Rama për reformën në Arsim, vlerësim ministres Nikolla: Të tjerët bënë një “vrimë në ujë”

nikolla ramKryeministri Edi Rama vlerëson ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për ndërmarrjen e një prej reformave më të rëndësishme të vendit, atë në sistemin arsimor.

Gjatë një pritje me mësueset më të mira të Qarkut të Vlorës, në kuadër të festave të fundvitit, kreu i qeverisë falenderoi mësuesit për rezultatetet pozitive të gjetura në raportin “PISA 2015”.

Një falenderim të veçantë kryeministri e kishte për ministren Nikolla, për të cilën u shpreh se reforma në arsim është falë saj dhe ishte ajo që la pas të gjithë profesorët dhe shkencëtarët që bënë një vrimë në ujë sa ishin Ministra, duke fshikulluar kështu paraardhësit e Nikollës në dikasterin e Arsimit.

Është merita juaj që këtë vit Shqipëria mori një rezultat befasues nga “PISA 2015”, ku fituam shumë pozicione në krahasim me vitet e shkuara që kanë qenë turpëruese për ne dhe lamë pas vende si Turqia dhe Maqedonia.

Ky është tregues që potenciali ynë është shumë i madh dhe mundësitë që ta kthejmë këtë potencial në rezultate janë reale.

Problemet që duhet të zgjidhim janë ende shumë, por besoj që ndryshimi themelor që ka ndodhur në procesin ende të gjatë të transformimit të arsimit nën lidershipin e Ministres së Arsimit që duhet tu bëjë krenarë të gjithë ju.

Ka qenë mësuese gjimnazi, ka drejtuar një gjimnaz për disa kohë dhe në 25 vjet është Ministrja e Arsimit që i ka lënë pas të gjithë Profesorët dhe Shkencëtarët që kur u bënë Ministra Arsimi bënë secili vrimën e tyre në ujin e ndenjur dhe asgjë tjetër. Siç i thoni ju nga Vlora, bënë një “vërë në ujë“”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se reforma në arsim synon transformimin e procesit të rekrutimit të mësuesve nga një proces korruptiv dhe të bazuar te tesera e partisë, te një proces i bazuar në meritokraci.

Sa i takon rritjes së rrogave, Rama i kujtoi mësuesve se nga 1 marsi i 2017­ës hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave edhe për ta deri në 10%.

Nga Vlora, kryeministri nuk kishte si tw mos komentonte dhe Lungomaren, duke u shprehur se projekti nuk ka ecur ashtu siç pritej. “Edhe vetë Vlora pavarësisht vështirësive do bëhet më frymëzuese dhe e dashur nga pikëpamja e atmosferës se po bëjnë investime të konsiderues

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama për reformën në Arsim, vlerësim ministres Nikolla: Të tjerët bënë një “vrimë në ujë””

  1. Tarrasi says:

    Me verat qe ti po ben dhe ke lene ti ne Vlore po, vdesin njerez …
    Apo kjo ska rendesi per ty , ore KM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *