Andi Bejtja: Lul, çohu nga gjumi. Ndryshe, suksese në jetë…

basha-fushe-kruje-me-cader-696x422Andi Bejtja, një mbeshtetës i hapur i opozitës, thotë se Lulzim Basha dhe PD janë duke bërë një lojë të dyfishtë.

Sipas tij, ata nuk mbrojnë interest e qytetarëve, por interest e biznesnemenëve pranë tyre.

“Gjithmonë kam pasur dhe kam një autocensurë kur hedh rreshta për opozitën, më ngel dora për ta mprehur lapsin, sepse përveç të tjerave jam i ndërgjegjshëm se po përballet me një pushtet arrogant dhe kleptokrat që kërkon t’i marrë dhe t’i kontrollojë të gjitha. Por pas ditës djeshme disa gjëra duhen thënë.

Po ndiqja votimin në Parlamentin shqiptar, kur në telefon më erdhi një sms nga gazetari Andi Bushati që ishte në emision, i cili më pyeti: “Ore e votoi dhe LSI atë të laboratorëve”. Bëhej fjalë për një amendament të kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, ku kërkonte moslëvrimin e fondeve për këtë koncesion. Argumentet ishin dhënë me kohë nga deputeti në fjalë, i cili publikisht i kishte bërë dhe një letër të hapur Kryetarit të Parlamentit. Dhe Bushati vetë i kishte hyrë me themel këtij problem në Portalin e tij lapsi.al.

I ktheva përgjigje Bushatit që amendamenti ra me një votim 60 e ca kundra ku ishin deputetë të Partisë Socialiste dhe çam, dhe rreth 39 LSI me PD. Pastaj i shtova dhe nga LSI një votoi si PS dhe një tjetër abstenoi i thashë, kjo ndodhi i thashë, mesa pashë se e gjithë PD-ja nuk ishte në sallë. Dhe ndërkohë ktheva telekomandën për të parë vazhdimin e emisionit të Ylli Rakipi.

Pashë Bushatin që i tha me të drejtë Kryetarit të Opozitës pse nuk ishin njerëzit e PD-së në sallë. Pashë liderin e Opozitës, që e harroi diplomën e Utrehtit dhe gjuhën Europiane dhe iu vërsul gazetarit me një gjuhë aspak etike duke e akuzuar se përdoret nga LSI, madje duke i zënë me gojë me emër të përveçëm dhe deputetin Petrit Vasili me konotacion për më tepër negativ. Pashë Liderin e opozitës që gënjeu kur tha grupi Parlamentar i LSI-së kishte votuar gjysmë për gjysmë. Pashë liderin e Opozitës që gënjeu kur tha se maxhoranca kishte bërë 74 vota, ndërkohë që ishin 63.

Nuk dua të hyj fare në analizë do them vetëm çfarë pashë dhe dëgjova gjatë ditës së djeshme. Kisha dëgjuar Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë debateve me deputetin Petrit Vasili, që përdori si argument për të mos e hedhur në votim amendamentin, faktin se nuk kemi çfarë të votojmë se paratë për koncesionin e laboratorëve nuk janë parashikuar në buxhet. Ndërkohë, pashë liderin e Opozitës që në emision gjatë debateve me gazetarin Bushati përsëriti “mo ta mo” të njëjtin argument si Arben Ahmetaj. Pra pashë liderin e Partisë Demokratike të fliste në mënyrë identike si Ministri Socialist i Ekonomisë”, shkruan Bejtja.

“Ndërkohë, kam parë këto tre vjet – keni të drejtën në daç t’i gjykoni dhe si lojëra politike, por që kam parë e kam parë, kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, jo thjesht të bëjë një luftë shembullore opozitare nëpër komisionet parlamentare, po të paraqesë dhe propozime konkrete që mund të ishin shumë mirë propozime të ardhura nga kampi i opozitës dhe jo nga një Parti aleate dhe në pushtet me Ramën. Kam parë për shembull zotin Vasili të propozojë ndryshime për taksat e biznesit të vogël duke u konfrontuar me qëndrimet e Qeverisë dhe PD-në nuk e mban mend njeri çka bërë. Kam parë për shembull Petrit Vasilin të bëjë një luftë më shumë se opozitare për ligjin e kamerave dhe PD-në nuk e kam parë ta mbështesë. Kam parë për shembull po zotin Vasili të ngrejë fort dhe me shqetësim projektligjin për pullat e barnave dhe PD-në e kam parë në gjumë. Mund t’ju numëroja me dhjetëra gjëra të tilla.

Teksa në orët e vona të natës, po hidhja këto radhë m’u mbyllën qepallat jo vetëm nga gjumi po dhe nga një dëshpërim i madh për atë ç’ka pashë atë ditë: Dhe në fakt siç e kuptoni dhe vetë nuk mbetet më gjë për të bërë ndonjë analizë, prandaj do vazhdoj t’ju tregoj se çfarë pashë në ëndërr dhe në zhgjëndërr: Pashë që Petrit Vasili dhe Ben Blushi ishin në kryesi të Partisë Demokratike, Lulëzim Bashën e pashë të ulur në krahun e PS-së në parlament duke folur me Arben Ahmetajn dhe Anastas Angjelin ngjitur për disa projektligje. Dhe kur kalova nga zhgjëndrra në ëndërr të plotë pashë liderin e opozitës Lulëzim Basha që ecte ne rrugë dhe e takonin me dhjetëra demokratë duke i dhënë dorën dhe duke i uruar “suksese në jetë”. Dhe në fund fare pashë po Lulzim Bashën në aeroport që e takoi Ministrin i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe i bëri të njëjtin urim që i bënin dhe gjithë demokratët; “Suksese në jetë”. Dhe në gjumë, në dëshpërim e sipër nuk i thashë vetes “o njeri çohu shpejt”, po thashë “o Luli çohu nga gjumi shpejt”, ose përndryshe sinqerisht: suksese në jetë”, vijon më tej ai.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Andi Bejtja: Lul, çohu nga gjumi. Ndryshe, suksese në jetë…”

  1. tironci says:

    Suksese ne jete Andi Bejtja, se ke shku per lesh. k..i.

    1. Skypion says:

      Nuk me pelqen opozitarizmi i Andi Bejtes.Ka nje nervozizem qe e ben shum impulsiv.Kam pershtypjen se ky nervozizem,eshte si pasoje e “ceshtjes Bechetti”,ne televizionin e te cilit ishte i punesuar dhe i superpaguar.Kete nervozizem e kam vene re edhe tek kolege te tjere te Bejtes.Madje,edhe moralisti i madh i gazetarise shqiptare,Lubonja,nje nder me supertepaguarit tek “Agon channel”,ka nje nervozizem te tille,te shtuar,qe nuk justifikohe thjeshte me te qenit opozitar ndaj nje qeverie te korruptuar dhe inkriminuar.
      E thashe kete,sepse,ndjesi te tilla,jane shume te demshme,per te mos thene fatale,per nje gazetar,e aq me shume per nje analist.Ndjesi te tilla jane kancer per logjiken dhe arsyetimin e ftohte.
      Kam vene re edhe me pare qe,analisti Bejtja ka padurim te madh ta shohe opoziten te jete shume me aktive,te beje protesta,madje protesta te fuqishme.Eshte nervozizmi per te cilin folem me lart,qe e shtyn ne kete padurim;pikerisht.
      Ky eshte vetem nje konstatim nga ana ime,sepse,nuk mund te gjykoj qendrimin e tij.
      E prapeseprape,nuk me pelqen opozitarizmi i tij.Ashtu sic nuk me pelqen edhe opozitarizmi i shume kolegeve te tjere te tij,qe i kerkojne opozites,sidomos Bashes, te beje opozite me te forte;apo per ta thene me troc te dale ne protesta;te organizoje protesta te fuqishme;madje ka nga ata qe i sugjerojne,jo rralle,edhe mosbindjen civile.
      E lezecmja eshte se te gjithe keta,nuk jane militante,apo gazetare dhe analiste te njohur per bindjet e tyre te djathta;perkundrazi,kane nje profil prej te pavaruri!
      Bile nje pjese e tyre,e kane krijuar kete profil,pikerisht duke kritikuar protestat qe organizonte dikur PD-ja!
      Por,me interesante eshte fakti se i kerkojne te beje nje opozite te re!
      Pra edhe i kerkojne (BAshes) te beje nje opozite te re,edhe te beje opozite te forte(nenkupto protestat,se ska tjeter nenkuptim,edhe po deshen ta mohojne).
      Une kam bindjen e plote se opozita qe po ben Basha,eshte e duhura.Ka ikur koha e protestave te dikurshme.Duken me te vertete shume te vjeteruara per kohen e sotme,anipse,nuk ka vetem tre vite qe na ndajne nga protestat e nje opozite,sic ishte ajo e Rames.
      Nuk ishin ato protesta qe e sollen Ramen ne pushtet.Perkundrazi,ato protesta vulosen fatin e pushtetit te Rames,akoma pa e marre.Fatin e nje pushteti arrogant,prepotent,te dhunshem.
      Une nuk e di,a eshte vete mendja e Bashes,apo ka keshillues shume te urte,apo te dyja bashke,arsyeja e ketij opozitarizmi te ri dhe krejt te pangjashem me asnje lloj opozitarizmi me pare ne Shqiperi.
      Ky eshte nje hap i madh emancipues ne politiken shqiptare.Emancipues nga praktikat e vjetra politike.
      Ky eshte akti i pare europianist i politikes shqiptare ne pergjithesi.Them ne pergjithesi,sepse,edhe kundershtaret politike te Bashes,do te jene te detyruar ta hedhin kete hap.Nuk kane opsion tjeter.
      Basha do te vije ne pushtet,vetem e vetem si europian.E kam ndjekur me vemendje Bashen dhe kam krijuar bindjen qe,ai e ka vendosur me veten e tij se vetem ne kete menyre,ne menyre europiane pra,do te vije ne pushtet.
      Dhe kjo eshte nje gje e mire.Shume e mire.Shume e mire per te,per opoziten,per kundershtaret e tij politike,per krejt politiken shqiptare ne pergjithesi.Ne fund te fundit ,eshte e mire per vete ne shqiptaret.
      Prandaj,ata qe e nxisin,drejtperdrejte apo terthorte,qe te beje protesta ,”opozite te forte”,e “te mos fleje gjume”, jo vetem qe e kane gabim,por tradhetojne nje mendesi te tejkaluar nga koha,qe kur te behen te vetedijshem per kete,jam i sigurte qe do te ndjehen keq(natyrisht kjo ska per te ndodhur,se nuk kane per ta pranuar kurre nje gje qe i nxjerr zbuluar si te prapambetur ne analizat e tyre).

      1. sofia says:

        Per here te pare jam dakort me “skypion” me ato qe shkruan me larte me nje perjashtim te vogel. Lulezimi dhe pd-ja duken se jane ne prag te falimentimit (kane rene fait). Kete do ta shikojme per nja pese agjashte muaj. Deri atehere do flasim prape. Gezuar festat !

  2. nina says:

    Ti keshtu po na lavderon LSI??? kur LSI eshte bashkefajtore me PD, per kete Shqiperi qe mezi po del nga gropa e se keqes qe e fundosen keto dy parti hajdute??? ik more se dhu gazetar jeni te shotur e te bler nga partite.. qe kjo eshte absurde per Shqiperine, qe gazetaret se bejne kuuurr detyren e tyre, dhe vetem ankohen kot se koti tek te huajt per te drejra… turp te keni.. se ju duhet te jeni ata qe duhet te luftoni qe te vihet ligji ne ate vend… ju nuk jeni kuurr gazetar

  3. L leshi says:

    O andi emrin po ta shkruaj me te vogel se aq meriton, po si ka mundesi mor gazetarokaruc kur vidhte familja Berisha e lavderoje kur lulushi vidhte po ashtu kur administrata e bq te PD shkaterroi gjithcshka ne kete vend ti ti i thurje lavde……kam thjeshte nje pyetje per ty, cfare lloj rrace je ti? Rrace bastarde apo thjeshte pjell e ndyre ….FUCK ANDI.

  4. Peco says:

    Ore Andi Bejtja, vertete nuk e ke ditur se atje ku ndodhet Lulezim Basha , duhet te zesh hunden me dore sepse vjen era mut? Po si mund te mos e kesh te qarte, se Kryetar PD -je ose PS-je (joooooo LSI-je!!!!) nuk mund te behesh kurre po nuk qe i lidhur me njemije fije me te ligen, domethene me boten e biznesit te erret dhe krimit?

  5. aqif tahipi says:

    O daku , mos boj si budall qi skupto gjo ,qi t gfjithn ne e dim se ne te ardhmen dy parti do jene ne lufte per pushtet ,ps dhe lsi. Pedeja jote e dashur do luaje roilin e king makerit. Ngadale ngadale asht tu mu mush menja se keshillat e pjerdhura te opinionisteve dhe anal isteve ” t djathte ” e cuan pedene ne kete pike.

  6. kur te gjithe thoshin qe lulushi po gerhet ,ti thoshe jo eshte zgjuar dhe punon,tani tu mbush mendja qe e ka zene gjumi,apo ti shikon endra me sy hapur.

  7. Futja kot says:

    O zot sa fytyre e ndyre eshte ky gazetar leshi. Si nuk u gjwt nje njeri normal te mbeshtese kete lesh parti PD.

  8. trl says:

    Ha ha ha hi hi hi hu hu hu !!!

  9. sofia says:

    Na mallengjeu Andi Bejtja me kete perralle qe na tregoi ashtu si eshte vete : nje perralle e keqe.

  10. SaliKari says:

    Po ik mer legen Andi Bejtja. Po nje mut jeni. Ti Pedet dhe LSI. pleher

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *