Fondacioni gjerman: Pas zgjedhjeve, Shqipëria mund të mbërthehet nga kriza

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meta rama bashaFondacioni “Konrad Adenauer”, i cili është i afërt me partinë CDU të kancelares Angela Merkel, shkruan në një raport se në vitin elektoral 2017 Shqipëria gjendet para një testi të rëndësishëm të pjekurisë politike.

Viti 2017 mund të jetë një vit i ndryshimeve potenciale në Shqipëri.

Në këtë përfundim ka arritur fondacioni “Konrad Adenauer”, i cili është i afërt me partinë CDU të kancelares Angela Merkel.

Në një raport fondacioni thekson se më 2017 Shqipëria do të zgjedh presidentin dhe një parlament të ri.

Pas këtyre zgjedhjeve Shqipëria mund të mbërthehet nga një krizë politike dhe institucionale, pasi në vitin 2017 Shqipëria gjendet para një testi të pjekurisë politike.

Fondacioni gjerman thekson se që tani ekzistojnë paqartësi nëse presidenti i zgjedhur do të jap betimin para kësaj legjislature apo para legjislaturës së re.

Mandati i presidentit të tanishëm Bujar Nishani përfundon më 24 korrik 2017.

“Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 2017 janë problematike për shkak të afatit të ngushtë kohor, brenda të cilit duhet të mbahen dhe afateve të caktuara kushtetuese”, thotë fondacioni gjerman.

Sipas Fondacionit “Konrad Adenauer”, zgjedhjet e vitit 2017 janë relevante edhe sa i përket politikës së jashtme, ngase zbatimi i reformës zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) janë parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Fondacioni gjerman: Pas zgjedhjeve, Shqipëria mund të mbërthehet nga kriza”

  1. Leone-53 says:

    Me shume krizen shqiptare po e “nderton” Rama qe na GENJEU hapur ne emmigranteve se ne 2017-ten ne do votonim!…
    Perjashtimi yne nga jeta politike aty do ti kushtoj shtrenjte Edi Rames per te ardhmen e tij politike aty (sigurisht do i “kushtoj” dhe vendit tone qe ka 25 vjet qe na ka lene “JETIM” me nenen gjalle!..

    1. adeci says:

      JEPJA MALOKUT VOTEN PRA MEQE QENKE PENDUAR SE MOS TE DEL ME MIRE.

  2. says:

    Gjermania shehë interesin e saj në vëndin tonë dhe jo interesin tonë me të. ,ndaj gjërat janë stopuar nga ana e tyre. E padrejtë por ç’ me bërë.

  3. Kuq e zi says:

    E vertete
    Veshtire se rama merr nje mandat te dyte pa voten e 1, 5 milion emigrateve

    1. Une says:

      Per sa kohe opozita drejtohet nga kriminele si Saliu, Lulzimja dhe dallkauke te tjere Rama vecse fiton.
      Sipas teje kush duhet ti fitoj keto zgjedhje meqe Edi nuk i fitoka, Saluci apo Iliri? Saliu asnje here nuk ka fituar zgjedhje ai vetem i ka vjedhur ato.
      Edi beri per 3 vjet shume me teper se c’beri Saliu dhe te tjeet per 25 vjet.

  4. xhemi says:

    Mund te mberthehemi nga kriza?????
    Po ne krize kemi pasur perhere!!!!
    Kemi lindur, jetojme dhe do te vazhdojme te jetojme ne krize.
    S’na the ndonje gje te re, o gjermono….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *