Presidenti i Filipineve pranon se ka vrarë tre njerëz

16 Dhjetor 2016, 20:47Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i konfirmoi BBC-së se ka qëlluar për vdekje tre persona, ndersa ka qenë kryebashkiak i qytetit Davao.

“Kam vrarë tre… Nuk e di se sa plumba nga arma ime kanë hyrë në trupat e tyre. Kjo ka ndodhur dhe nuk mund të gënjej”, tha Duterte.

Deklarata erdhi disa orë pasi zëdhënësi i tij mohoi se Duterte ka vrarë dikë personalisht.

Kundërthëniet kanë nisur qysh të mërkurën në Zyrën e presidentit.

Duterte i ka thënë një grupi të udhëheqësve biznesorë se në Davao ka vrarë personalisht “vetëm për t’i treguar policisë se nëse ai mund ta bëjë, përse nuk mund ta bëjë policia”.

Duterte ka qenë krybashkiak i Davaos për dy dekada. Gjatë asaj periudhe, ai ka fituar reputacionin për shtypjen brutale të krimit.

Duterte, i cili është zgjedhur në muajin maj president i Filipineve, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me këtë substancë.

Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prej kur ai është zgjedhur më 9 maj.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

2 komente në “Presidenti i Filipineve pranon se ka vrarë tre njerëz”

  1. Shiptari says:

    Te lumte dora zPresident,i vrave se ishin trafikant droge,e jo se donin te te merrnin pushtetin, po ky i joni i vrau ne mes te bulevardit me duar ne xhepa, qe kishin dale per te protestuar per nje vend pune.

  2. qenasi says:

    Nje i tille na duhet ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje