HARTA/ Ja si devijohet trafiku në Tiranë duke nisur nga dita e shtunë

16 Dhjetor 2016, 10:16Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e Shtunë, datë 17 Dhjetor 2016, në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej”, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.

Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.

Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:

• Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George W. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.

• Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

6 komente në “HARTA/ Ja si devijohet trafiku në Tiranë duke nisur nga dita e shtunë”

  1. Albi says:

    O ta lumsha! Bllokoje mer fare qytetin, nxija jeten njerezve se kete duan. Te lumte mer te lumte! Rrofshin pllakat dhe gurat e Sheshit.

    1. enter"" says:

      Jeten ti ja nxin vetes se ke pordhe, do te dalesh me makine per te shkuar atje ku shkon me dy hapa kembe.

      Plasni o vemje plasni

  2. Qytetar says:

    Bravo puna po vazhdon.

  3. Tironsi. says:

    Ti Albi po ke ndonjë mendim më të zgjuar mund t a japësh!

  4. Tironsi. says:

    Ti Albi po ke ndonjë mendim më të zgjuar mund t a japësh!

  5. cun Tirone says:

    Moj Rilindja te kam dhjere
    S’te kuptova ndonje herë
    Kesaj rradhe ne a e mutin mu ne derë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje