Kësaj nuk di çfarë t’i thuash/ Bashkim Dedja: Komisionit të Venecias nuk i punon interneti, ndaj s’na ka ardhur mendimi për “Vetting”-un

bashkim dedjaKomisionit të Venecias nuk i punon interneti. Kjo është arsyeja përse Gjykata Kushtetuese ende ka marrë një vendim për ligjin e Vetting-ut. Deklarata shokuese ka ardhur nga kreu i gjykatës, Bashkim Dede.

Ai thotë se po pret variantin fizik të opinionit, që Top Channel, Partia Demokratike dhe qeveria e kanë që prej 12 dhjetorit.

Por Dede thotë se vendimi është gati.

“Ndonëse të gjithë thonë se e ka sjellë Komisioni i Venecias, edhe sot e kësaj dite opinioni nuk ka ardhur në Gjykatën Kushtetuese.

Ne kemi kërkuar zyrtarisht, por s’kemi ende një përgjigje zyrtare.

Ne kemi komunikuar dhe dje dhe sot me Venecian dhe më është kthyer përgjigje që ka patur një problem teknik që nuk e kanë dërguar. Them unë ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale”, ka thënë Dede.

Ai ka theksuar se, gjykatës nuk i duhet bërë presion dhe se nuk është gjyqsori ai që pengon integrimin e vendit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...