Kavajë, klienti goditi për vdekje me thikë taksistin, arrestohet

16 Dhjetor 2016, 09:08Kronika TEMA

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë nën akuzën se ka vrarë një taksist në Kavajë. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016. Mësohet se taksisti është Idriz Kariqi, 65 vjeç.

Taksisti ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas familjarëve, 65-vjeçari kishte marrë një klient në taksi, por më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Policia thotë se “24-vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe është larguar me taksinë”.

Disa minuta me pas ka përplasur taksinë dhe e ka çuar në një servis. Këtu është zbuluar nga policia, e cila mbrëmjen e 15 dhjetorit 2016 ka bërë dhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit, 24-vjeçari, Musa Saraçi, me banim në Gose të Rrogozhinës ka treguar të gjithë ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimës.

1 komente në “Kavajë, klienti goditi për vdekje me thikë taksistin, arrestohet”

  1. Ilia says:

    Ptu, Fare e keqe. Gjithsesi mos ki merak se te nxjerr gjykata si person i semure rende pas disa vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje