Çfarë ndodhi të enjten në Kuvend, që shpërtheu “luftën” PD-LSI?

17 Dhjetor 2016, 19:21Politika TEMA

PD sulmoi sot ashpër LSI-në nëpërmjet deputetes Albana Vokshi lidhur me koncesionin e laboratorëve në Shëndetësi.

Ky koncesion i mbështetur nga qeveria u kalon privatëve 18 laboratorët e spitaleve publike.

Çfarë ndodhi të enjten në Parlament me këtë koncesion?

Me anë të kreut të grupit të saj parlamentar, Petrit Vasili, LSI propozoi një amendament që 8 milionë USD-të e parashikuar në buxhet si fond për këtë koncesion të mos miratoheshin, sepse ende nuk u ishte dhenë deputetëve një studimi fizibiliteti.

Përpara kësaj, PD e kishte kundëërshtuar gjithashtu koncesionin.

Por megjithëse me fjalë e denoncoi, të enjten në Parlament, PD nuk i përdori të gjitha votat e saj për ta penguar koncesionin.

21 deputetët e mëposhtëm të saj nuk u bashkuan me amendamentin Vasili:

1.Sali Berisha, 2.Luçiano Boçi, 3.Ridvan Bode, 4.Majlinda Bregu, 5.Helidon Bushati, 6.Igli Cara, 7.Kozma Dashi, 8.Liljana Elmazi, 9.Harbjola Halimi, 10.Keltis Kruja, 11.Flamur Noka, 12.Astrit Patozi, 13.Eleina Qirici, 14.Arben Ristani, 15.Genc Ruli, 16.Eduard Selami, 17.Dashamir Shehi, 18.Edmond Spaho, 19.Dashamir Tahiri, 20.Jozefina Topalli, 21.Alban Zeneli

Të tjerët bashkuan votat me LSI-në, por në total u bënë vetëm 38. Amendamenti i LSI nuk kaloi. Socialistët fituan se ata bënë 64 deputetë për ta rrëzuar amendamentin Vasili.

Në deklaratën e sotme të Albana Vokshit thuhet:

“Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në. Gjasme-amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër”.

E vërteta është që PD e kishte në dorë ta ndalonte koncesionin e laboratorëve gjatë votimit të buxhetit në Kuvend.

Por ajo nuk u bashkua e gjitha me nismën që e pengonte koncesionin, të cilin e kritikoi me fjalë, por e mbrojti me votë.

Me sa duket këtë ka parasysh partia e Metës në reagimin e sotëm kur thotë “problemi i PD nuk është LSI, por oligarkët”.

4 komente në “Çfarë ndodhi të enjten në Kuvend, që shpërtheu “luftën” PD-LSI?”

  1. ada says:

    keta deputetet , tamam keta 20 emra qe citoni , flasin gjithmone te paret dhe ikin . asnjehere nuk votojne .

  2. Spartaku says:

    Me sa duket,se, pd-ke nuk po gjen ngrohtesi me LSI-n,po fillon t’i versulet,si ne ate kohe qe e akuzoi per Tom Doshin.Po e ndjen se LSI-ja nuk do e mbeshtese ne zgjedhjet e 18 qershorit. Si keta te pd-ke, nuk do te kete me njerez me te felliqur,ineresaxhinj.

  3. student says:

    Shikoni ku voton Ruli per te gjetur pisllekun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje