BATUTAT/ Rama në Konispol: Kujdes nga nusja e djalit. Gruaja: Hajde suksese në jetë…

16 Dhjetor 2016, 12:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Konispol, ku ka shpërndarë lejet e fundit të legalizimit për banorët.

Rama tha gjatë fjalës së toj, se Bashkia e Konispolit është një nga bashkitë e para që mbyll përfundimisht problemin e legalizimeve dhe të gjithë ata që kanë ndërtuar do të jenë pronarë.

Në këtë zonë bashkëjetojnë në harmoni edhe shqiptarë edhe minoritarë.

Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë, që është mesazhi i Qeverisë sonë se për ne s’ka asnjë dallim, përkundrazi respekt për të gjitha të drejtat dhe për të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve, ja ku e kanë një shembull kuptimplotë se si respektohet cdo qytetar qoftë me kombësi shqiptare, qoftë me kombësi greke.

Se për ne ka qenë e qartë me kohë dhe me vakt por jam i bundur se po bëhet e qartë për cdo minoritarë se shpia e tyre më e sigurtë është PS.

Më vjen keq që për arsye vetëm politike ngrihen hera-herës dallgë të panevojshme për t’i fryrë një zjarri që mund të ndizet nëpër media, gazeta, nëpër qarqe politike por nuk ka asnjë shans të ndizet aty ku shqiptarët dhe minoritarët bashkëjetojnë si vëllezër”, tha Rama.

Ai ndërkohë ka shkëmbyer disa batuta me banorët, ndërsa shpërndante certifikatat e pronësisë.

Batutat me banorët:

Rama: Ja, punoi babai, gëzon djali, hajde, ta gëzoni

Djali: S’di cte them.

Rama: S’di ca të thuash, po ca të thuash ti se mos bëre ndonjë punë ti, gëzoju pronës që të bëri babai dhe jepi punës.

Rama nje tjeter djali: Mor falendero babain thuaj baba rrofsh (vjen tjetri). Ja ky e ka bërë vetë, ky do flasi ky.

Banori: Faleminderit pac fatin e bardhë.

Rama: Sa kohë kishe që e…

Banori: As e mbaj mend vet, ja kam bërë djalit

Rama: Kujdes nga nusja e djalit.

(Vjen banori tjetër)

Rama: I Vangjel Dules je ti apo i joni?

Banori: Jam i juaji

Rama: Kthehu këtej

Banori: Ju përshëndes juve dhe qeverinë që drejtoni

Rama: Sa kohë kishe?

Banori: Që në 2006

Rama: S’ta bëri Dulja ëë?

Banori: As Dulja, asnjë

Një tjetër banore që mori certifikaten e dhënë nga ministri i Energjisë Damian, Gjiknuri, perdori edhe nje shprehje (jo me ironi), por qe tingelloi çuditshem: Suksese në jetë.

(Një tjetër banor)

Rama: Po shumë ndërtime pa leje ke bërë në Xarrë mo Dhimo, se mirë portokallet i mbillni pa leje po edhe këto…

4 komente në “BATUTAT/ Rama në Konispol: Kujdes nga nusja e djalit. Gruaja: Hajde suksese në jetë…”

  1. Devolliu says:

    Gjuha shkon ku dhemb dhembi.
    Kujdes nga nusja e djalit ?
    Ky eshte vertet i çuditshem, vertet shume i çuditshem, duke i ditur bemat qe ka i ati me nusen e djalit.

  2. g says:

    Po jane mesuar me Aldon ne mengjes qe uron suksese per emisionin.

  3. Reforma Drejtesi si LSI says:

    Karagjoz ska ku te shkoje me.

  4. DETARI Atlantidhes @ says:

    bravo Edo !
    plasi si tollumbace ca kok korrobace ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje