Champions, Evropian, “Top i Artë”, Botëror: Viti “CR7”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

ronaldoCristiano Ronaldo ka përfunduar së shkruari kapitullin më të bukur në karrierën e tij. Në një vit spektakolar e të mbushur me trofe, portugezi është bërë lojtari i parë në histori i cili ka fituar Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian, Superkupën e Evropës, Botërorin e klubeve dhe “Topin e Artë”. E gjitha kjo në 365 ditë të 2016-s, që tashmë mund të quhet viti “CR7”.

Cristiano Ronaldo feston dhe … fluturon për trofeun e tretë në vitin 2016“Ky është një vit ëndrrash”, – tha kampioni i botës pas triumfit të sotëm në Japoni. Edhe pse nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë ndaj Kashima-s, Cristiano shënoi tre gola, i vetmi në botë i cili arrin një kuotë të tillë në një finale të Kupës Interkontinentale ose Botërorit të klubeve bashkë me legjendën Pele.

Braziliani e pati bërë kundër Benfica-s në vitin 1962 (finale me dy ndeshje).Më i miri në botë di të jetë edhe mirënjohësPërveç kësaj, 31-vjeçari gjithsej ka shënuar pesë gola në këtë kompeticion, duke barazuar golashënuesit e tjerë më të mirë, Cesar Delgado, Luis Suarez dhe Lionel Messi. Cristiano u zgjodh si “Lojtari i ndeshjes” në finale, duke u bërë kështu futbollisti i tretë portugez i cili merr këtë çmim në të njëjtin vit në një finale të Ligës së Kampionëve dhe Botërorit të klubeve. Para tij, këtë nder e kanë pasur Maniche (Porto, 2004) dhe Deco (Barcelona, 2006)./Telesport

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *