Koncensioni i laboratorëve, PD vë në gojën e BE-së përfundime të sajuara

18 Dhjetor 2016, 12:40Politika TEMA

Përkthimi i gabuar, si në rastin e vetingut, ashtu edhe në atë të koncensioneve në shëndetësi, duket se është shndërruar në një specialitet të cilin Partia Demokratike e ka perfeksionuar më së miri. Ditën e shtunë, Albana Vokshi hodhi përsëri baltë mbi shëndetësinë, por e bëri këtë duke vënë në gojën e Komisionit Europian një numër të dhënash inekzistente dhe të paartikuluara asnjëherë prej tyre.

Lexo.al ka renditur një numër konkluzionesh tërësisht të rreme të përdorura nga PD, si “argument europian”, kundër koncensioneve në shëndetësi. Për të ruajtur vërtetësinë e faktit, është respektuar origjinali në anglisht, shoqëruar me përkthimin përkatës. Duke analizuar të njëjtin dokument të përdorur nga Partia Demokratike, jemi në gjendje t’I ofrojmë publikut konkluzione e vërteta të Komisionit Europian.

Përfundimi i PD: PPP në shëndetësi ka pasur më shumë hije se sa drita (referuar sistemit spanjoll)

Dokumenti origjinal i KE, faqja 66, referuar Spanjës. “As austerity bites, PPP arrangements, as they are intended to do, protect hospitals from the arbitrarily-reduced maintenance which has traditionally taken place”

https://ec.europa.eu/health/expert_panel/sites/expertpanel/files/ppp_finalreport_en.pdf

Përkthimi: “Në dritën e reformave shtrënguese, partneriteti-publik privat, ashtu siç është edhe qëllimi i tij parësor, ka arritur të mbrojë spitalet nga reduktimi arbitrar i mirëmbajtjes që ka ndodhur tradicionalisht në vend”.

Përfundimi (mashtrimi) i PD: PPP në shëndetësi ka një shtrirje shumë të vogël në vendet e BE

Dokumenti i Komisionit Europian (I njëjti link si më lart), faqe numër 29-31:

• Britania e Madhe, eksperienca më e gjatë dhe më voluminoze e zbatimit të partneritetit publik-privat
• Gjermania, sektori privat ofron një shumëllojshmëri shërbimesh për publikun, duke drejtuar qendra shëndetësore në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe organizata fetare bazuar në masterplanet shtetërore
• Franca, PPP gjithmonë e në rritje në që prej vitit 2003
• Italia, një rast i veçantë pas miratimit të ligjit Merloni
• Rumania përdor PPP në rastin e dializës dhe shërbimeve të tjera klinike në disa spitale shtetërore, radiologji dhe laboratore, që përpara integrimit në BE.
• Portugalia. PPP në shërbimin shëndetësor e bën të jetë vendi i dytë në Europë pas Britanisë, që përdor më shumë këtë formë.

Tabela e koncesioneve në shëndetësi 2002-2011

Britania e Madhe 158
Italia 54
Spanjë 26
Francë 22
Portugali 16
Turqi 16
Gjermani 11…..

Përfundimi (mashtrimi) i PD: PPP në të gjitha vendet e BE përfshin vetëm 1% të investimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor, përjashtim vën vetë Anglia dhe Portugalia

Dokumenti origjinal i Komisionit Europian: PPP in health care delivery across EU Member States Total health care expenditure in the EU countries accounts for betëeen 6 and 12% of GDP, out of which between 3 and 9.6 % of GDP is financed from public sources (10 and 18 % of total government spending)

Përkthimi: PPP në shëdetësi në vendet e BE-së arrin midis 6-12% të PBB-së, nga e cila 3-9.6% financohet nga burime publike (mesatarisht 10-18% e shpenzimeve të përgjithshme qeveritare)

Krahasimi qesharak i PD: Eksperieca e Lesotos mbështet evidencën ndërkombëtare që PPP në shëndetësi kanë risk të lartë dhe janë të kushtutueshme, si dhe dështojnë të avancojnë në qëllimin e mbulimit universal dhe të barabartë.

Për të gjithë ata që nuk e njohin Lesoton, një prej vendeve më të izoluara dhe të varfëra të botës, i ndodhur në Afrikë:

Jetëgjatësia mesatare: 48 vjeç
23,6% e popullsisë është e infektuar me HIV-AIDS
Në zonat urbane, 50% e grave nën moshën 40 vjeç janë me HIV
Vdekshmëria foshnjore 1 në 12 fëmijë
5 doktorë për 100 mijë banorë

Është e turpshme vetëm të mendosh që “ekspertët” e PD-së, nuk kanë pasur mundësinë të gjejnë shembuj më të përshtatshëm dhe krahasojnë Shqipërinë me Lesoton, një shtet të cilin 99% e shqiptarëve as e kanë dëgjuar ndonjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje