Bashkim Dedja: Opinioni i ‘Venecias’ për vettingun nuk na ka ardhur ende (por efektin për bllokimin e negociatave e dha)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashkim-dedja

Opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e vettingut nuk ka mbërritur ende zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja në një prononcim për Ora News tha se pret që sot opinioni të vijë në rrugë elektronike dhe manuale nga Venecia.

Kur do të merret në shqyrtim nga Kushtetuesja ligji i vettingut?

Dedja: Të gjithë thonë se e ka sjellë Komisioni i Venecias, edhe sot e kësaj dite opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka ardhur zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese. Akoma nuk kemi një përgjigje zyrtare ndonëse e ka botuar në faqen e saj elektronike. Ne kemi komunikuar dhe dje dhe sot me Komisonin e Venecias, para pak çastesh më është kthyer përgjigje që ka pasur një problem teknik nga Komisoni i Venecias që nuk e kanë dërguar dhe mund ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale. Jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias zyrtarisht.

Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e  kësaj çështje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për reformën në drejtësi, është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për tu zbatuar në praktikë por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese.

Pavarësisht se nuk është marrë akoma vendimi, procedurat paraprake kanë përfunduar dhe është në pritje të opinionit të Komisonit të Venecias që pastaj të procedojmë me vendimmarrjen. Në bazë të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, qoftë atij të vjetrit, qoftë atij që është në fuqi sot, neni 47 që është miratuar këtë vit dhe ka hyrë në fuqi para një muaji, parashikon se vetëm procedura paraprake nga marrjen e kërkesës deri në vendimmarrjen e Kolegjit ose mbledhjes së gjyqtarëve nëse do kalojë për gjykim apo jo, ka tre muaj në dispozicion.

Kushtetuesja e ka shqyrtuar në kohë rekord. Kërkesa është regjistruar me datën 5 tetor në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji ka vendosur me 14 tetor duke e kaluar çështjen për gjyq, ndërkohë që është marrë vendimi për t’i dërguar Komisionit të Venecias me datë 25 tetor nga mbledhja e gjyqtarëve për t’i kërkuar mendim dhe seanca gjyqësore është bërë pa kaluar një muaj nga depozitimi i kërkesës. Nuk është Gjykata Kushtetuese që e pengon apo e ka zvarritur, përkundrazi ka punuar me shpejtësinë maskimale për t’i dhënë përgjigje sa më shpejt pretendimeve të ngritura të këtij ligji. Sepse Gjykata fare mirë ishte komode, mund të zbatonte ligjin dhe nëse do kalojë për gjyq apo jo mund të priste periudhën tremujore. Është krejtësisht e pabazë, të gjitha insinuata që ngrihen për zbarritjen e qëllimshme të këtij procesi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Bashkim Dedja: Opinioni i ‘Venecias’ për vettingun nuk na ka ardhur ende (por efektin për bllokimin e negociatave e dha)”

  1. LORA says:

    Vaj,vaj,vaj,kryebanditi i gj.k-se del e flet derr-derr ,,,,
    C’pune ka ky avokat i nahijes kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se .me Avokaturen e Shtetit te shqiptareve ??? Mos e zente e nesermja kete laperdhar sy-unjur dhe banditet kolege te tij.

  2. kombi says:

    DORZOHUNI MORE TE MJERE NUK KENI SE KU TE SHKONI .

  3. Qytetar says:

    Në burg plehrat se e bënë këtë bënd lëmsh.

    1. fredi says:

      Si minjte e elmuar do perfundoni o kriminele

  4. pro says:

    …me vetingun eshte rrezuar edhe PD-ja.

  5. dash says:

    KOMEDI TRAGJIKE SHQIPTARE……..

  6. MONDI says:

    O banda e ushonjzave , o kriminele o ju qe e grabitet popullin , o ju plera qe penguat hapjen e negociatave , o koka e krimit Shqiptar fundin e keni shume afer per ju bandite nje shtet mund t,ju ofroje azil vetem Koreja e Veriut.
    Populli ka per tju kthyer me koke poshte or kriminele dhe do ju shkundi xhepat.
    Si ke fytyre dhe flet pak deme i keni bere ketij vendi , krahas vjedhjeve te pa skrupullta .
    Tik – Tku Rajmonda Bulkut po ju vjen .

  7. Peco says:

    Dhe kerkojme drejtesi te lire ne, kur dhe pastrueset e partive politike nderhyjne ne punet e drejtesise. Pse duhet ti kerkosh nje gjyqtari drejtesi kur politikani e kercenon ate dhe vendos per vendimin qe ai duhet te jap? Baza e cdo poshtersie eshte politika. Eshte pikerisht politika ajo qe ju jep te drejte gjyqtareve te bejne si te duan. Sepse, kur politikani bene nje nderhyrje ne drejtesi, atehere me te drejte gjykatesit i jepet e drejta, qe per interesat e tij te beje si te doje.Ai politikan qe nderhyne ne drejtesi nuk ka me moral ti kerkoje gjykatesit drejtesi, ai i ka dhene atij certifikaten e te berit si ti doje qejfi me drejtesine. Prandaj e liga duhet sulmuar qe ne burim, pra tek politika qe nderhyn ne drejtesi.

  8. Spartaku says:

    Me sa duket se gjykata kushtetuese dhe veçanerisht Bashkim Dedja nuk e ka me qejf vetingun,dhe do perpiqet me çdo kusht qe ta pengoi.Keshtu eshte deshira e Sali Berishes,dhe lul Bashes si te inkriminuar qe jane.Dihet dhe kuptohet se edhe gjyqetaret e kushtetueses jane brend krimeve te kryera dhe nuk e duan vetingun.Pra siç duket bathet e pritit jane te vona.Por ta din mire se do te perballen me demostrata te fuqishme te popullit i cili eshte me i interesuar nga te gjithe qe reforma ne drejtesi te behet sa me pare.Populli e ka ne kurriz,ai po persekutohet nga prokuroret dhe gjyqetaret.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo peco
    Kemi nje jave 24 ne 24 qe degnojne brockulla
    Turruni gjeni ku eshte dokumentin i ardhur nga venecia se keta se paskan.
    Ca kerkoni te arrestohen ju
    Ketu eshte bere tradhetia me è madhe
    Eshte dhene prone me ligj minoritareve
    Sot po me ligj te paligjshem edi rama jep tapite e legalizimeve
    Mbas ca vjetesh greket do kerkojne trojet e veta qe i Kane me ligjet e maskarenjve.
    Zoti i mallkofte.

  10. sofia says:

    Po çfare pune tjeter kane gjyqtaret e gjykates kushtetuese, apo çdo dite lexojne dhe asimilojne nenet e kushtetutes. Puna e tyre kjo eshte: moren nje ankese dhe brenda tre diteve te kthejne pergjigje, perse duhet te rrine tre muaj? Me mire te shkojne me pushime dy muaj e 27 dite dhe pastaj te kthehen te punojne. Keshtu u bie te bejne pushim 348 dite dhe 12-15 dite pune ne vit. Per çfare paguhet tjeter kjo gjykate?! E ka marre vesh gjithe bota mendimin e Venecias dhe s’e kane marre vesh antaret e gjykates kushtetuese! Kur te vinte mendimi zyrtarisht ata duhet te japin verdiktin e tyre (pro ose kunder) brenda nje ore. Dhe do bejne mire ta japin kunder mendimit te Venecias qe perfundimisht te vulosin krimin shtetror, korrupsionin dhe tradhetine e pastaj le te vendos ai popull qe eshte i demtuar duke u mbyllur deren e gjykates.

  11. ju te tapive duheni zhduk nga faqja e dheut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *