ISIS e refugjatët, Tahiri: Kemi arrestuar rekrutues e trafikantë. Falenderoj Dimitris Avramopoulos për ndihmën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tahiriNga Sllovenia ku mori pjesë në forumin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për emigrantët dhe terrorizmin, ministri Tahiri deklaroi se po zgjerohen kapacitetet për të shkëmbyer informacion, si dhe po investohet për ngritjen e infrastrukturës si dhe burimet njerëzore.

Përsa i përket emigrantëve, Tahiri tha se e sigurt është që ne nuk jemi në fazë emergjence, por Shqipëria nuk është jashtë rrezikut.

Ne po përpiqemi të përforcojmë kontrollin tonë kufitar përmes kapaciteteve  njerëzore dhe infrastrukturore.

Dhe për këtë do ta vlerësoja shumë ndihmesën e të gjithëve ju, për të na ndihmuar në këtë fazë kalimtare. E sigurt është që ne nuk jemi në fazë emergjence. Por është e sigurt gjithashtu se Shqipëria nuk është jashtë rrezikut. Duket si i njëjti skenar për të gjitha vendet e rajonit.

Kështu, ne kemi kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Greqia dhe Italia, dhe këtu do të doja të falënderoja Dimitris Avramopoulos për ndihmën e tij. Gjithashtu kemi kërkuar vazhdimisht ndihmën e FRONTEX për këtë qëllim. Duket se nuk jemi vonë për të bashkëpunuar me njëri­tjetrin, madje kemi ende për të bërë së bashku” tha ministri.

Tahiri foli edhe për arrestimin dhe luftën kundër terrorizmit, ku theksoi se duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë, përpara se të jemi përpara emergjencës.

“Në Shqipëri ka arrestime të rekrutuesve dhe trafikantëve. Ne po shkëmbejmë informacione me agjencitë partnere dhe EUROPOL­in.

Por edhe po zgjerojmë kapacitetet tona për të shkëmbyer informacionin, për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore.

Mund të bëjmë dhe më shumë. Dhe në këtë perspektivë, çdo lloj asistence nga Dimitris, FRONTEX, EUROPOL dhe kushdo tjetër, është më shumë se e mirëpritur.

Ne i kemi mësuar mësimet tona. Nuk kemi më luksin për të qenë vonë. Pra le të bëjmë atë që duhet të bëjmë, përpara se të jemi përpara emergjencës” tha ai.

Në takimin ku morën pjesë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Dimitri Avramopoulos, përfaqësues të FRONTEX, UNDP, ministri Saimir Tahiri u shpreh se Policia shqiptare bën arrestime të përmuajshme kundër trafikantëve dhe po shkëmbehet informacion me agjensitë partnere dhe EUROPOL­in.

Pak ditë më parë në Shqipëri ishte edhe shefi i CIA­s dhe zyrtarisht u deklaruar se një ndër temat e takimit kishte qenë terrorizmi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *