Sherri Basha – Meta dhe hipokrizia e PD për koncesionin e fundit: A është e shitur opozita?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha metaPse demokratët bashkuan vetëm gjysmat e votave me LSI-në. Një opozitë e shitur apo e paaftë?

Pas debatit të ditëve të fundit se Partia Demokratike nuk i përdori të gjitha votat e saj në parlament, për të penguar koncesionin e Ilir Beqes, atë për kalimin tek privatët të 18 laboratorëve të spitaleve publike, selia Blu është shfaqur me një deklaratë nervoze. Ajo ka sulmuar LSI dhe Ilir Metën si bashkëpunëtore të qeverisjes kleptokrate të Ramës që i ka dhënë visto të gjitha abuzimeve të stërmëdha të këtij mandati.

Dhe në pamje të parë PD ka të drejtë. LSI është bashkëfajtore me Rilindjen në të gjitha mëkatet e këtyre 4 viteve. Ajo nuk i shpëton dot përgjegjësisë për ato çfarë kanë ndodhur në këtë vend. PD-ja ka të drejtë gjithashtu kur aludon se partia e Ilir Metës, bën ndonjë manovër sa për sy e faqe kur afrohen zgjedhjet.

Në deklaratën e sotme të Albana Vokshit thuhej me të drejtë se “vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në. Gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër”.

Po atëhere ku mashtron PD?

A është i drejtë justifikimi se ajo nuk nuk e ndalonte dot koncesionimin e laboratorëve gjatë votimit të buxhetit në kuvend?

Për të kuptuar këtë duhet pasur parasysh ajo që ndodhi të enjten në parlament. Me anë të kreut të grupit të saj parlamentar, Pertit Vasili, LSI propozoi një mendament që 8 milionë USD-të e parashikuar në buxhet si fond për koncesionin e laboratorëve mos miratoheshin, sepse ende për këtë nuk i ishte dhenë deputetëve një studimi fizibiliteti. Pavarësisht nga qëllimet politike, amendamenti Vasili ishte i drejtë dhe parimor. Të zgjedhurit e popullit nuk janë dele të qeverisë që të votojnë një gjë pa pasur informacion për të.

Dhe kështu ndodhi. PD i bashkoi votat me LSI-në. Ata bënë bashkë 38 vota. Por, amendamenti nuk kaloi dhe socialistët fituan se ata bënë 64 deputetë për ta rrëzuar amendamentin Vasili.

Dhe këtu u ngritëen akuzat për PD. Pse e minoi ajo një nismë që e pengonte qoftë dhe jo përfundimisht koncesionin e fundit të Ilir Beqes?

Pse nuk i mobilizoi ajo gjithë deputetët e saj, për të votuar për këtë qëllim? Pse ajo arriti të mbledhë vetëm 20 vota në sallë?

Dyshimet janë dy. Ose në rastin më të keq PD mbron interesa oligarkësh të përbashkët me ata të qeverisë, të cilët i kritikon me fjalë, por i mbron me votë. Ose në rastin më të mirë ajo është krejtësisht indiferente ndaj interest publik dhe në këtë rast mjekëve dhe laborantëve që nëpërkëmb Ilir Beqja.

Cilado qoftë nga këto, përgjegjësia e opozitës për atë që ndodhi enjten në parament është e pafalshme.

Dhe duke kuptuar këtë PD sulmoi sot fort LSI-në për të fshehur mëkatet e saj.

Fatkeqësisht ato që thotë për partinë e Ilir Metës janë të vërteta. Por ato nuk mbulojnë dot një fakt. Pavarësisht nga fjalët që th otë tani për imoralitetin e LSI, PD e mbështeti propozimin Vasili. Ajo e falenderoi atë. Politikisht i dha edhe 20 vota, pra e mbështeti në kuvend. Por PD dështoi të bëhej pengesë për Beqen.

Ndaj sot duhet të përgjigjet se pse nuk mobilizoi dot as gjysmën e deputetetëve të saj që të votonin në bllok dhe jo të shajë lart e poshtë, qoftë për shitjen, apo qoftë për paaftësinë e saj. (lapsi.al)

Emrat e deputeteve te PD qe me mungesen e tyre ndihmuan Ramën

1.Sali Berisha

2.Luçiano Boçi

3.Ridvan Bode

4.Majlinda Bregu

5.Helidon Bushati

6.Igli Cara

7.Kozma Dashi

8.Liljana Elmazi

9.Harbjola Halimi

10.Keltis Kruja

11.Flamur Noka

12.Astrit Patozi

13.Eleina Qirici

14.Arben Ristani

15.Genc Ruli

16.Eduard Selami

17.Dashamir Shehi

18.Edmond Spaho

19.Dashamir Tahiri

20.Jozefina Topalli

21.Alban Zeneli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Sherri Basha – Meta dhe hipokrizia e PD për koncesionin e fundit: A është e shitur opozita?”

  1. aqif tahipi says:

    O daku gazetar ,mos u boj budall se le nom. Pedeja dhe lsi po grinden per vendin e 2 ose te 3 ne zgjedhjet e 2017 . Pedeja po kerkon qe te rikthehen ne gjirin e saj nje pjese e atyre qe u strehuan tek lsi ne 2013 per te ruajtur vendin e punes te fituar gjate kohes se sales.Shumica derrmuese e qytetareve i dine fort mire keto gjera ,vetem ju qe levizni nga redaksite tuaja tek blloku nuk arrini ti shihni. Apo nuk ju leverdis ti shihni ???

  2. Denis says:

    Ky mender presidenti jone me nxjerr mallin e Lalushit te Vlores. Lalushi ja thoshte edhe ndonje bejte por ky cyryku qe na ka mbetur ne dere thote gezuar Krishtlindjet kur eshte Pashke. Sa per pune presidenciale ky lumadh nuk u ngrit as ne nivelin e nje brigadieri kooperative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *