në thela. Votat e çamëve pritet të jenë vendimtare, kalimi i tyre majtas, me një degë ku PD nuk merr dot 25% të votave politike, debate, përjashtime e konflikte të brendshme fushata dhe rezultati ne përfundim duken të frikshme.

Durrës prej muajsh e muajsh PD nuk ekziston. Shkarkohet kryetari, ndahet dega, tani ska as zgjedhje. Ribashkohet dega emërohet kryetar i ri, pa kryesi. 3 apo më shumë klane që përplasen. PD në Durrës është në ditën e saj më të zezë.

Në Elbasan, dega ka një kryetar që e ka pasur deputet, por edhe drejtues në opozitë. Në zgjedhjet e fundit rezultati ishte më shumë se i turpshëm. Po të kemi parasysh votat e PDIU dhe peshën në Peqin, PD rrezikon jo pak. Kjo sepse PD ka aleatë të dobët kurse LSI dhe PDIU do përplasen duke mbudhur thesin me vota. Opozita ne Elbasan, Peqin, Librazhd e Prenjas ka struktura mjaft të dobta, jo me probleme publik sa në shumë degë të tjera por organizimi i saj sidomos në Elbasan është mjaft i dobët.

Në qarkun Korçë, dega më e madhe ajo e bashkisë me të njëjtin emër është problemi kryesor. Dega është thuajse e shpartalluar. Një kryetar dhe një kryesi inekzistente. Totalisht në gjumë pa asnjë aktivcitet politik. Gjysma e strukturave në bazë nuk funksionojnë, shumica e drejtuesve janë për “turizëm” politik. Vetë kryetari ka pasur akuza të forta për korrupsion. Në zgjedhjet e fundit lokale PD pati përfaqësimin më të ulët historik. PD aktualisht drejtohet nga një ish-kryetar i PDR. Ndërhyrjet e Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit e kanë përçarë më tej. Atje ekzistojnë të paktën tre klane, më i dobti është ai i kreut të degës, organizimi nuk ekziston në degë. Korça mund të jetë shembulli më i mirë sesi një degë e PD mund të shpartallohet pa zhurmë, mjafton të zgjedhësh kryetar “vëllain” e Niko Peleshit në krye të degës.

Devoll ka probleme të forta drejtues grupseksionesh dhe seksionesh kanë ikur me LSI dhe PDIU. Kryebashkiaku Bledar Nallbati “flirton” me qeverinë. Së fundi ka marrë një fond qindra milionë lekë për një pedonale. Negociatori i tij dhe zv/kryeministrit Peleshi dyshohet të jetë një ish drejtor i lartë i qeverisë Berisha që u përjashtua për korrupsion dhe afera. Së fundi bereqeti i pushtetit të Berishës dhe flirtet me Peleshin po i sjellin HEC-e në veri të vendit.

Pogradec ska degë. Kryetari u shkarkua edhe pse fitoi zgjedhjet. Kryebashkiaku Eduard Kapri ka përplasje me degën e PD. Ai vjen vetë nga e majta dhe u sponsorizua në atë bashki nga Fahri Balliu, pasi ja refuzoi Ilir Meta si kandidat për bashkinë e këtij qyteti. Pogradeci është një bastion i LSI ku PD shpesh rrezikon të shkojë forcë e tretë.

Në qarkun e Dibrës analiza nuk ka asnjë vlerë. Zgjedhjet lokale të pak muajve më parë flasin vetë. PD ska degë dhe as organizim. Strukturat janë të braktisura dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Dibranët demokratë janë haruar totalisht nga qendra. PD dhe Basha ju ka mbyllur derën.

Kukës është një qark ku tani do ketë vetëm 3 deputetë një peshë shumë e vogël. PD mund të ketë probleme dhe përplasje me kryebashkiakun por sërisht në këtë qark demokratët fitojnë një mandat më shumë.

Në qarkun e Shkodrës, bastionin e PD, kemi një opozitë në pushtet, por një opozitë të përçarë dhe me probleme. Zgjedhja e Ramiz Çobajt ka sjellë jo pak probleme. Sikur të mos mjaftonte Çobaj, nga pas vjen zgjedhja e Voltana Ademit. Kjo e fundit nuk pyet degën e PD për punësimet, PD kërkon më shumë hapësirë. Beteja Ramiz Çobaj – Voltana Ademi çdo ditë klanizon opozitën. Këtu ka dhe një faktor tjetër mjaft të fortë, zë kritik ndaj Bashës por një zë edhe më i ashpër me Ramën dhe qeverinë. Jozefina Topalli duket se qëndron e heshtur, por pesha e saj në Shkodër është ende e madhe. Në këtë zonë mund të thuhet se janë tre rryma që veprojnë. Malsia e Madhe ka jo pak probleme pas shkarkimit të kryetarit dhe riorganizimit, Puka në thesin e votave edhe e mesatarizuar të jetë nuk ndikon.

Në qarkun e Lezhës, po përpiqen që gjërat  ti mbajnë në heshtje. Një degë me probleme dhe një kundërshtar të egër dhe të kriminalizuar. PD ka bashkinë dhe jo pak pakënaqësi. Individë nga Tirana po luftojnë të kapin drejtimin e saj. Duket më ndryshe se në degët e tjera të Shqipërisë, por  kjo nuk është garanci për fitore.

Tirana, është thesi i madh i mandateve. Një thes që PD e zbraz pa ndalim. Degë ku kryetarët janë zgjedhur me përplasje. Shumë prej tyre janë  inaktive, zonat elektorale nuk mbulohen. Kryetarët sapo kanë marrë detyrat thejsht bejnë mbledhje formale dhe raportimi dhe njohja e realitetit është shumë e dobët. Ndonjë tek-tuk përpiqet të shfaqet apo veprojë, në përfundim Tirana ka një mungesë të theksuar organizmi edhe pse është pranë qendrës. Kavaja bastioni i PD-së, në zgjedhjet e fundit lokale dha një rezultat që as vetë socialistët nuk e besojnë, bashkimi i këtyre diferencave sjell jo pak probleme. Kamza dhe Vora duken më ndryshe, sistematikisht kanë sjellë vota për PD dhe nuk duket të ketë përplasje të forta apo klane që mund të ndikojnë negativisht.

Nga kjo analizë e mësipërme që verifikohet mjaft lehtë ka një përfundim. PD vuan nga përçarja në degë, mungesa e organizimit, apatia dhe vënia në shërbim të qeverisë, largime dhe dëbime diku. Një situatë që PD nuk e ka pasur as në vitin e saj më të keq 1997. Ndoshta sot PD është në ditën më të keqe për nga organizimi, veprimi dhe përfaqësimi elektoral nga baza në qendër.

Ndoshta taktika e Lulzim Bashës është ndryshe nga ajo e Berishës. Dje në opozitë punohej me bazën dhe strukturat, sot punohet me konferenca shtypi dhe përçarje nga organizimi në qendër.

Publikisht flitet dhe pretendohet për hapje, realisht e vërteta në bazë është shumë ndryshe. (Citynews)

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Shpartallimi i PD-së nga veriu në jug: Një analizë “tronditëse” mbi gjendjen e opozitës, 6 muaj para zgjedhjeve”

  1. Qytetar says:

    Lus zotin dhe shqiptarët që në Qershor ta zhdukin përfundimisht nga harta elektorale.

  2. undefined says:

    Shum foto e bukur surat kirve shi sa i trishtuar esh djali i enverit

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Tipic sunit antishqiptar, tradhetar shqipfoles. E ka fajin Janullatus.

  3. Albani says:

    Ashtu si jane dhe vete ashtu e bene dhe Shqiperine,e shpartalluan.

  4. sami says:

    PD nuk ka qene dhe nuk eshte forca me e madhe politike ne vend,

  5. Kola says:

    Keto fakte jane alarmuese, por sa te kete ne krye keta krere fashiste, PD vetem neveri do fitoje nga populli.

  6. mjerim says:

    Tani analizo po per keto rrethe gjendjen e PS-se. Ja filloje nga Vlora ku jane cope-cope. Mjero paska filluar fushaten per Padrinon e tij Rama me shpresen qe te marre ndonje thele te majme si Bollino.

  7. Aureli says:

    Eshte parti qe ka tradhetuar interesat e shqiptareve me nje kryehajdut ne krye,kriminel dhe klloun i pafytyre.

  8. Alidemsi vjeter says:

    O LUL gishtin do marresh,gishtin.Je parashikues fantastik….

  9. eli says:

    PD,nuk eshte partia me e madhe ne vend!

  10. kopani says:

    Edhe Mafiozi , Llapangjozi Luli i nje mije e nje te zezave e ka te qarte rezultatin e pritshem ne zgjedhjet e rradhes te vitit 2017 , Ne se nga kandidimi prej PD i mundeson daljen e tija Deputet Lulezimt eshte teresisht i lumtur , dhe me kenaqesi do ja dorzoje Partine e Qofte Largut Nishanit i cili e do qe se shpejti do thyeje qafen e do dorzoje Postin të mbajtur ne menyren me te pa moraleshme , njeriu me negativne kete post mbas Kriminelit , Zjarr venesit Kafshes Bishes Berishe . P D duhet te lumturohet ne se rradhitet e katerta ne keto zgjedhje ,mbas P S . L S I , P A A , perse jo dhe te Kualicjonit FRD + Gjergj Bojaxhiu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *