Akuzat e PD ndaj deputetit të LSI, Shkëlqim Selami: Ja si është e vërteta

17 Dhjetor 2016, 20:39Politika TEMA

Shkëlqim Selami, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaron se nuk ka qenë i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali dhe se dëshmia e pafajësisë së tij është e depozituar në KQZ.

Ai publikoi një vendim të Gjykatës së Brindizit, që e tregon të pastër dhe shprehet se do t’ia dorëzojë sërish KQZ-së të hënën këtë vendim, nese ajo nuk e disponon.

“E para, nuk kam çfarë të mos deklaroj. I kam deklaruar të gjitha dhe janë të gjitha të zezë mbi të bardhë në KQZ. Absolutisht që nuk ka asnjë bazë, unë jam totalisht i pafajshëm dhe s’kam asnjë lidhje me akuzat që më janë bërë. Vendimi që unë kam është i formës së prerë dhe nuk kam asnjë lloj penaliteti në Itali”, thotë Selami për Top Channel.

Por për Partinë Demokratike, zbulimi nga mediat i faktit se deputeti i maxhorancës Shkëlqim Selami ka fshehur të dhënat ngarkon me përgjegjësi edhe kryeministrin Edi Rama.

Zbulimi nga media i rastit të deputetit të mazhorancës, Shkelqim Selami, i cili ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore, tregon edhe një herë pse Edi Rama nuk e do dekriminalizimin, e pengon atë dhe nuk është i gatshëm ta zbatojë. Ndërkohë që Europa e ka theksuar, e ka vënë tek kushtet e vendit tonë për integrimin europian, Edi Rama nuk bën asnjë përpjekje për aplikimin e dekriminalizimit, për ndarjen me krimin, me personat me të shkuar kriminale që i ka në Parlament, në bashki e në zyra qendrore”, deklaroi më herët sekretari për rendin dhe sigurinë, Enkelejd Alibeaj.

Për Selamin, akuzat e ngritura ndaj tij kanë prapavijë politike.

Faktikisht duan të heqin vëmendjen nga reforma në drejtësi dhe vetting-u”, thotë Selami.

1 komente në “Akuzat e PD ndaj deputetit të LSI, Shkëlqim Selami: Ja si është e vërteta”

  1. Erjon Brace says:

    Po vlora e njef mire se cili eshte ky …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje