Kroçerat, Turqia po zëvendësohet nga Shqipëria

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Linjat e kroçerave nuk do të ndalojnë më në Portin e Stambollit apo dhe në portet e tjera të Turqisë në vitin e ardhshëm, për shkak të frikës ndaj pasigurisë.

Pasagjerët do t’i bëjnë ndalesat në ishujt grekë apo në Portin e Sarandës në Shqipëri.

Kjo bëhet me dije nga gazeta prestigjoze Los Angeles Times.

Cunard, linja britanike P&O Cruise dhe Holland America, të gjitha në pronësi të Carnival Corp, shpallën planet për të anashkaluar të gjithë portet turke në vitin 2017. “Cunard planifikon të ndalojë në Sarandë, Shqipëri, në vend të porteve turke në lundrimet e vitit 2017″, thuhet në diciturën që shoqëron artikullin e Los Angeles Times.

“Pas shqyrtimit, Cunard ka marrë vendimin për të hequr Turqinë nga të gjithë itineraret në vitin e ardhshëm, thuhet në deklaratën e Cunard.

Holland America thotë se 10 udhëtimet në vitin 2017 do të preken nga ky ndryshim dhe se do të njoftohen agjencitë e udhëtimit dhe pasagjerët. Kushdo që ka paguar për ekskursion në brigjet e porteve që nuk do të vizitohen më do të përfitojë rimbursim.

Tre linja të tjera, Norwegian, Oceania dhe Regent, gjithashtu kanë anuluar të gjithë itineraret që përfshinin Turqinë në 2017-n.

Departamenti Amerikan e Shtetit paralajmëroi më herët të gjithë amerikanët që të marrin në konsideratë rrezikun e udhëtimit në vend, duke nënvizuar se mund të jenë objektin i terroristëve.

Linjat e kroçerave e morën vendimin për të nxjerrë jashtë Turqinë përpara bombardimit të stadiumit në Stamboll që vrau 44 njerëz.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere.jpg","attachment_id":"599139"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-5.jpg","attachment_id":"599138"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-4.jpg","attachment_id":"599137"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-2.jpg","attachment_id":"599135"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-3.jpg","attachment_id":"599136"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/krocere-1.jpg","attachment_id":"599134"}]
        
        Loading...
        

5 komente në “Kroçerat, Turqia po zëvendësohet nga Shqipëria”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    Besoj se edhe pak Sarande qe kishim mori fund. Shqiperia duhet ta ndryshoje imazhin qe ka si Kosh Plehrash.
    Perfitimet financiare do jene te paperfillshme ne krahasim I me demin ekologjik. Po ku nxe Shqiptari!

  2. Albanistan em i dashtun says:

    Akoma se keni mare turn-in, o Tema….to CA gazette Jeni o te mjere kur lajmet apo shkrime Analize??? I filloni ne mes dreke…
    Ku eshte komenti im?

  3. albana says:

    nje mundesi shume e mire per shqiperine per te promovuar vlerat e saj kulturore e gjithe asetet e tjera tek turistet e huaj, vendi ka polt vende te bukura po aq sa fqinjet tane

  4. Go west says:

    Me te gjitha baterite duhen riparuar e thelluar portet, duhen ndertuar virtualisht, por edhe ndonje nderhyrje e mundeshme ne inteneraret e levizjes drejt vendeve turistike e monumenteve te kultures etj. Po vjen ora te nxjerrim koken e dhe ne, te harruarit e botes, nga gropa ku jemi rrezuar.
    Sa per ndotjen, nuk me duket se ca turista me shapka do na bejne me pis nga ç’jemi. Mbase eshte fjala per ate “ndotjen” tjeter qe nje here e nje kohe thoshim: do na sjellin “degjenerimin kapiatalist”.
    …dhe koha eme asht tuj ardh – kendon Era. Mbase e theu kemben shejtani, edhe per shqiptaret.

    1. roberto says:

      Jo ore jo,nuk vijne te shikojne Shqiperine e bukur,por “KOPSHTIN ZOOLOGJIK” me emrin Shqiperi!
      Se cdo gje te bukur e prishen falangat e Berishes keto 26 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *