Testi, a është i lirë Lulzimi dhe Berisha?

15 Dhjetor 2016, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

I gjithë debati që opozita provokon me dështimet e drejtësisë, është në të vërtetë kundër saj. Të ankohesh se drejtësia po dështon, se po lirohen njerëz në mënyrë të dyshimtë, apo nuk po ndalohen të tjerë, do të thotë të kesh uri për drejtësi, që sigurohet vetëm nga ligji i “Vetting”-ut, i cili verifikon një për një gjyqtarët dhe prokurorët që na kanë sjellë në situata të tillë. Opozita jonë e ka bllokuar këtë ligj dhe po gëzohet me pasojat e krimit të saj.

Ajo po gëzohet që Lulzim Berisha është i lirë, por sipas saj, jo prej drejtësisë, por prej Vangjush Dakos. Ajo po gëzohet që Klement Balili është i lirë, por sipas saj, jo prej drejtësisë, por prej një polici që i paska dërguar sms.

Kjo qasje e opozitës ndaj drejtësisë, të cilën po e mbron si koorporatë krimi dhe po bën politikë me krimet e saj, është në fakt identiteti kriminal më i rrezikshmi i gjithë kohërave në politikën shqiptare.

Edi Rama nuk është një ëngjëll dhe as ndonjë politikan që nuk ka notuar në ujërat e pista të “njerëzve të fortë” të këtij vendi,  por fakti që është i lirë të votojë “Vetting”-un dhe të bëjë dalje llumin nga politika dhe drejtësia, do të thotë se ka fuqi të jetë njeri i lirë.

Qasja  e opozitës, e cila kërkon që drejtësia të mos preket, por qeveria të mbajë përgjegjësi për viktimat e drejtësisë së korruptuar, është një instikt përdhunuesi, që vetëm Berisha mund ta injektojë nga jeta shtazore, në politikë.

Vangjush Dako mund të mos jepte pëlqimin që Lulzim Berisha të kryente shërbimin e provës vullnetare në Bashkinë e Durrësit. Sidomos po të kishte pak nuhatje politike më shumë, nuk duhet ta bënte. Edhe Lulzim Basha mund të ketë firmosur si bashkiak letra të tilla për të dënuar që duhet të kryejnë punë në komunitet. Por kjo nuk i ka mundësuar Lulzim Berishës, lirimin para kohe nga burgu, dhe as atyre për të cilët firmosin bashkiakët. Siç e raporton në mënyrë korrekte një investigim i BIRN, Lulzim Berisha është i lirë për shkak të një sërë vendimesh gjyqësore, të cilat kanë krijuar mundësinë që ai të jetë i lirë, nga një ish i dënuar me burg të përjetshëm.

Nuk e dimë ende sa të drejtë kanë pasur gjyqtarët në vendimet e tyre, pasi na mungon një institucion verfikimi për gjyqtarët, që është “Vetting”-u . Për një drejtësi që jep vendime të tilla, ka vetëm një zgjidhje, dhe ai është “Vetting”-u. Vetëm ai ligj na jep mundësi të hetojmë dhe të nxjerrim nga sistemi ata që marin vendime të dyshimta. Kush është kundër “Vetting”-ut, është pro rasteve të tilla në drejtësi.

Klement Balili mund të mos i ikte drejtësisë, tani që për atë ka një urdhër arresti. Muaj më parë Prokuroria, edhe pse i qenka kërkuar nga autoritetet amerikane të DIA në Athinë, që ai të ndalohej, nuk e kanë bërë, pasi nuk kanë pas prova ligjore. Tani e kanë bërë. Tani faji për mosndalimin e tij është një tërkuzë që tërhiqet mes policisë dhe Prokurorisë. Ne nuk e dimë kush ka më shumë përgjegjësi, por ka një mënyrë që ne t’i ikim këtij realiteti dhe ai është ligji i “Vetting”-ut.

Ata që e pengojnë atë ligj, dhe ata që duan që drejtësia të jetë peng i klientelizmit, natyrisht nuk e votojnë atë ligj.

I gjithë debati se kush është me kriminelët dhe kush është me drejtësinë, ka vetëm një pasqyrë ku duket qartë, dhe ai është ligji i “Vetting”-ut.

Kush voton atë është i lirë dhe ka fuqi të përballet me krimin, kush e bllokon dhe kërkon të ruajë drejtësinë kriminale në këtë vend, është skllavi real i krimit në Shqipëri. Dhe kjo pasqyrë rri varur për muaj të tërë në fasadën e Gjykatës Kushtetuese, ku tetë gjyqtarë nuk kanë fuqi të ngrejnë dorën kundër krimit në drejtësinë shqiptare.

Ky është testi real sa të lirë janë ata, të cilët në traditën e tyre mendojnë se kur e ke mbiemrin Berisha, nuk dënohesh po vrave. Ua kujtoi para dy ditësh përsëri vetë Berisha, duke shpalosur planet e parealizuara për vrasje më 21 janar. Ky është testi se sa të lirë janë Lulzimi dhe Berisha për të qenë ndryshe nga Lulzim Berisha!

12 komente në “Testi, a është i lirë Lulzimi dhe Berisha?”

  1. boom says:

    Te filloje zbatimi i vetingut menjehere. Te filloje me gjykatesit e kushtetueses. Eshte idiotesi te marresh leje nga te korruptuarit per te luftuar korrupsionin.

    1. Skypion says:

      Eshte me te vertete e habitshme,sesi e perndjekin skandalet qeverine e Edi Rames dhe Aleances se tij te Qelbesirave!
      Nuk ka dite,pothuaj,se muaj e jave as qe diskutohet,qe te mos kete nje skandal!
      Eshte e cuditshme,sesi ky pushtet,kjo qeverisje,verteton duke i bere realitet edhe metaforat qe perdorim kur flasim per te!
      Shprehja me e perdorshme,jo vetem nga opozita,por nga gjithe opinioni mediatik-internautik i pavarur nga qeveria,”nuk ka dite qe kalon,pa nje skandal”,eshte thene ne kuptimin e saj te figurshem.Edhe une vete,e kam perdorur,me shume ne kete kuptim,per skandalet e shumta te qeverisjes trevjecare te Rames.
      Por,ato jane aq te shumta,sa ta dhjesin edhe figuren letrare …. duke e bere realitet!
      Skandal pas skandali.Njeri me skandal se tjetri.Njeri me trallises se tjetri.Njeri me i ububushem se tjetri.
      Ja merrini dy skandalet e fundit…
      As une vete nuk po di te them se cili me skandaloz.Ai i Balilit apo ai tjetri i Vangjushit!
      Nuk ke cfare te thuash.Aq te ububushem jane keto skandale,sa edhe te flasesh me zemerim per to,nuk mundesh.Duhet te kesh shume te keqe brenda vetes,qe te mund te kesh nje zemerim te tille per ta shprehur.Bile,bile nganjehere te duket,sikur duhet te jesh vete i keq,per te qene i afte te zemerohesh ndaj ketyre gjemave.
      I keq ose psikopat.Ose te dyja bashke …. si shkaktari i gjithe kesaj skizofrenie kolektive;si Edi Rama.
      Nje mendje normale e ka te veshtire te mbaje ne te njejtin nivel zemerimin aq me pak ta shprehe ate,kur shkaku i ketij zemerimi merr permasa te tilla,sic po marrin skandalet e njepasnjeshme te Aleances se Qelbesirave dhe qeverise se saj.
      Eshte me te vertete e habitshme!
      Sa me shume flasin per drejtesi,reforme ne drejtesi,per vetting e gjera te tilla,aq me shume shperthejne skandale,qe i pergenjeshtrojne,demaskojne,diskretitojne,i nxjerrin lakuriq para te gjitheve,ne qellimin e tyre te vertete: kapjen e drejtesise!Pikerisht.
      Edi Rama dhe bashibozukeria e tij e cdolloji,duket se nuk jane braktisur vetem nga ShBA,BE,shumica e popullit shqiptare,por edhe nga vete fati…
      Nuk e di nese e keni vene re,por,te pakten keto dy vitet e fundit,nuk ka asnje rast,asnje,edhe atehere kur eshte dukur sikur mund te kishte,qe Rama dhe bashibozuket e tij te mos kene qene ne mbrojtje…ne mbrojtje nga “fati i keq” qe i perndjek papushim.
      Cdo dite,cdo ore,cdo minute,bashibozuket e tij politike dhe mediatike,mediat e tyre,bejne perpjekje te stermundimshme per te mbuluar pisllekun e madh te skandaleve.
      Eshte nje perpjekje sa e stermundishme aq edhe skizofrenike dhe surreale ne te njejton kohe.Sepse,eshte tejkaluar edhe situata,kur mund te konsideroheshin mjerane dhe qesharake.
      Situata ne te cilen ndodhen bashibozuket e pushtetit lyp emertime,terma dhe fjalformime te reja.Nuk mjaftojne vetem te tilla si: qesharake, mjerane,surreale,paradoksale,sociopatike,skizofrenikeetj. Keto,jane tejkaluar tashme nga vete zhvillimet e vrullshme qe ka krijuar baterdia skandaleve te njepasnjeshme.
      Ja,bie llafi,c’mund te thuash per shkrimin e sotem te analistit tone te nderuar,zotit Baze?!
      Ta etiketojme me termat e mesiperm?!
      Eshte e kote.Ato jane vjeteruar tashme.Ehuuu sa here ia kemi thene,per skandalet e meparshme!
      Po e mbyll me kaq,se s’di c’te them me tjeter.Nuk jam gjuhetar.Bile edhe gjuhetaret e kane shume te veshtire t’u gjejne emer ketyre bidateve,tani per tani.

      1. Futja kot says:

        Sa gjate do shkruash kunder Edi Rames. Nese nuk te kane dale thinjat do te zbardhesh; nese nuk ke dale ne pension do te shkruash the atehere do te kesh kohe plot. Lulushka jot kurre nuk do vije ne pushtet sa te jete ai kryetar i PD. Humbja e tij ne qershor 2017 do te jete akoma me spektakolare. Keshtu qe pergatitu per gjate.

      2. kleptofagos says:

        E lagu, s’e lagu bishtin dhelpra… Po kush eshte dhelpra?
        Skypion-i thote eshte Edi Rama…..
        Mero thote eshte Sali Berisha…
        Po ju (popull qe nuk lodhet se komentuari) cfare thoni?
        Une per vete, e kam thene pak me poshte mendimin tim…..

    2. xheJ eN Bi says:

      Skypion ..Lylzimi…

      Analisti yne nuk kishte nevoje qe ti bente koment TITULIT TE EDITORIALIT.

      ” Testi ,a eshte i lire Lulzimi dhe Berisha ?”

      Me nje gure ka vrare tre zogj.Ne dy emra personifikon tre persona .
      I pari Lulzimi ( Berisha ) i dyti Lulzimi (Basha ) dhe i treti Berisha (Saliu ).

      Vertet siç pyet dhe analisti yne : a jane te lire keta tre persona ?
      Perkohesisht PO .Se neser ??????

      Po te citoje nje fragment nga komenti yt …Aq te ububushem jane keto skandale ,
      sa edhe te flasesh me zemerim per to, nuk mundesh.Duhet te kesh shume te keqe
      brenda vetes , qe te mund te kesh nje zemerim te tille per ta shprehur.
      Bile ,bile nganjehere te duket ,sikur duhet te jesh vet i keq ,per te qene i afte
      te zemerohesh ndaj ketyre gjemave…

      Vertet, kam vene re se je shume i keq ,pasi e thua vete qe zemerohesh per “gjema”
      te fantazuara nga ty dhe babi Berisha.

  2. Shelgura says:

    Z. Mero ikethene dhe argumentuar ne menyren mete sakte por populli tone thote njeproverbe te goditur ,, spyet haleja nga pordhet ,,

  3. Qytetar says:

    Kundër vetingut janë vetëm kriminelat.Ata janë angazhuar ta sabotojnë atë ligj e po arritën ta bëjnë atëhere mblidhni plaçkat o njerëz e ikni nga ky vënd se sbëhet më.

  4. Me mire te dale lul berisha dhe te zevendesohet me lulin dhe berishen qe jane me kriminele.
    lul berisha ka vrare nje apo dy, dhe luli me berishen kane vrare nje popull te tere,kane shkatrruar nje vend te tere,kane shitur cop nga vendi(detin)bejne propogande kunder vendit,mbeshtesin krimin dhe kriminelet e sa e sa te tjera.
    Keta jane bere qesharak ,ne vend qe te protestojne ose te denoncojne gjykatesit qe lirojne ose nuk denojne,denoncojn kryetarin e bashkise qe ka vetem te drejten e nje mendimi qe ta integroj nje keqberes ne shoqri.
    kush e di bnje barsalet mund ta kuptoj qe thuhet kush e beri pordhen dhe kush i mori leket.

  5. Skypion says:

    Eshte me te vertete e habitshme,sesi e perndjekin skandalet qeverine e Edi Rames dhe Aleances se tij te Qelbesirave!
    Nuk ka dite,pothuaj,se muaj e jave as qe diskutohet,qe te mos kete nje skandal!
    Eshte e cuditshme,sesi ky pushtet,kjo qeverisje,verteton duke i bere realitet edhe metaforat qe perdorim kur flasim per te!
    Shprehja me e perdorshme,jo vetem nga opozita,por nga gjithe opinioni mediatik-internautik i pavarur nga qeveria,”nuk ka dite qe kalon,pa nje skandal”,eshte thene ne kuptimin e saj te figurshem.Edhe une vete,e kam perdorur,me shume ne kete kuptim,per skandalet e shumta te qeverisjes trevjecare te Rames.
    Por,ato jane aq te shumta,sa ta dhjesin edhe figuren letrare …. duke e bere realitet!
    Skandal pas skandali.Njeri me skandal se tjetri.Njeri me trallises se tjetri.Njeri me i ububushem se tjetri.
    Ja merrini dy skandalet e fundit…
    As une vete nuk po di te them se cili me skandaloz.Ai i Balilit apo ai tjetri i Vangjushit!
    Nuk ke cfare te thuash.Aq te ububushem jane keto skandale,sa edhe te flasesh me zemerim per to,nuk mundesh.Duhet te kesh shume te keqe brenda vetes,qe te mund te kesh nje zemerim te tille per ta shprehur.Bile,bile nganjehere te duket,sikur duhet te jesh vete i keq,per te qene i afte te zemerohesh ndaj ketyre gjemave.
    I keq ose psikopat.Ose te dyja bashke …. si shkaktari i gjithe kesaj skizofrenie kolektive;si Edi Rama.
    Nje mendje normale e ka te veshtire te mbaje ne te njejtin nivel zemerimin aq me pak ta shprehe ate,kur shkaku i ketij zemerimi merr permasa te tilla,sic po marrin skandalet e njepasnjeshme te Aleances se Qelbesirave dhe qeverise se saj.
    Eshte me te vertete e habitshme!
    Sa me shume flasin per drejtesi,reforme ne drejtesi,per vetting e gjera te tilla,aq me shume shperthejne skandale,qe i pergenjeshtrojne,demaskojne,diskretitojne,i nxjerrin lakuriq para te gjitheve,ne qellimin e tyre te vertete: kapjen e drejtesise!Pikerisht.
    Edi Rama dhe bashibozukeria e tij e cdolloji,duket se nuk jane braktisur vetem nga ShBA,BE,shumica e popullit shqiptare,por edhe nga vete fati…
    Nuk e di nese e keni vene re,por,te pakten keto dy vitet e fundit,nuk ka asnje rast,asnje,edhe atehere kur eshte dukur sikur mund te kishte,qe Rama dhe bashibozuket e tij te mos kene qene ne mbrojtje…ne mbrojtje nga “fati i keq” qe i perndjek papushim.
    Cdo dite,cdo ore,cdo minute,bashibozuket e tij politike dhe mediatike,mediat e tyre,bejne perpjekje te stermundimshme per te mbuluar pisllekun e madh te skandaleve.
    Eshte nje perpjekje sa e stermundishme aq edhe skizofrenike dhe surreale ne te njejton kohe.Sepse,eshte tejkaluar edhe situata,kur mund te konsideroheshin mjerane dhe qesharake.
    Situata ne te cilen ndodhen bashibozuket e pushtetit lyp emertime,terma dhe fjalformime te reja.Nuk mjaftojne vetem te tilla si: qesharake, mjerane,surreale,paradoksale,sociopatike,skizofrenikeetj. Keto,jane tejkaluar tashme nga vete zhvillimet e vrullshme qe ka krijuar baterdia skandaleve te njepasnjeshme.
    Ja,bie llafi,c’mund te thuash per shkrimin e sotem te analistit tone te nderuar,zotit Baze?!
    Ta etiketojme me termat e mesiperm?!
    Eshte e kote.Ato jane vjeteruar tashme.Ehuuu sa here ia kemi thene,per skandalet e meparshme!
    Po e mbyll me kaq,se s’di c’te them me tjeter.Nuk jam gjuhetar.Bile edhe gjuhetaret e kane shume te veshtire t’u gjejne emer ketyre bidateve,tani per tani.

  6. e says:

    O mero, Pra fajet i ka vetingu per Dakon. WTF
    Ti flet sikur skemi ligje aktualisht.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Kuçedra” me shume koke,eshte Sali Berisha !
    Nepermjet gjyqtarve te emeruar ,ai sot sillet si “Rambo”,nuk pyet kerkend,kercenon nga ekrani si “Lul Berisha” !
    nga ana tjeter maxhoranca,me nje qetesi prej roboti,mundohet ti mbush mendjen,nepermjet leksioneve,per shkeljen e “parimeve demokratike” !
    Duhet te kesh nje durim prej gomari,ti degjosh te dyja palet.
    Sali Berisha eshte nje i çmendur per pushtet,qe e kerkon ate me çdo çmim !
    Deputetja “sexi” e ka kuptuar se me deklarata fashiste,ne mbeshtetje te Berishes,mund te behesh deputete dhe ministre.Keto/a kerkon dhe emeron Berisha ne funksion te pushtetit te familjes se tij.
    Deri tani maxhoranca ka treguar se nuk ka nje platforme funksionale anti Berishe,me perjashtim te vetdeskrititimit te tij,çdo te enjte ne foltoren e Parlamentit

  8. kleptofagos says:

    Vetting-u, nese realizohet ndonjehere, mund te kontrolloje sistemin e korruptuar te Drejtesise.
    Po Rendin (Ministrine e Brendeshme, Policine, SHIK-un, etj.) kush do ti kontrolloje?
    Prandaj duhet nje “Vetting” i plote qe te drejtoje dhe kontrolloje Rendin dhe Drejtesine ne Shqiperi.
    Me fjale te tjera, duhet nje Protektorat Nderkombetar, si zgjidhja e vetme kunder Mafies ne Pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje