Korrupsioni shqiptar ështe në grahmat e fundit

berisha ngjelaNga Spartak Ngjela

Korrupsioni shqiptar ështe në grahmat e fundit: ai ka humbur luftën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe ja pyetjet:

Pse ka hyrë Amerika në luftë me korrupsionin shqiptar?

A do shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha?

Ç’është zgjedha në Shqipëri?

Nga u ka ardhur shqiptarëve kjo zgjedhë?

Sa kohë kanë shqiptarët që luftojnë për të hequr zgjedhën e brendshme të tyre?

Këto janë pyetjet që zgjidhin pyetjen: a do të shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit që po iu merr frymën?

Po cila është zgjedha aktuale e shqiptarëve?

Zgjedha aktuale është zgjedha e korrupsionit. E pra, a do të shpëtojnë shqiptarët nga korrupsioni tani shpejt? Në fakt kjo është tradhëti e krerëve që kanë marrë përsipër që të drejtojnë shqiptarët, dhe, si gjithmënë, nuk duan t’i lënë shqiptarët që të hyjnë ne Evropë, se i kanë vjedhur dhe duan t’i sundojnë.

Po të kishim pyetur Faik Konicën, edhe pse ai i donte shumë shqiptarët, do të na thosh: “as mos iu shkojë mendja: shqiptarët janë mësuar vetëm me zgjedhe. Kanë qënë gjithmonë të tradhëtuar nga krerët e tyre; do rrinë nën zgjedhën e tyre”.

Dhe tani na del pyetja: vërtet, sa kohë kanë shqiptarët nën këtë zgjedhë? Përgjigjia të bën pesimist. Një historian serioz si Fan Noli do të na thoshte: “që pas vdekjes se Gjergj Kastriotit”. Dhe e dimë se Noli e ka shkruar shumë bukur historinë e Skënderbeut.

Dhe ne do të mërzitshim me pesimizmin që do të na pushtonte duke menduar: “shumë gjatë, shumë gjatë po rrimë nën zgjedhe”. Po ja që kjo është e vërtetë. Dhe i vërtetë është edhe fakti që tani ne shqiptarët mund të jemi duke flakur tej zgjedhën e fundit: korrupsionin shqiptar.

Por çfarë do të na thosh Faik Konica, Fan Noli e sidomos, çfarë do të na thosh Ismail Qemali pasi të pyeteshin: a do të shpëtojnë dot shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit aktual? Faiku do të pyeste: kush e drejton luftën? Amerika Faik. A, në rregull, do të thosh Noli menjëherë, a ka hyrë Amerika në luftë kundër korrupsionit shqiptar? Po. Ka marrë fund: korrupsioni shqiptar e ka humbur luftën me Amerikën. Amerika nuk humbet asnjë luftë.

Por më i thellë sigurisht do të kishte qenë Ismail Qemali. Ai, pasi të merrte faktet politike të angazhimit amerikan dhe gjerman në Shqipëri, do të buzëqeshte, dhe nën mjekrën e bardhë do të thosh: “Njëlloj si Austro-Hungaria dhe Gjermania e kohës sime: Amerika ka vetëm një zgjidhje të suksesshme në Ballkanin Perëndimor: aleancën me Shqipërinë, me Kosovën dhe me të gjithë botën shqiptare në Ballkan.

Por tani ajo është në luftë me korupsionin shqiptar, çfarë do të ndodhë?

“Shqiptarë, rrini të qetë! Korrupsioni shqiptar e ka humbur luftën me Amerikën, dhe Shqipëria po shkoni drejt Bashkimit Europian” – kështu do të na thoshte Ismail Qemali.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Korrupsioni shqiptar ështe në grahmat e fundit”

  1. LORA says:

    Rezultate te prekshme Taku,,,vetem kur t’i shoh do te besoj se ajo Amerika e jote e ka pas pernjimend kete lufte me kancerin e korrupsionit antishqiptar .
    Une Taku mendoj se deri tani me shume duhet t’i jem mirenjohese zonjes Romana Vllahutin ,dmth Gjermanise.
    Hajt pra ,tung per sot.

  2. Zara says:

    Te lumte goja dhe mendja! Mezi po presim.

  3. perkthyesi says:

    Avokat, qofte ashtu sic thoni ju, por kam frike, pasi korrupsioni ka shtate shpirtra!

  4. duno says:

    Ti ke kohe qe ke pjerdhur por tani je ne fazen terminale te degradimit mental . Korupsioni lulezon ne mbare globin , e ti thua eshte ne grahmat e fundit ne Shqiperi . Gjithnje e me shume po me ngjan me tru pjeredhjenn qe pesoi vitet e fundit merhumi Enver qe u nxirte gjuhen ushtareve te gardes dhe qe kerkonte lofata per te bere camunxa .Pirdh o Spartak se lirohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *