Saimir Tahiri replikon me PD-në: Klement Balilin e kemi peshqesh nga ju, por ai është i mbaruar. S’ka skutë e ferrë ku mund të fshihet

tahiri_12Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu është përgjigjur akuzave të PD-së, se policia ka mbrojtur Klement Balilin.

Sipas tij, kjo është shpifje.

Reagimi i plotë i Tahirit:    

Trimat e Shqupit vazhduan edhe sot te nxjerrin llumin e godines se tyre per te njollosur Policine e Shtetit. Perseri akuzuan Policine dhe mua personalisht per mosarrestimin e Klement Balilit.

Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!

Dhe ashtu si kemi pastruar jo pak nga llumi qe ju e mblodhet shtresa – shtresa ne tete vjet dhe e shtruat si jorgan pandeshkueshmerie mbi Policine e Shtetit, ashtu do bejme edhe per Klement Balilin.

Shpifjet tuaja per shetitjet e tij neper plazhe e neper Tirane apo fotomontazhet e qytetareve tuaj dixhitale me gjoja Balilin mbi jahte nen mbrojtjen e policise, nuk na kane penguar po na kane motivuar edhe me shume ne ndjekjen e ketij krimineli ne kerkim.

Eshte e vertete, policia nuk ka arritur ende ta arrestoje dhe operacionet e njepasnjeshme qe kemi organizuar nuk kane dhene ende sukses.

Por kjo nuk do te thote se ne mbrojme Balilin, sepse kjo eshte njesoj si te thuash qe jo vetem DEA apo CIA po vete qeveria amerikane qe u investua me burime njerezore e materiale te papara ndonjehere, per vite te tera, ne kapjen e Eskobarit, mbronte Eskobarin dhe nuk luftonte per arrestimin e tij!

Apo njesoj si te thuash se kapot e mafias neper katundet e Sicilise qe kerkoheshin prej vitesh para se te kapeshin apo te tjere qe nuk jane kapur akoma, mbroheshin ose mbrohen nga Ministria e Brendshme e Italise!

Une e pranoj cdo kritike dhe jam gati te jap llogari per cdo rast mossuksesi te perkohshem sic eshte edhe rasti i Klement Balilit, po refuzoj te degjoj me respekt keto sulme te turpshme ndaj Policise se Shtetit e ndaj meje apo kryeministrit tim personalisht!

Keto sulme une thjesht i perbuz!

Keto sulme mund te sugjestionojne edhe njerez qe duan ta ndihmojne realisht Policine e Shtetit ne misionin e saj, po jo mua dhe jo publikun shqiptar qe di te dalloje qarte Policine e Shtetit dje me Policine e Shtetit sot. Luften me krimin e me drogen dje me luften me krimin e me drogen sot. Lidhjet e policise e te paraardhesve te mi ne kete detyre, me krimin e me drogen dje, nga lidhjet e mia me policine e me qytetaret sot.

Klement Balili nuk ka asnje shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij.

Por po ashtu, asnje shprese nuk kane as trimat e Shqupit qe i tremben vetingut si djalli temjanit dhe as ndonje fjalimxhi me gjuhen e neperkes ne parlament qe i trembet humbjes se sigurte te karriges se deputetit!

Keta jane vetem aktoret e nje maskarade te pambarimte kunder Policise se Shtetit dhe pergjigjen do ta marrin ne 18 qershor te vitit qe po vjen bashke me ndeshkimin e tyre me te rende popullor!

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *