Këto janë vendet më të sigurta në botë, nëse do të ketë luftë bërthamore

17 Dhjetor 2016, 11:28Bota TEMA

Tensionet që përfshijnë po rikthehen në rrëmujë të politikës botërore, kështu që nëse hipotetikisht mendohet një luftë bërthamore, nga do të duhej të iknit?

Vdekja e Presidentit të Kubës, Fidel Castro, rishtazi – i cili njihej për kërcënimet me luftë bërthamore – na ka përkujtuar sesa shumë ka ndryshuar bota, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Thuhet se tani bota është më e sigurt sesa që ka qenë ndonjëherë në histori dhe këtë e tregojnë rënia e vrasjeve të dhunshme dhe zvogëlimi i vrasësve.

Bazuar në një studim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), vrasjet në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi kanë pësuar rënie gjatë 15 vjetëve të fundit dhe luftërat kanë sjell më pak viktima krahasuar me luftërat e shekullit të kaluar.

Madje as luftërat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme nuk mund të krahasohen me gjenocidin e diktatorëve su Stalini, Mao ose Hitleri.

Megjithatë, testimet atomike të Koresë së Veriut dhe zbatimi i sanksioneve të Këshillit Evropian për vendet si Rusia, do të mund të kenë pasoja të rënda.

Shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë – për konfliktin me Ukrainën – dhe kjo parasheh tensionim të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë e NATO’s, duke mos lënë anash as paqëndrueshmërinë në kufijtë mes Indisë dhe Pakistanit.

Ish-shefi i Pentagonit, William Perrz ka thënë se rreziku i një lufte bërthamore është më i lartë tani sesa në vitet e 70’ta dhe kjo mund të rritet edhe më tej me zgjedhjen e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në të gjitha këto rrethana “The Guardian” ka supozuar se cilat do të ishin vendet më të sigurta në rast se një luftë e tillë do të niste, transmeton Express, citon lajmi.net.

Sipas “The Guardian”, vendi më i sigurt do të ishte Antarktida dhe kjo nuk është hera e parë që vendi i akullt konsiderohet si vend për t’u fshehur ose për të fshehur armë bërthamore nga një luftë e tillë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Antarktidë ishin fshehur një masë e madhe e armëve bërthamore.

Opsion tjetër, si vend i sigurt është konsideruar Ishulli i Lindjes në Paqësorin Jugor, në të cilin janë larguar drunjtë për tu vendosur figura gjigante të gurit.

Në listën e vendeve që do të iu ofronin siguri nga një shpërthim masiv bërthamor do të ishte edhe arkipelagu i Kiribatit apo ishujt Marshall që janë të rrethuar me 750 mijë milje me sipërfaqe oqeanike.

3 komente në “Këto janë vendet më të sigurta në botë, nëse do të ketë luftë bërthamore”

  1. kasem gahinja says:

    ceshte ky gomar qe ka shkruar kete arikull?

  2. Ilir says:

    Lajmi me idiot.Tipik per te mbushur nje web.Keqardhje per Temen (ne kete rast).Te pakten perktheni korrektesisht permbajtjen (fjalori varety nga kultura individuale).Ku e gjen perkthyesi fjaline : Gjate luftes se dyte boterore ne Antarktide ishin fshehur nje mase e madhe e armeve berthamore ???!!!! Gjate kesaj lufte,ende nuk ekzistonin ! Beni kujdes Liri

  3. sako says:

    o gazetar debil, “gjate luftes se dyte boterore ishin fshehur arme berthamore” o mutin mu ne koke ty dhe botuesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje