Një “Rambo” për qeverinë amerikane, Trump i ofron Sylvester Stallones post në administratën e tij

16 Dhjetor 2016, 13:59Bota TEMA

Ylli “Rocky Balboa” apo dhe i serialit të superndjekur “Rambo” mund të jetë pjesë e administratës së Donald Trump.

Presidenti i SHBA mësohet se i ka ofruar Sylvester Stallones që të jetë menaxheri i një Agjencie e cila shpërndan fonde për artistët dhe projektet kreative.

Nëse ai e pranon këtë post, 70 vjeçari do bëhet një nga zyrtarët e lartë të kulturës në Amerikë, raporton Report TV. Sipas Daily Mail, aktori nuk ka marrë ende një vendim por mendohet që do të jap një përgjigje pozitive.

Ai ka diskutuar dhe më herët përfshirjen në politikë e ndërsa për presidentin e ri të SHBA, Stallone shtë shprehur “Më pëlqen Donald Trump. Ai ka një karakter të fortë”.

“Janë disa njerëz si Arnold, Babe Ruth që janë më të mëdhenj se vetë jeta. Por nuk e di se si mund të përkthehet kjo në drejtimin e botës” është shprehur Stallone.

Kërkesa e Trump për emërimin e Sylvester Stallone në krye të kësaj Agjencisë duhet të miratohet nga Kongresi. Kritikët e kanë cilësuar Trump si armik kryesor të kulturës dhe se kjo gjë po bëhet vetëm për të siguruar pas vetës sa më shumë mbështetës.

 

1 komente në “Një “Rambo” për qeverinë amerikane, Trump i ofron Sylvester Stallones post në administratën e tij”

  1. "horri i bulevardit" says:

    Kam perhtypjen se Donalt Tramp, gjate presidences se3 tij do ti ngjaje prsidencs se Ronald Regan, qe per mua ka qene nje nga prsidentet me te shquar, per periudhn qe une kam jetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje