Rivotimi në Gostivar mund të vendosë për formimin e qeverisë, shqiptarët vendosin për balancat…

maqedoni-13-696x392Komisioni Shtetëror për Zgjedhje ka vendosur që të rivotohet në qendrën e votimit numër 0396/1 në Gostivar, njësia zgjedhore numër 6. Kjo qendër votimi ka 892 votues dhe teorikisht mund të ndryshojë ndarjen e mandateve vetëm ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Dallimi në vota i këtyre dy partive në njësinë zgjedhore 6 është 335, pa llogaritur votat e qendrës së votimit 0396/1. Dallimi i partive shqiptare është më tepër se 892 dhe rivotimi nuk do të ketë ndikim në mandatet e tyre.

Nëse në zgjedhjet e përsëritura LSDM arrin të marë 335 vota më tepër nga VMRO-DPMNE-ja atëherë do t’ja rëmbente një mandat deputeti në njësinë e 6 dhe rezultati i përgjithshëm do të shkonte 50-50

Kjo është matematikë reale, për shkak se në zgjedhjet e 11 dhjetorit VMRO-ja ka marë vetëm 74 vota në këtë vendvotim. Por gjithçka do të varet se drejt kujt do t’i drejtojnë votuesit partitë shqiptare, të cilat nuk kanë interes të drejtpërdrejtë nga ky rivotim.

Në qendrën e votimit 0396/1, BDI ka fituar 107 vota, Aleanca për shqiptarët 68, Lëvizja Besa 48 dhe PDSH 24 dhe PPD 6

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *