Dosja sekret, SHISH ankohet se nuk përgjon dot. Aleatët: Jeni të lodhur!

17 Dhjetor 2016, 09:15Politika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror nuk po përgjon dot aplikacionet e reja të teknologjisë së fundit, si Viber, WhatssAP, apo të tjera komunikime elektronike. Për këto arsye, SHISH është kritikuar nga shërbimet inteligjente të vendeve partnere, të cilët e kanë quajtur qendrën tonë të përgjimeve “të lodhur”. Kjo konfirmohet nga numri dy i Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar, Helidon Bendo në një raportin në një mbledhje të mbyllur të Komisionit për Sigurinë Kombëtare në 24.11.2016.

Për çështje sigurie dhe për të mos qenë në vëmendjen e medias, kjo mbledhje është zhvilluar ditë të enjte, në një prej sallave të Parlamentit, teksa paraprakisht zhvillohej seanca plenare. Por “Shqiptarja.com” siguron procesverbalin e plotë të kësaj mbledhjeje, ku janë diskutuar nevojat dhe problemet financiare të SHISH­it. “Qendra jonë e përgjimeve është një aset i vyer për punën tonë, por fatkeqësisht është jashtë kohës.

Duhet t’ju bëj me dije që ne në parim, pra Shërbimi Informativ dhe agjenci të tjera, nuk arrijnë të përgjojnë aplikacione të tilla si Viber, WhatsApp dhe pothuajse të gjitha bisedat në rrjetet sociale dhe të ligjtë sot ato përdorin kryesisht. Megjithatë nga ministri na është thënë se do të miratohet një fond shtesë. Po ashtu për koordinatorët, përsëri ministri na ka premtuar se do të na akordojë fondet e diskutuara nga ana jonë. Në lidhje me qendrën e përgjimeve ka një problem se ajo përdoret edhe nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që ditë për ditë takohemi në Shërbimin Informativ për mirëmbajtjen e saj.

Ndërkohë që nga partnerët tanë strategjikë, të cilët e kanë mbikëqyrur atë qendër na është thënë specifikisht që kjo është një qendër e lodhur, është jashtë kohe”,­tha numri dy i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bendo. Ai parashtroi probleme se po ashtu nuk mund të paguajnë disa koordinatorë të shërbimit jashtë vendit. Sikundërse është bërë me dije, Komisioni i Sigurisë propozim shtesën e një fondi prej 358 milionë lekësh që SHISH të plotësojë këto nevoja, por Komisioni i Ekonomisë nuk ja konfirmoi ai. Spartak Braho konfirmon faktin se mazhoranca e sotme nuk e ka “Shumë xhan Vishon”, por do ta mbështesë atë në punën e përditshme.

Hapet Mbledhja

Spartak Braho: – Mirëdita! Meqë kuorumi u bë i plotë, sipas programit, sot do të shqyrtojmë dhe do të miratojmë në parim projektbuxhetin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Të ftuar në komisionin tonë nga Shërbimi Informativ Shtetëror janë: zoti Helidon Bendo, zëvendësdrejtor, zonja Enkeleda Peka, drejtoreshë Juridike dhe zoti Ylvi Aga, drejtor i Drejtorisë Ekonomike. Kush do të parashtrojë ndonjë gjë lidhur me buxhetin e kaluar dhe për të tashmin. Ju mund të na thoni se çfarë nevojash keni që më pas komisioni të gjykojë dhe të vendosë.

Helidon Bendo – I nderuar zoti kryetar, Të nderuar anëtarë të komisionit, Për vitin 2016, SHISH­i ka administruar një buxhet të përgjithshëm në shumën 10,6 milionë euro. Ky buxhet ka qenë rreth 1,8­2 milionë euro më pak se kërkesat e SHISH­it në programet buxhetore afatmesme. Për vitin 2016 realizimi i pritshëm i buxhetit për SHISH­in paraqitet në masën 98%, ku mungesat janë në dy zëra kryesorë: te pagat 600 dhe te sigurimet 601, mosrealizimi. Megjithatë, përfitoj nga rasti të falënderoj edhe Drejtorinë e Shërbimit në Ministrinë e Financave dhe specifikisht ministrin e Financave, i cili ka miratuar të gjitha transferimet buxhetore nëpër artikuj duke mundësuar funksionimin normal të Shërbimit gjatë vitit 2016. Për vitin 2016 Shërbimi Informativ Shtetëror ka qenë në vështirësi për të paguar koordinatorët jashtë shtetit. Ne kemi 7 koordinatorë, 2 jashtë vendit dhe këto për arsye. Në datë 1.10.2014, u transferua pozicioni i koordinatorit nga Ministria e Jashtme në Shërbimin Informativ dhe ky transferim nuk u shoqërua me shpenzimet përkatëse. Gjithsesi, duke pasur mungesa në strukturë për vitin 2016, ne bëmë kërkesën te Ministria e Financave dhe u miratua transferimi i fondeve për koordinatorët. Njëkohësisht kemi pasur mungesa edhe në nevojat për investime, këto kryesisht për blerjen e pajisjeve teknologjike dhe të sigurisë. Këto mungesa reflektohen edhe në projektbuxhetin e vitit 2017. Për vitin 2017 SHISH­it i është miratuar një fond limit për shpenzime të përgjithshme në shumën 1,5 milionë euro dhe krahasimisht paraqitet në vlerën 1,4% më pak në vitin 2017. Megjithatë, parimisht kemi rënë dakord me Ministrinë e Financave që të na alokohen edhe ato shtesa që na nevojiten kryesisht për koordinatorët, por edhe për shpenzimet lidhur me qendrën e përgjimeve. Qendra jonë e përgjimeve është një aset i vyer për punën tonë, por fatkeqësisht është jashtë kohës. Duhet t’ju bëj me dije që ne në parim, pra Shërbimi Informativ dhe agjenci të tjera, nuk arrijnë të përgjojnë aplikacione të tilla si Viber, WhatsApp dhe pothuajse të gjitha bisedat në rrjetet sociale dhe të ligjtë sot ato përdorin kryesisht. Megjithatë nga ministri na është thënë se do të miratohet një fond shtesë. Po ashtu për koordinatorët, përsëri ministri na ka premtuar se do të na akordojë fondet e diskutuara nga ana jonë. Në lidhje me qendrën e përgjimeve ka një problem se ajo përdoret edhe nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që ditë për ditë takohemi në Shërbimin Informativ për mirëmbajtjen e saj. Ndërkohë që nga partnerët tanë strategjikë, të cilët e kanë mbikëqyrur atë qendër na është thënë specifikisht që kjo është një qendër e lodhur, është jashtë kohe.

Spartak Braho – Pse është e lodhur? Në vitin 2004 ka ardhur ajo.

Helidon Bendo ­ Për të respektuar kohën tuaj, për vitin 2017, SHISH­i paraqet kërkesat shtesë për mbështetjen financiare për t’u miratuar në shpenzime dhe investime në shumën 358 milionë e 800 mijë lekë nga të cilat 104 milionë janë artikuj të ndryshëm dhe sigurime për punonjësit, 96 milionë 800 mijë lekë, 602 dhe 158 milionë e 500 mijë lekë nga fondi i investimeve…

Spartak Braho – A ka pyetje?

Asllan Dogjani – Zoti Bendo, kisha një pyetje. Ka një tendencë, pothuajse të paktën edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit që nuk plotësohen kërkesat e Shërbimit Informativ, megjithëse mua më duken minimale duke e krahasuar me misionin që ka Shërbimi Informativ, duke parë në këtë këndvështrim edhe situatën në të cilën ndodhet siguria në vendin tonë, por edhe në vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe terrorizmin dhe ISIS­in. Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja që për kaq pak para nuk ju plotësohen këto kërkesa? A ka ndikuar mungesa e buxhetit në vitin që jemi aktualisht, pra vitin 2016, sepse siç e thatë edhe ju ka qenë 1,5 milionë euro më pak sesa kërkesa në realizimin e detyrave tuaja? Unë mendoj se po të shohim edhe situatën në vendin tonë rendi dhe siguria kanë ardhur duke u përkeqësuar, po të shohim se sipërfaqet me drogë, të cilat janë shtuar maksimalisht, si dhe probleme të tjera që ka shërbimi juaj. Pra, si mendoni ju, përse nuk ju plotësohen këto kërkesa, pasi për 2,6 milionë euro nuk i kushton gjë qeverisë që të plotësojë kërkesat tuaja, t’ju pajisë me mjete apo edhe me pajisje të re përgjimi, sepse me të drejtë kjo pajisje përgjimi nga viti 2004 deri tani me zhvillimin e teknologjisë, sigurisht që nuk i përgjigjet kohës.

Spartak Braho – Desha të sqaroja diçka. Nuk është tendencë, sepse edhe parvjet, edhe vjet ne çfarë kërkesash kanë pasur i kemi shtuar. A ka qenë kështu apo jo?

Asllan Dogjani – Zotëria e tha vetë 1,5 milionë euro më pak se sa kërkesa. (Diskutime pa mikrofon)

Spartak Braho – Nuk është fare tendencë, madje edhe sot unë e kam gjykuar që të bëjmë shtesë, pra nuk ka fare tendencë. Kaq fuqi ka qeveria. Do ta vësh në pozitë të vështirë zotërinë, sepse nuk ka çfarë të thotë.

Asllan Dogjani – Cila është arsyeja dua të di unë? Si mendojnë ata pse nuk u jepen dhe nuk u plotësohen këto kërkesa. Çfarë problemi ka, sepse bëhet fjalë për një shumë të vogël 2,6 milionë euro dhe nuk e gjen asgjë qeverinë që të mos lyejë disa pallate dhe t’ia jap Shërbimit Informativ, sepse bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

Helidon Bendo – Unë e falënderoj zotin Dogjani, për përcaktimin e drejtë që ai tha (nuk dëgjohet) që vazhdon prej 3 vjetësh. Për sa i përket kërkesa unë shpresoj dhe mendoj që qeveria do t’i miratojë, sikundër është bërë alokimi i fondeve edhe vitin që shkoi. Por, në ndryshim nga vjet struktura aktuale është plotësuar, kështu që ne nuk kemi hapësirë për të bërë transferime nga zëri i pagave në një zë tjetër. Unë mendoj dhe besoj se kërkesat tona të miratohen.

Spartak Braho – A ka pyetje tjetër?

Ulsi Manja – Kam unë një pyetje.

Spartak Braho – Urdhëro!

Ulsi Manja ­ Përveç fondeve që merr Shërbimi Informativ nga buxheti i shtetit, Shërbimi, kuptohet brenda kuadrit ligjor që ekziston, a merr donacione nga partnerët?

Helidon Bendo – Nuk bëhet fjalë për donacione, atje bëhet fjalë për projekte të përbashkëta, të cilat buxhetohen në mënyrë të përbashkët, por nuk janë donacione. Ato janë për projekte konkrete.

Ulsi Manja – Financim me projekte konkrete, por jo donacione?

Helidon Bendo – Nuk ka shërbim partner qofshin edhe strategjik, të cilët të ndihmojnë nëse nuk ke një projekt konkret të përbashkët. (Diskutim pa mikrofon) Gjëra të vogla, më shumë janë mjete.

Arben Çuko – Unë kam një pyetje më tepër teknike. Kjo pajisja që ju keni dhe pa dyshim që është e vjetër, sepse ka 12 vjet, me sa ju keni dijeni pajisja që bleu Shërbimi Informativ i Ushtrisë…

Helidon Bendo – Vazhdon e sekuestruar.

Arben Çuko – Ajo është e papërdorur përveçse 3­4 muajve që e përdorën ata. A mundet dot që ajo pajisje t’ju hyjë në punë? Ne mund t’i bëjmë një propozim dhe nga andej t’ju shkojë juve.

Helidon Bendo – Nuk e kam idenë se çfarë pajisjeje është ajo.

Arben Çuko – Po për përgjim është ajo, sepse është blerë 1,8 milionë euro. Pra, të përdorim konceptin e smart difinition, të bashkojmë asetet për të realizuar detyrën. (Diskutime pa mikrofon)

Asllan Dogjani – Edhe këtë të fundit që është ta japin.

Spartak Braho – Nuk është kjo objekti i kësaj mbledhjeje.

Piro Lutaj – A mund të them diçka zoti kryetar? Unë e konsideroj vërtet një lajm të mirë parashtrimin që bëri nënkryetari i Shërbimit Informativ këtu, për arsye se ne çdo vit kemi pasur probleme në lidhje me buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Çështja nuk është për dy vitet e fundit, por ka qenë shumë shqetësues 3 vjet më parë çështja e buxhetit të Shërbimit Informativ dhe Komisioni i Sigurisë për hir të së vërtetës vazhdimisht ka qenë i prirur që Shërbimin Informativ ta stimulojë sa të mundet. Pikërisht në këtë sallë ndoshta është koincidentë, por shpeshherë i kemi ndryshuar të dhënat e buxhetit për Shërbimin edhe gjatë seancës kur është diskutuar buxheti. Më vjen shumë mirë që ju i paskeni hyrë tentativa me ministrin e Financave, paskeni bërë goxha punë. Siç e tha edhe kryetari i komisionit ne do të mundohemi të bëjmë edhe një sugjerim tjetër për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin tuaj dhe ju urojmë sinqerisht suksese për ta kthyer Shërbimin Informativ me fytyrë reale, për të cilin kemi pasur vazhdimisht pretendime dhe do të vazhdojmë të kemi. Jo të gjitha gjërat e Shërbimit Informativ janë publike dhe të gjithë duhet t’i dinë, ndoshta ka shumë gjëra të mira që ju bëni dhe ne nuk i dimë, por e rëndësishme është që Shërbimi të vihet në funksion të vet në interes të çështjes së sigurisë kombëtare. Do t’i ftoja kolegët ta miratojmë këtë dhe atë ditë që do të flasim në parim të mos i kursejmë fjalët edhe për Shërbimin, por edhe për trajtimin që qeveria aktuale i bën Shërbimit.

Asllan Dogjani – Zoti kryetar, doja të dija, sepse ju thatë për një shtesë. A do të plotësohet kjo kërkesë që ka bërë Shërbimi me 2,6 milionë euro?

Spartak Braho – Do ta propozojmë. Edhe unë bashkohem me shqetësimin e zotit Dogjani për ta mbështetur fuqimisht Shërbimin, megjithëse Vishon nuk e kemi pasur shumë xhan, sepse na ka lënë atje te dera për disa kohë, por nuk është çështje personash është çështje institucioni dhe ne në vazhdimësi ju kemi mbështetur dhe do t’ju mbështesim. Për të mos e zgjatur më shumë bëhet fjalë për një kërkesë për 358 milionë. A biem dakord që ta propozojmë? Dakord. Faleminderit!/ Shqiptarja.com

7 komente në “Dosja sekret, SHISH ankohet se nuk përgjon dot. Aleatët: Jeni të lodhur!”

  1. Kritiku says:

    Jeni ne vete ju te vetequajtur gazetare? Lajme jane keto, qe sillni? Ne fakt, duhet qe te hapet nje hetim me ndjekje penale, te personit qe ka ofruar kete material, tek mediat. Jo te gjitha, qe perbejne pune te brendshme, te organeve shteterore, te lidhura me sigurine e shtetit, duhet te behen publike. Duhet prere dora atyre qe nxjerrin materiale te tilla, per publik. Ç’do gje ka kufi dhe ne shume raste nuk duhet kaluar, sepse ke te besh me perballimin me ligjin.
    Te vetequajturit gazetare shqiptare nuk e kuptojne thelbin e kesaj pune.

  2. .**** says:

    MENDOJ qe esht gabim shum i madh ti japesh para shikut per aparatura pergjimi , nje sherbim informativ qe nen hunden e tij punojn pa piken e problemit ka 25 vjet sherbimi serb dhe ai grek , qe jan rritur dhe sofistikuar ne permasa qe po dirigjojn politiken e shtetit SHQIPTAR esht e turpshme , e çna duhet shiku tashme kur ndodhet nen kembet e sherbimeve te huaja , per ti paguar rrogen ca dembelve pa vler, ti japim para nga taksat tona qe te blejn aparatura dhe te pergjojn kundershtaret e tyre politik dhe partit politike ne vend , per te sjell konfuzion dhe per ti dhen informacion berishes çfar ben Rama me shok , po jo mer zotri nuk jemi kurr dakort , sherbimi sekret i joni esht inegzistent dhe meret vetem me komplote politike ku me shum fut mutin se ndimon taksapagusit e vet , ktu antishqiptaret dalin lajf ne tv dhe nuk kemi par nje reagim te vetem nga ky sherbim per sigurin komtare , ktu jan ulur kembe kryq asfalia greke dhe sherbimi serb , po dalin agjentet shqiptar te ktyre sherbimeve hapur fare dhe nuk ka burr ti ndaloj kunder shtetit dhe dinjitetit komtar , veprimtarit e sherbimeve te tjera po lozin si i do qefi , ngrihet flamuri grek ne himar dhe hidhen parrulla antikomtare nuk reagon kerkush , jemi katandisur si komb qe nuk e rruan njeri per dinjitetin komtar , e per çfar i korkon visho parat kur ne krye te kti sherbimi e vuri saliu qe esht kapter i sherbimit serb qe ne vitet 90te , flamur noka ish minister i brençem qe esht ne brendesi te informacionit e deklaron vet qe ka patur lidhje me serbet , por nuk i kan kerkuar me sherbim ka ca koh , ne gazeta i lexojm kto koba qe po them , ktu u shit deti live tek greku sherbimi sekret nuk reagoj dhe nuk dha iformacionin me te vogel , apo sherbimi esht per te zbuluar prostitucionin dhe kondrabanden e droges se aty kan dhe perfitime dhe se vetem kjo gje i intereson europes , ne si taksa pagus asqe na intereson kjo fush , ne duam siguri komtare dhe mos nderhyrje ne punet tona nga shtetet fqinje , se nderhyrja e tyre me njerzit qe paguan me ojeqet dhe partit politike shqiptare , kto na kan ber te vuajm si popull kto 25 vjet , se kta njerez qe punojn per kto sherbime te huaja jan njerez kyç ne vendimarrjet ne parlamendt dhe politiken shqiptare , deputetet kryesisht nga PDja te dypunsuar ne sherbimin serb dhe deputetet e ppdnj se nga krahu grekut e kan mberthyer per fyti parlamentin dhe kte vend , se ktyre nuk i intereson zhvillimi dhe fuqizimi shtetit ton , por sa i dobet ngelet shteti aq i varferuar esht dhe njerzia , pra mos zgjatemi me shum esht fatkeqsi komtare per kte sherbim te fshet qe kemi , qe e drejton te tjeret , ky esht pa vler dhe nuk ja vlen teushqejm ca deblel dhe thashethemexhi me rroga te majme duke bredhur rrugeve dhe klubeve te kryeqytetit ter diten e perendis ky esht mendimi im.

  3. populli says:

    Privatesia eshte gje e shenjte. Na behet qejfi shume qe nje qeveri dhe nje shtet diktatorial e abuziv, nuk mundet qe te fuse hundet ne punet e njerezve, sepse dihet qe ata abuzojne shume me pergjimet. Kur informacione sensitive dhe private bien ne duart e te ligjve qe perfaqesojne administraten, atehere publiku eshte ne rrezik dhe duhet qe te mbrohet me te gjitha menyrat.

  4. Semblindark says:

    Jo mo Jo mos leshoni aty ku nuk duhet. Po Bendo nje injorant, qe ka bere karriere duke lepire bythen shefave, kerkon qe te hedhe hi syve…..po pergjimi eshte nje nga elementet e grumbullimit te informacionit…perse nuk flisni per paaftesi te tij dhe te vartesve te tij per te krijuar informatore, te cilet jane baza e punes se cdo sherbimi.
    Bendo kerkon ti mashtroje keta injorante te sigurise kombetare. Flisni ku ka degraduar sherbimi shtetit, se jeni te gjithe pjese e ketij krimi mqse keni vite qe i sherbeni dhe vetem leket i merrni.
    Profesionalizmi nuk mund te ece papasionin per kete profesion. Nese keta drejtues e konsiderojne si mjet per tu ushqyer kane ngaterruar zanat. Mqthse gjithe injorantet ne kete institucion jane mbledhe dhe mgjse jane trajnuar dhe jashte vendi ne ate nivel kane ngelur.

  5. Aparati says:

    Ndoshta kjo eshte nje arsye per ta larguar Visho Ajazi Liken nga detyre. Ka kohe qe i vine verdalle. Po te pergjohen qeveritaret e djeshem dhe te sotem, politikane te djeshem dhe te sotem do gjenden xhevahire besoj.

  6. sofia says:

    Vertete e keni qe do ti jepni para Visho Ajazit te pergjoje juve dhe pastaj “qytetari dixhital” na çane menderen tere diten? Shik-u ne Shqiperi sot nuk i duhet askujt, eshte kunder atyre qe votoi populli dhe i sherben Sali Berishes; shik-u, presidenti dhe gjykatat nuk i sherbejne popullit shqiptar, por krimineleve (rasti Lulezim Berishes i fresket…), hajduteve dhe tradhetareve. Pa fshirjen nga faqja e dheut te ketyre personave, nuk ka veting, nuk ka stabilitet, nuk ka mireqenie, nuk ka jete per te tjeret. Pastroni halene se ka qelbur dynjane!

  7. l cmen me gjithe lecka says:

    Pse, akoma ekziston SHIK-u ne Shqiperi?!! Uau!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje