FOTOT/ Transformimi shokues pasi i dashuri i vuri flakën me benzinë (pamje të rënda)

16 Dhjetor 2016, 11:35Lifestyle TEMA
FOTOT/ Transformimi shokues pasi i dashuri i vuri flakën me benzinë

Xhudi Malinovskit nuk iu mundësua të dëshmonte në gjyqin ndaj ish-të dashurit të saj, për të rrëfyer natën kur ai e lagu tërësisht me benzinë dhe i vuri flakën.

Gruaja nga Ohajo thirri median në dhomën e saj të spitalit për të folur rreth asaj që kishte ndodhur dhe për të dëshmuar gjendjen që po kalonte

Michael Slager, 41 vjeç, nuk shfaqi kundërshtime në sallën e gjyqit, ku ai u gjykua për ngjarjen e vitit 2015 dhe u dënua me 11 vjet burgim. Për rrjedhojë, gjykata nuk e mori dëshminë e viktimës.

Prej ditës së ngjarjes, Malinovksi 33-vjeçare, ka kaluar 16 muaj në spital për të shëruar plagët që i rrezikonin jetën. Ajo rrëfeu për mediat se më 2 gusht 2015 ndodhej me të dashurin pranë një pike furnizimi me karburant, kur Slager e leu me benzinë.

“Asnjëherë nuk e mora vesh se si një qenie njerëzore mund të jetë aq djallëzore. Ai shkoi atje dhe nuk tha asgjë”, u shpreh Malinovski.

Ish-i dashuri i saj ka pretenduar gjithnjë se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje