Rrëfehet vëllai i Mehmet Shehut që jeton në Kanada: E vërteta e vdekjes së tij, kush e vrau dhe si e mora vesh

16 Dhjetor 2016, 12:15Politika TEMA

Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, jeton prej më shumë se dhjetë vjetësh në Kanada.

Por kjo distancë prej dhjetëra mijë kilometrash nuk e pengon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

Sidomos ai është i ndjeshëm për çdo gjë që flitet rreth vëllait të tij të famshëm.

Bindja e tij është e palëkundur se Mehmetin e vranë njerëzit që do të merrnin pushtetin më pas.

Por pushtetin ata nuk mund ta merrnin përsa kohë Mehmeti ishte gjallë.

Ja si shprehet ai për gazetën Dita:

“Mehmet Shehu është helmuar dhe pastaj është qëlluar me dy plumba. Cili është njeriu që ka qëlluar mbi të? Në fillim dukej se çështja ishte e koklavitur, por unë kam bërë hetimet e mia dhe kam pyetur shumë njerëz.

Nga të gjitha këto, kam dalë në përfundimin se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Enver Hoxha, ndërsa këmbëzën e ka shkrepur “Jagoja”, Kadri Hazbiu.

Por në marrjen e vendimit ka qenë dhe një i tretë, “Hrushovi”, Ramiz Alia. Idajeti nxjerr Ramizin, Kadriun dhe Feçorrin. E besoj se mund të ketë ndodhur ashtu. Por unë theksoj atë që kam thënë edhe herë të tjera: Të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetonin kur ishte Mehmet Shehu gjallë, por dhe që kanë lindur pasi ai u vra, kam bindjen po t’i pyesësh (se do u kenë treguar nënat, baballarët, gjyshërit), mbi këtë çështje do të thonë se mbi Mehmet Shehun nuk mund të vinte dot dorë njeri pa lejen e Enver Hoxhës”.

Duro Shehu ka argumentimin e tij për këtë që thotë, duke ndjekur një vijë logjikë të luftës dhe përpjekjeve që janë bërë për ta eliminuar Mehmetin qysh në vitit e para pas çlirimit.

“Shumëkush mund të mendojë se urdhri u dha për shkak të fejesës së djalit të tij, Skënderit, me një vajzë nga Turdinjtë, familja e së cilës kishte biografinë me probleme. Por nuk është kështu. Urdhri për eliminimin e tij është shumë i largët. Unë i kam ato të dhëna dhe i kam publikuar në librin tim që kam botuar para disa vjetësh me titullin “Mehmet Shehu, im vëlla”. Puna është që përpjekjet për ta eliminuar Mehmetin kanë filluar që në ’48-ën. Ishte Koçi Xoxja me klanin e tij. Pra nuk ishte e rastit vrasja e Mehmet Shehut. Plani për eliminimin e tij ka filluar që në atë kohë”, thotë Duro Shehu.

Lidhur me rolin e Kadri Hazbiut në vrasjen e Mehmetit, Duro Shehu thotë se atij i ishte premtuar të bëhej kryeministër, megjithëse ishte Mehmeti ai që kishte dhënë dorën dhe e kishte bërë ministër të Brendshëm. Por Kadri Hazbiu nuk u bë as edhe një ditëkKryeministër, por që ai të ishte i tillë, ekzistonte çdo  mundësi.

“Fakti që Kadri Hazbiu ishte njeriu që lexoi fjalimin para popullit në përfundim të Kongresit të 8-të të PPSH-së, ndërkohë që, një gjë të tillë herët e tjera e kishte bërë Mehmet Shehu, tregonte se ai ishte në pozita të forta për të marrë kreun e ekzekutivit. Ata që e mbajnë mend e kujtojnë mirë se në mbyllje të Kongresit, si gjithmonë udhëheqja doli tek kolonat e Teatrit të Operas dhe sipas traditës, për masën e gjerë të publikut, kryeministri bënte një rezyme të shkurtër. Kjo ka qenë dhe procedura. Por në vend të Mehmet Shehut, konkluzionet i mbajti Kadri Hazbiu. Ata, që i njihnim mirë procedurat, u habitën, por në këtë rast kanë reaguar edhe mediat e huaja, që ishin tepër të vëmendshme se si ndodhnin ndryshimet në këto raste. Ky ishte një sinjal. Një paralajmërim…”

Ja si e përshkruan Duro Shehu momentin kur mori vesh lajmin e vdekjes së Mehmetit:

“Në orën 15:00 të datës 18 dhjetor isha duke ngrënë drekë në shtëpi bashkë me gruan dhe dy vajzat. Ra telefoni. Ishte Veli Llakaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Më tha: “E di ti Duro që shoku Mehmet vrau veten?” Shtanga. Telefoni u mbyll. U ktheva në kuzhinë gjunjëprerë dhe dyllë i verdhë. Kur gruaja dhe vajzat më pyetën se ç’kisha, u thashë: “Bëhuni të forta. Sa mora vesh se Mehmeti ka vrarë veten…” Gruaja menjëherë tha: “E vranë Mehmet Shehun!”

Vendi nuk më zinte. Ç’të bëja? Mora në telefon Veli Llakajn. “Shoku Veli,- i them,- ministri i Mbrojtjes, shoku Kadri, në zyrë është?” “Po, -më thotë,- në zyrë është, në zyrë jemi të gjithë”. “Të lutem,- i thashë,- thuaji shokut Kadri se dua të vij ta takoj”. “Mirë,- më tha Veliu dhe mbylli telefonin. Mbas 40 minutash më merr në telefon Veli Llakaj e më thotë: “Duro, hajde. Shoku Kadri të pret në zyrë”. Vajta, i ndjekur nga dy oficerë të Sigurimit nja 10-15 hapa pas meje… U desh një orë që të takoja Kadri Hazbiun. Me sa dukej ai kishte biseduar me Komitetin Qendror për këtë takim me mua. Fjala e parë që më tha Kadri Hazbiu, pa më dhënë as dorën ishte: “Çfarë do Duro? Pse erdhe?” Më erdhi shumë keq nga ajo pritje e Kadriut, por s’kisha ç’të bëja… Pas pak, Kadriu më thotë tekstualisht: “Po ja, more Duro, Mehmeti (jo shoku Mehmet) vrau veten për çështjen e asaj vajzës, të fejuarës së Skënderit, për atë vajzën e Turdiut”. “Më fal që të ndërpres,- i thashë Kadri Hazbiut, -por unë nuk di asgjë për atë vajzë…” Pasi më tha nja dy fjalë për mbledhjen e Byrosë Politike, Kadriu më porositi që bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Arshiun dhe Nexhipin, bashkë me gratë të shkoja dhe ta përgjonim Mehmetin tërë natën dhe të nesërmen të shkonim ta varrosnim. “Atje është dhe Fiqreti me djemtë”, më tha… “Partia dhe qeveria nuk i varrosin armiqtë, se puna e Mehmetit mund të jetë armiqësore. Ky është urdhër nga lart”,- më tha Kadriu. “Nga Kryeministria në varrim do të vijë një mikrobuz me disa veta nga administrata. Kam kaq me ty. Ik tani!” Duke dalë nga zyra, pavarësisht nga gjendja që isha, i thashë Kadri Hazbiut me zë të ulët: “Po ju si do bëni, shoku Kadri?” Kadriu u nxeh dhe m’u kthye me zë të lartë: “Dil jashtë! Nuk kam më punë me ty!” Në të vërtetë unë nuk ia thashë me ndonjë qëllim të keq Kadriut ato fjalë.

Duro Shehu dëshmon se si është sjellë Kadri Hazbiu pas eliminimit të Mehmet Shehut: “Ditën e hënë erdhi Kadriu në Ministrinë e Mbrojtjes. Mblodhi të tërë oficerët në sallën e kolegjiumit. Më shumë se 200 ushtarakë. Ishte sekretari i parë i Komandës së Aviacionit dhe i Flotës. Domethënë, i gjithë aparati. Erdhi Kadriu. “Ja, – tha ai,- dhe ai vrau veten. (e kishte fjalën për Mehmetin). Unë kam mbetur tërë natën pa gjumë. Më thoshin fëmija: Babi do bëhesh Kryeministër. Dhe unë u thosha: Po dale ore, këtë e vendos Byroja Politike”. Për këto fjalë janë dëshmitarë shumë nga 200 oficerët pjesëmarrës në këtë mbledhje. S’kanë vdekur të gjithë, shumë prej tyre janë gjallë ende.

Më tej, Duroja tregon: “Në atë kohë bëhej xhiro në bulevardin e Tiranës deri në orët e vona. Gjithë populli dilte në xhiro, se nuk kishte as makina. Tek i gjithë populli u përhap lajmi që Kadri Hazbiu do bëhej Kryeministër. Pastaj u hap fjala që Enveri vdiq. Donin ta shikonte Shqipëria dhe bota. E nxorën në Galerinë e Arteve Figurative. E nxorën Enverin, e ulën në një karrige. Në krahun e djathtë Kadriu në këmbë, në të majtën Ramizi. Fliste populli: E patë shokun Ramiz, e patë shokun Enver. E patë shokun Kadri në krahun e djathtë. Ai do bëhet Kryeministër. Shkurt, ishte përhapur fjala në të gjithë Shqipërinë që pas Mehmetit, Kadri Hazbiu do të bëhej Kryeministër i vendit. Mirëpo erdhi ditëlindja e tij. Ai priti që t’i shkonte Enveri, por ai nuk shkoi. Priti dhe Nexhmijen, nuk i shkoi as ajo. Priti dhe Ramizin, por as ai nuk i shkoi për ditëlindje. I shkuan të tjerë natyrisht”.

Se si rrodhën punët më tej, ju e dini shumë mirë dhe unë kam folur vazhdimisht për to.

Gjenerali Klloçkov: Lavdi Heroit Mehmet Shehu!

Duro Shehu bëri gati dhjetë vjet burg pas vdekjes së Mehmetit. Pas vitit 1990 ai fitoi lirinë, por kishte ngelur pa punë, pa shtëpi, pa të ardhura. Demokratët që erdhën në pushtet nuk e ndihmuan. Një pjesë e quanin të persekutuar politik, të tjerët si njeri i diktaturës. Nuk ia njihnin as statusin e veteranit të luftës, ku kishte marrë pjesë qysh 15 vjeç…

I mbetur në mes të katër rrugëve, shkon në Rusi, në San Petersburg (ish-Leningrad) ku kishte kryer studimet ushtarake dhe ku banonte ish-gruaja ruse. Pas ca kohësh, duke biseduar me shokë të tij rus, ata i sugjerojnë të takohet me Kryetarin e veteranëve të San-Petersburgut, Gjeneralin Klloçkov, dy herë Hero i ish-Bashkimit Sovjetik. Kështu bëri Durua. Bëri kërkesë dhe një ditë ai e priti ta dëgjonte si e kishte hallin. Durua i tregon se ishte edhe veteran i Luftës së Dytë Botërore, por edhe ish-i burgosur në kohën e diktaturës.

Si e kë emrin? E pyeti Gjenerali. Dhe pasi dëgjoi mbiemrin Shehu, e pyet sërish: Ke të bësh me Mehmet Shehun? Dhe kur mori vesh se ky ishte vëllai i Mehmetit me babë dhe me nënë, ngrihet në këmbë dhe merr qëndrimin gatitu e duke nderuar si ushtarak, thotë: Lavdi Mehmet Shehut, Heroit të Spanjës dhe të Luftës së Dytë Botërore! Më tej i tha se emri i Mehmetit ishte shumë i dëgjuar në vitet e luftës në radhët e Ushtrisë së Kuqe dhe se ushtarët rusë krenoheshin me emrin e këtij luftëtari të madh…

Që nga ajo kohë, sa herë vjen 9 maji, Duro Shehut i shkon edhe në Kanada nëpërmjet postës një fletë mirënjohjeje nga Presidenti i Rusisë, si për të gjithë veteranët e Luftës së Dytë Botërore.

39 komente në “Rrëfehet vëllai i Mehmet Shehut që jeton në Kanada: E vërteta e vdekjes së tij, kush e vrau dhe si e mora vesh”

  1. veteran ballist says:

    Bravo ruseve , dine ti vleresojne veteranet dhe jo si ne ne Albanistan qe i trajtojme (tani ) si tradhetare (heronj quhen ballistet e fashistet tani me fjalorin demokar) !!!!!!! LAVDI HERONJVE DHE VETERANEVE TE LUFTES NAC-CLIRIMTARE ;

    1. Lumi Ebro says:

      Mehmeti ishte nje xhihadist komunist veteran i brigadave xhihadiste komuniste bolshevike qe luftonin en Spanje me 1936-1936. Ai ishte i njejte si xhihadistet vahabiste qe luftojne ne brigadat e stome ne Siri me nenudheheqjen dhe parate e Arabise Saudite. Mehmeti qe nje spiun i Rusise.

      1. Tarrasi . says:

        VELLAI YT MEHMET SHEHU ISHTE NJE PLEHRE QE ATE VRASJE QE PESOI E KISHTE PAK.

        TE PAKTEN TI E DI SE SI KANE JETUAR NJERZIT QE VELLAI YT KA FUTUR NE BURG VETEM SE ISHIN TE AFERIT E NJE PERSONI TE PASUR PERPARA CLIRIMIT.

        URO ZOTIN QE NUK E MORE VESH SE SI PERFUNDUAN VIKTIMAT E TIJ GJATE LUFTES. MEHMET SHEHU ISHTE I VETMI QELBESIRE SHQIPTARE QE VRAU ROBERIT E LUFTES.

        FUNDI I TIJ ESHTE I PAKET DUHET TE KISHTE VUAJTUR ME SHUME. fATKEQESISHT NUK KA PASUR DEMOKRACI TE VERTET NE SHQIPERI KU TE DENOHESHIT KRIMINELET KOMUNISTE NE BAZE TE KRIMEVE TE BERA KUNDREJT POPULLSISE ME SEBEPIN E LUFTES SE KLASAVE.

        PA U ZHDUKUR KOMUNISTET SI SALI BERISHA FATOS NANO ILIR META GRAMOZ RUCI DHE PIONERET SI EDI RAMA ME SHOKE NUK KA PER TE PASUR DEMOKRACI DHE ZHVILLIM SHQIPERIA.

        1. Aureli says:

          Te kam patur komisar,o Duro mavria,por ti nuk dije te lidhje dy fjale!
          Sa per Mehmetin kaq te them:
          -Ne se Mehmeti nuk do ishte poliagjent,ashtu sic e percaktoi Enver Hoxha,jo ti,por asnje shkrim nuk do behej per ate ,per ta shfajesuar ndaj Enver Hoxhes!
          Keni 26 vjet qe merreni vetem me vrasjen apo vetvrasjen e tij!
          E per cfare na duhet ne te tjereve kjo?
          Pse duhen mbushur gazetat me shkrime dhe trillime te sajuara me keq se llogjet e kavajes?Mire qe ti e ke vella dhe i mire apo i keq ai eshte vellai yt,po te tjereve per cfare u duhet historia e vetvrasjes se Mehmetit?
          Aq me teper kur sajohen mbrockulla si keto te Idajet Beqirit,qe per turp te zotit eshte edhe avokat i mjeri!
          Engjell sikur te kete qene M.Shehu ,vetem per dy krime te tij ai nuk do te permendej ne asnje rast si viktime e Enver Hoxhes!
          1-M.Shehu ka organizuar dhe drejtuar personalisht te gjitha mbledhjet e ushtarakeve te larte per demaskimin e PUCISTEVE ne ushtri duke grumbulluar material te mjaftueshem per udheheqjen e shtetit dhe gjykatat qe ata te shkonin ne pushkatim!
          Dhe kete e bente jo se e hante meraku per ushtrine dhe shtetin,por se donte te ndreqte sa me shume imazhin e tij si besnik i pa lekundur i Enver Hoxhes!
          Kete metode djallezore ai e ka perdorur edhe gjate LUFTES ANTIFASHISTE,kur vriste balliste pa gjyq,duke njollosur imazhin e PKSH dhe partizaneve!
          2-Pas denimit te pucisteve jo pa qellim ai i kerkoi Enver Hoxhes qe te merrte edhe postin e ministrit te Mbrojtjes!
          Ne emer te zbatimit ekstremist te parulles “MBROJTJA E ATDHEUT DETYRE MBI DETYRAT”,ai vuri ne dispozicion te fortifikimit te vendit shuma kolosale,te pa imagjinueshme per mundesite e ekonomise shqiptare,duke bere te mundur rrenimin e te gjitha degeve te ekonomise,shtimin e varferise,qe sollen vendosjen e TALLONIT te bukes!
          Per te dy keto ceshtje,le te ngrihen komisione te posacme,per te studiuar dokumentacionin dhe nxjerre konkluzionet reale te pasojave armiqesore prej super agjenti te M.Shehut!
          Por kete nuk e merr persiper njeri ta beje,se nuk u intereson padroneve te tij,se do t’u dale veprimtaria kriminale dhe agjenturore e njeriut te tyre,qe ne pa mundesi te vriste Enver Hoxhen,qe gjate LANC-it,ia futi vetes!
          Dhe ju tani na derdellitni:Jo u vra apo u vetvra Mehmeti!
          As qe na plasi fare para halleve qe ka sot populli shqiptar!

          1. alban says:

            Cfare lesh veteranesh e ke fjalen more njeri i kulturuar… Gjermani te njohu shtet te pavurur ne 43 se bashku me kosoven kurse shqiptaret do luftonin gjermanet per serbin dhe ia dhane kosoven Serbise dhe festuan diten e clirimit me vone. E vetmja gje qe donin gjermanet ishin qe te mos kishte komuniste shqiperia . Sot qe ne shajme gjermanet, prape ne shqiperi nuk lejohen komunistat, nesoj sic deshti qeveria naziste dhe ajo shqiptare me 43. Per cfare atdhetaresh e ke fjalen ti ? Se ato qe ishin atdhetare, Fronti/Bali i Kombit qe luftuan kundra komunisteve dhe per bashkim trojesh, ato quhen tradhetare…., Edhe sot 26 vjet ne demokraci, akoma historine ne shkolle e gatuajne komunistat sllav.

      2. Greece is shit says:

        Lumi i mutit….ti je vetem nje cope muti…kush je ti more bajge te flasesh per komandantin e luftes se dyte boterore dhe kryeministrin me te suksesshem qe ka njohur e do njohi ndonjehere kjo toke.

    2. Aureli says:

      Te kam patur komisar,o Duro mavria,por ti nuk dije te lidhje dy fjale!
      Sa per Mehmetin kaq te them:
      -Ne se Mehmeti nuk do ishte poliagjent,ashtu sic e percaktoi Enver Hoxha,jo ti,por asnje shrim nuk do behej per ate per ta shfajesuar ndaj Enver Hoxhes!
      Keni 26 vjet qe merreni vetem me vrasjen apo vetvrasjen e tij!
      E per cfare na duhet ne te tjeterve kjo?
      Pse duhen mbushur gazetat me shkrime dhe trillime te sajuara me keq se llogjet e kavajes?Mire qe ti e ke vella dhe i mire apo i keq ai eshte vellai yt,po te tjereve per cfare u duhet historia e vetvrasjes se Mehmetit?
      Aq me teper kur sajohen mbrockulla si keto te Idajet Beqirit,qe per turp te zotit eshte edhe avokat i mjeri!E ngjell sikur te kete qene M.Shehu per dy krime te tij ai nuk do te permendej ne asnje rast si viktime e Enver Hoxhes!
      1-M.Shehu ka organizuar dhe drejtuar personalisht te gjitha mbledhjet e ushtarakeve te larte per demaskimin e PUCISTEVE ne ushtri duke grumbulluar material te mjaftueshem per udheheqjen e shtetit dhe gjykatat qe ata te shkonin ne pushkatim!
      Dhe kete e bente jo se e hante meraku per ushtrine dhe shtetin,por se donte te ndreqte sa me shume imazhin e tij si besnik i pa lekundur i Enver Hoxhes!
      Ketre metode dinake ai e ka perdorur edhe gjate LUFTES ANTIFASHISTE,kur vriste balliste pa gjyq,duke njollosur imazhin e PKSH dhe partizaneve!
      2-Pas denimit te pucisteve jo pa qellim ai i kerkoi Enver Hoxhes qe te merrte edhe postin e ministrit te Mbrojtjes!
      Ne emer te zbatimit ekstremist te parulles “MBROJTJHA E ATDHEUT SETYRE MBI DETYRAT”,ai vuri ne dispozicion te fortifikimit tre vendit shuma kolosale,te pa imagjinueshme per mundesite e ekonomise shqiptare,duke bere tre mundur rrenimin e te gjitha degeve te ekonomise,shtimin e varferise,qe sollen vendosjen e TALLONIT te bukes!
      Per te dy keto ceshtje,le te ngrihen komisione te posacme,per te studiuar dokumentacionin dhe nxjerre konkluzionet reale te pasojave armiqesore prej super agjenti nte M.Shehut!
      Por kete nuk e merr persiper njeri ta beje,se nuk u intereson padroneve te tij,se do t’u dale veprimtaria kriminale dhe agjenturore e njeriut te tyre,qe ne pa mundesi te vriste Enver Hoxhen,qe gjate LANC-it,ia futi vetes!
      Dhe ju tani na derdellitni:Jo u vra apo u vetvra Mehmeti!
      As qe na plasi fare para halleve qe ka sot populli shqiptar!

    3. Saba says:

      Ty mor vllau mehmetit ake pyt vetin sa njerz u vran apo u persekutuan para se ta vrisnin vllaun tend po ty ste ka interesuar fare se ne at koh ty dhe familja jot keni jetuar si pashallar e tash del dhe na tregon do prralla por edi cfar ty ben mir te mbash kontaktet me vllezrit rus se rus ke qen dhe rus ke mbet kurse sa i perket luftes se dyt botrore po te ishte per juve gjermani do ishte akoma aty.

    4. Saba says:

      Ty mor vllau mehmetit ake pyt vetin sa njerz u vran apo u persekutuan para se ta vrisnin vllaun tend po ty ste ka interesuar fare se ne at koh ty dhe familja jot keni jetuar si pashallar e tash del dhe na tregon do prralla por edi cfar ty ben mir te mbash kontaktet me vllezrit rus se rus ke qen dhe rus ke mbet kurse sa i perket luftes se dyt botrore po te ishte per juve gjermani do ishte akoma aty.

    5. Saba says:

      Ty mor vllau mehmetit ake pyt vetin sa njerz u vran apo u persekutuan para se ta vrisnin vllaun tend po ty ste ka interesuar fare se ne at koh ty dhe familja jot keni jetuar si pashallar e tash del dhe na tregon do prralla por edi cfar ty ben mir te mbash kontaktet me vllezrit rus se rus ke qen dhe rus ke mbet kurse sa i perket luftes se dyt botrore po te ishte per juve gjermani do ishte akoma aty.

    6. Shpellari says:

      Ne boten e civilizuar kjo histori quhet “Polit-Thriller”. Cfar ne Shqipri ndodhi ne fillim te 80-dhjetave ia vlen te gjirohet nje film á la France, sipas mundesive me regjisorin e njohur Claude Chabrol!!

    7. alb says:

      jo jo jevgjitet thonin rrofte enveri se mehmeti desh na theri,,,,,,,,, nje komunist qe eshte dhe rracist si nuk shkon apo jo,?, mehmeti kadriu te gjith keta kan vrare ashtu siq jan vrare dhe ata,,,,,,,,,,,lufta per pushtet eshte e keqe historikisht ka pasur indriga dhe brenda nje familje ,ka vrare vllau vellane i biri te atin motra njerka e ku ta di une ,, semundje e keqe ky pushteti apo jo…….sa per mehmetin mbaj nga babai qe ka qene shum i eger figur e rende , por enveri si gjithmone nje hap para,,,, po si nuk doli nje ish sigurims i asaj kohe te na tregoje cfare ka ndodh me te vertet apo jan betuar tek enveri,, shoh kur shkoj ne tirane ca pleq me kapele repuplike dicka din ata se nuk ka mundesi,,, kurse per mehmetin nuk e di a ka varr por mqns je ne kanada bej ekspertizen dhe dalin fiks shkaqet e vdekjes,,,,,,,,,,,,,,,

  2. mark says:

    Nje qen me pak. Nese me te vertet e kane helmuar/vrare, Mehmeti provoi medicinen qe ai dhe shoket e tije prodhuan dhe u dhane shume shqiptare.

  3. anonim says:

    Lavdi Katileve!

  4. Kryqi says:

    O Duro,perendia juaj ju qelloj, heroi i zemres suaj Enver,ati i besuat ati i sherbyet,me te
    bashkepunuat per te vrare “komplotistet”e partise.Memeti pesoj ate qe u beri te tjereve
    What Goes Around…Comes Around.

  5. Mali says:

    Nuk kishte frike Enveri nga asnjeri Po qe se Mehmeti e kishte hak i bente gjyqin si gjith armiqve i demaskonte dhe i denonte si pas ligjeve ne fuqi s kish pse te fuste Kadriun.

  6. Ed says:

    Na keni ca trapin me kto histori bqmash, mund te vij keq per ca hoqi familja me pas dhe kaq

  7. hysa says:

    KUSH VRET NGA AJO DO I VIJE VDEKJA …….. PLUMBI KESHTU I KA ADETET.

    NDERSA KUSH SHKEL,VJEDH,BEN KRIME,… DO TJA PAGUAJNE …….. “TE PAFAJSHMIT” ( FEMIJET NIPA MBESAT) ASGJA NUK IKEN……

  8. Kellira says:

    Heroi i luftes (kjo nuk diskutohet) hengri çorben qe gatoi vet dhe shkoi si shume shoke te tjere jo me pak heronj se ai..
    Nuk di sa mund te jesh krenar per kete…

  9. capi dhia says:

    Ky Duro Shehu qe ta dini ju eshte nje … qe i merte uniformen ushtarake Mehmetit, e vishte vete dhe dilte ne pazar. Dhe Metja e hoqi nga Tirana, e turperoi me shoket, dhe e dergoi ne Elbansan ne nje pune te rendomte – se aq mend kishtu Durua. Do ta kishte degdisur edhe me keq po Metja nuk kishte cfare ti bente nenes se vet e cila duke e ditur kush qe Dura nuk e linte rehat Mehmetin me lutjet e saj per Duro … . Prandaj sa mesiper nuk vlejne, me ndonje perjashtim.

    1. Gëzim says:

      …. me lot. Rrofsh capi dhia…

    2. polo says:

      Capi Dhia Loqja gabon.Nuk ishte Durua ishte Nexhipi.Fratelua i vogel i Mehmet beut

  10. kodrasadikitk says:

    Nese te lavdon e te nderon Serbija e Rusija i bije se te lavdon e te nderon nji mike e nji shok qe ke punuar per te !! Ezeza gjithmon vjen nga Rusija e Serbija kurse e bardhe ,perspektiva e demokracija etj vijne nga SHBA-te e Gjermanija prandaj ne ti hapim syte e te rreshtohemi kah e bardha dhe kah lirija e botes demokratike..

  11. Biskota Topalle says:

    Te paketen juve keni nje Selfie te Mehmetit O Duro qofte edhe i vrare apo i vetevrare.Po ata qe vellai yt vrau dhe zhduku pa gjyq per 40 vite qe nuk ju gjenden as varret.Shqiptaret e shkrete cfare faj i kishin Mehmetit dhe Enverit qe mire qe u vrane dhe ngordhen per buke per 45 vite po dhe i kolektivizuan edhe pulat e macet per Racen sllave.Ik Duro dhe qaje privatisht se publikisht nuk ka njeri simpati per gjakpiresit e popullit te tyre te shkrete dhe te pa mbrojtur.Per hater te sllaveve na bete kopsht zoologjik me eksperimentet e Mehmetit dhe 1miliarde $$$ e bunkereve qe nuk bejne me as per te dhier ne ta.Cobanet dhe vrasesit e komunizmit nuk kane goje te hapin me ato qe ju kane bere Shqiptarve te shkrete.Nami i tet vellai ka per baze mijera te vrare dhe te zhdukur pa gjyqe dhe pa asnje akuze.A ke ndonje sqarim edhe per ata O Duro se te kerkojne.

  12. Arber says:

    Nxitjen per t’u bere Kryeminister Kadri Hazbi e ka marre nga agjenti i UDB-se dhe KGB-se , Ramiz Alia. Duro ka te drejte kur thote se mehmetin e vrane ata qe moren pushtetin pas tij, dmth., Ramizi me Nexhmijen.

  13. Meri says:

    Per te gjith ju felliqsira qe shkruani me siper, nga keto qe shprehni jeni fundrinat e shoqerise , Te mos kesh respekt per veteranet e luftes sjeni gje tjeter vecse ngordhesira. Historin nuk e ndryshoni ju dot as e mohoni o bythlepirsit e Sales.
    Kaq
    Nuk dua te ndyj compjutrin me Ju .

    Meri

  14. Los Vjerda says:

    Kriminel ishte Mehmet Shehu. Ka lare duart me gjak ne Shqiperi e Spaje(Ne Spaje ka vra edhe prifterinj e murgesha) Si ai duhet te perfundonte edhe Hoxha me te shoqen Nexhmijen. Ajo bushter ka pire shume gjak prandaj vazhdon te jetoje. Nexhmije i di mire te gjitha. Pse nuk paditet ne gjyq. Kujtoj, mbas ngorlljes se Enverit, Nexhmija tha: “Enveri na e la partine te forte”. E forta ishte se eleminoi te gjithe kundershtaret e jo kundershtaret e tij.Aso kohe Enveri vetem se mirrte fryme. Fajtoret nuk ndeshkohen. Jane perseri ne kohen e tyre. Keto shkrime jane vetem sa per te mbushur faqet e gazetave. I vellai shfryen mellefin.

  15. Sokol says:

    Po qe mehmeti ka therur njerez me doren e tij u ka prere fytin e di ti o sh Duro?

  16. Dino says:

    Te gjitha jane spekullime. Ne letren qe M.Shehu la pas vetvrasjes, ai akuzon hapur se e vrau Jago. Dmth Kadri Hazbiu. Ne kuptimin qe Kadriu duhet t’i kete thene qe hiqja vetes se nuk ke nga t’ia mbash. Qe te shpetosh familjen dhe neve te tjereve. E.Hoxha nuk kishte interes te vriste Shehun. Thjesht se i duhej si dore e forte. E,Hoxha po te donte e hiqte qafe Shehun sic hoqi qafesh te tjeret. Ca akuza, ne gjyq dhe plumbin me “duar te pastra”. Dmth me gjykate.

  17. TRAPI says:

    MEHMETI SHYQYR QE U VRA APO U VETE VRA,,,KRIMINEL I ZOTI ISHTE…ENVERI SI USTA JA BERI NENEN ME GJITHE FEMIJE E ME GRUA

  18. rrumpalla says:

    ç’na çani trapin m Meten, jo e vrau ky, po s’e vrau ai !!! Meten e zuri gjaku i atyre qe kishte vrare tere jeten, po ashtu edhe Kadriun edhe te tjeret. Kaq e thjeshte eshte ! ata qe i vrane, pa e ditur as vete, ishin dora e hakmarrjes se zotit !

  19. Adi says:

    Shqiptareve u duhet treguar e verteta.
    _______________________________________
    Sherbimi Sekret Osman per te mbajtur nen kontroll te fort popujt e Ballkanit, mbolli agjentet e tij neper gjithe gadishullin tone dhe ne vendet kyçe te tij, ku kalonin rruget kryesore te komunikimit.
    Nje nder keto agjentura sekrete ka qene edhe te paret e Mehmet Ismail Shehu.
    Kjo familje eshte me origjine nga Izmiri I Turqise.
    Ajo u vendose ne fshatin Çorrush te Mallakastres, ne aksin kryesor ku kalonte rruga Janine,Gjirokaster, Berat, Tirane, Shkoder e Podgorice. Ajo u vesh dhe me petkun fetar te SHEHLEREVE per ti shpetuar goditjeve te patrioteve shqiptar.Kjo familje financohej nga Sherbimi Sekret Turk deri kohet e fundit.
    Detyrat e familjes SHEHU kane qene :
    1.Te informonte per gjiethcka ne ate zone ku jetonte.
    2.Te kontrollonte te gjithe grupet patriotike shqiptare dhe te eleminonte me te rrezikshmit per Perandorine Osmane.
    3.Te grabiste karvanet tregetare qe kalonin ne Corrush.
    4.Te pengonte bashkpunimin e shqiptareve te Janines me ata te Shkodres.
    Keto detyra agjenturore antishqiptate familja te paret dhe familja e MEHMET SHEHUT i kryeu me sukses.
    Vet Mehmet Shehu ka qene nje terrorist dhe kriminel ekstremist islamik underkaver.Ai ka vrate me arme dhe helmim mijra shqiptar.Viktimat e tij jane te shumta dhe kerkojne drejtesi.Terroristi Mehmet Shehu duget te dali para drejtesise dhe denuar ne mungese pas vdekjes.
    SOKRAT BUFI(babai I Ylli Bufit), 76 viktimat e Golemit te Lushnjes, qindra te vrare ne Mallakaster edhe nga varri po kerkojne DREJTESI.
    Lakenjte dhe bishtat e ketij terroristi po kerkojne ta ringjallin e riabilitojne perseri kete kriminel e antishqiptar te madhe.

    me origjine nga Izmiri I Turqise.

  20. Ledio says:

    Shqiptaret kane 70 vjet qe meren me histori luftrash nderkohe qe vazhdojme te ngelemi vendi me te ardhurat me te ulta ne Europe, pa ushtri, polici, gjykata, me sistem arsimor e shendetesor krye te degjeneruar. Shikoni perpra njerez edhe mos u merni me historira Mallakastriotesh, Tropojanesh, Labesh apo gjithfare soji e sorrollopi qe shkruajne ketu.

  21. Bomba says:

    Shume mire Duro ,ashtu duhet se KGB Ruse ka shum nevoj per sherbetor nga Familja Shehu por sherbetor kunder Kombit shqiptar dhe ti besoj je me I duhuri per ate pune.Bythlepires keni qene gjate gjith kohes tuaj,shkoni aq larg sa te bashkepunoni edhe me armiqte me te eger te Kombit shqiptar me Rrcen Inferiore Kulturore Ortodoksit Sllave.Larg shqiperise ,sikterr ju tradhetaret e ketij kombi,ju bastardet qe nuk keni turp por putheni me armiqte e Kombit shqiptar me Sllavet kurse Vellain tuaj ate kriminelin Mehmet shehun e Martoi Serbi Dushan Mugosha me dashnoren e tij.Ju jeni llumi I Kombit shqiptar nga cdo ane ,jeni njerez te pamoralshem.Sa para apo Dekorata te dha KGB Ruse?

  22. landi says:

    Mehmet Shehu ka vrare veten. Jane gjalle ekspertet dhe mjeket ligjore. qe e kane provuar kete ne menyre te qarte.
    Jane djemte e tij, te cilet e kane pranuar dhe deklaruar kete shume here.
    Eshte bere nje gjyq, qe nuk arriti dot te provoje se e vrau Kadri Hazbiu, megjithses u perpoqen jo pak. Aty nuk u vertetua dot se Kadri Hazbiu ka shkuar ne shtepine e tij me 17 dhjetor. Ali Ceno dhe te tjere te gjykuar e kane deklaruar kete shume here gjate keture 25 vjeteve.
    E megjithate historia vazhdon te shtremberohet. Nuk eshte se do kush te rehabilitoje Mehmet Shehun. Jo, u terheqin vemendjen njerezve nga hallet e sotme.
    Duam, apo jo, historia do merret edhe me Enverin, edhe me Mehmetin, edhe me Kadriun, e, keshtu me radhe. Askush nuk do thote se koha e tyre ishte progresive, por historia, qe nuk pyet per keta “shkrimaxhinj” dhe per “komentuesit” e llojit tone, do trajtoje gjithshka sipas rregullave te saj te pameshirshme.
    Thone se ai ishte kriminel, por harrojne te shtojne se ishte edhe partizan e udheheqes luftarak trim. Kete pjese duan t’ia perlyejne disa “historiane” te vonuar, nga radha e atyre, qe 45 vjet mbanin mbiemer tjeter, per te fshehur prejardhjen e tyre te njollosur nga bashkepunimi me okupatoret nazi-fashiste. Ata i bejne nder luftes NCL, por edhe sukseseve, qe nuk munguan edhe gjate komunizmit., sepse me mohimin e tyre u kujtojne atyre qe i kane jetuar se sa te ndyre jane mbeturinat e bashkepunetoreve tradhetare.
    Historia do i gjykoje te gjithe. Edhe Mehmetin e shoket e tij per te keqijat qe kane bere.
    Por edhe keta te sotmit qe vjedhin dhe perdhosin kete popull te mjeruar gjate gjithe historise se tij.

  23. Baton Gostivari says:

    Zoti Duro!

    Më shpjego se si ke jetuar dhe jeton me dije se sa shpirtëra ka marrë vëllau yt shpirtkatrani?
    Të pyes thjesht nga kërsjhëria duke ditur karakterin humanist të Bashkimit.

  24. Rita says:

    Landi ——edhe Stalini ishte trim ,luftarak ,mposhti nazi-fashistet ,,,,por te gjitha dekoratat meritat,postet e titujt e tij u hodhen ne koshin e plehrave e sot e dekada te shumte nuk i njhet asnje merite por vecse titulli diktator !!! Dhe te krahasosh paksa Shehun katil me Stalinin !! Cfare dha i dyti ne arenen boterore e cfare dha i pari ne vendin e tij !! Po te krahasohen krimet ,burgimet ,internimet e Shehut me te Stalinit ,kam frike se ja kalon mallakastriti ne raport me popullsine ! Stalini luftoi ,vrau popullsine jo ruse ,( polake ,ukrainas e pakica te tjera ) e tjetri shqiptare e vetem shqiptare !!! Dhe persa i perket ceshtjes se vrasjes -vetvrasjes i takon familjes ta zbardhin ceshtjen si dhe ne interses te historise qe perjetuam !! Qe gjeneratat e sotme e te ardheshme ,ku per fat nuk provuan ate shtet dhunues te mesojne e dijne mire se gijotina e atij shteti godiste pa meshire cdo shqiptar ,qofte ai dhe kryemnister ,minister !!! Natarisht qe ajo ushtri e zeze e shtetit sadist ,me udheheqje ,”intelektuale “( i thencin ) klasa punetore e fshatare jane pjese e historise ,kane hyre ne histori me emertimet qe u takojne secilit sipas ndihmes ,punes qe dhane ne cimentimit e diktatures me te eger ne zonen e europes !!! Dhe per diktatoret asnjehere s”do te kete as dhe me te voglin nderim e rehabilitim !!Do te mbeten ne perjetesi si njolla me zeze e me e turpshme e historise se popullit shqiptar !!!

  25. landi says:

    @ Rita!!!
    Ti nuk ditke asnje gje.
    Stalinit nuk i eshte hequr asnje titulle.
    Ai eshte i varrosur pas mauzoleumit, vec nga 6 te tjere, edhe ata udheheqes te dikurshem te Bashkimit. Sovjetik.
    Buste ka ne shume vende, ndersa ne vendlindjen e tij, ne Gjeorgji eshte nje statuje e madhe qe nuk u hoq kurre.
    Sot, o njeriu me pseudonimin Rita, ai eshte i votuar nga gati 2/3 e ruseve, degjion, te ruseve, si njeriu me i shquar i Rusise ne te gjithe kohrat.
    Varri i tij eshte i mbuluar me kurora me lule cdo dite!!! Keto i kam p[are me syte e mi, por i kane pare shume qe vene si turiste ne Moske.
    Ishte diktator, por ishte fitimtar i Luftes e Dyte Boterore, gje qe ia njeh gjithe bota, ku perendimoret radhiten te paret.
    Kur Hrushovi filloi destalinizimin, ne vitin 1956, nuk guxoi ta bente jashte Kongresit te XX. Me vone po, e shtriu ne jeten e Rusise.
    Ku eshte sot Hrushovi? I harruar, i varrosur ne nje varreze larg Sheshit te Kuq!
    7 vjet pas destalinizimit nga Hrushovi, ne vitin 1963, pra kur Hrushovi ishte ne pushet, ne Moske shkoi Curcilli. Te thote ndonje gje ky emer? Po, pra, kryeministri i Britanise se Madhe, armiku me i madh ideologjik i Stalinit. Futu ne you tube dhe lexo cfare ka thene ai burre, nje nga politikanet me te medhenj te perendimit, fitimtari i padiskutueshem i luftes se Dyte Boterore. Ai e ngre aq lart Satlinin, sa ti, qe nuk lexoke gje nga historia, do biesh per toke. Te njejten gje beri Gjenerali De Gol, nje nga presidentet e medhenj te Frances.

    Prandaj, o njeriu me pseudonimin Rita, mos ngaterro Stalinin me Enverin. Enveri eshte nje hic para tij. Stalini, thone ruset, kishte kult personi, kjo nuk diskutohet, por kishte edhe personalitet te madh, gje e diskuton njeri.
    Enveri asnjehere nuk ka qene si Stalini. Midis te tjerave te pabera qe kreu, ishte dhe goditja e besimit fetar. Shiko cfare beri Stalini per fene ortodokse ne Rusi, te cilen e kishte goditur Lenini, qe te kuptosh ndryshimin.
    Kohet, kur drejtonin ata nuk do vijne me kurre, por lutju Zotit qe mos ndodhe me emrin e Enverit, ajo qe po ndodh sot ne Rusi me emrin e Stalinit.
    Enveri

  26. Rita says:

    I perkas gjenerates qe mesuam gjuhen e huaj ruse ne shkolle si nje orjentim ,detyrim e shperblim ndaj dashurise qe mbajti deri ne vdekje diktatori yne per Stalinin ! Dhe pak rendesi ka por per dijeni nuk perdor pseudonim por perdor emrin tim te lindjes ,pra te verteten !! Pashaporta qe perdor ketu e dekada verteton pohimin tim ! Nesje ,bustet e Stalinit qe keni pasur nderin t”i shikoni e prekni nga afer ,a mund te thoni se kur jane ringritur ??? Pas vitit 90-te kur katrahura ish-sovjetike nuk can koken per statuja te vdekurish e te rene nga imazhi ?? Apo ne Gjeorgjine ku nje statuje e tille shihet nga Moska si nje mos-ikje nga kthetrat ruse ,si nje rikthim ne sovjetski sojuz !!! Dhe ne se U. Curcilli eshte shprehur me respekt per ish aleatin e tij kjo nuk ja zvogelon krimet e ja heq emrin diktator !! Dhe pse te mos shprehej sic shkruani kur se bashku ( dhe Ruzvelti i Amerikes ) ndan europen e Ballkanin sipas deshires se tyre pa pyetur popujt banore te hershem e mijevjecare !!Dhe se fundi e bija e Stalinit eshte ajo qe i ka vene pikat ne vendin e duhur !!! Sic njeh prindi femijen e tij po ashtu njeh me se miri dhe femija prindin e tij !! Ajo ka treguar gjithcka ,per sensin kriminal ,brutalitetin e te metat e te jatit te vet !!Une sa zhgarrevis asgje s”them ,!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje