Në pritje të vendimit të Kushtetueses…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

starovaNga Arian Starova

Më në fund dhe duke shkelur mbi “shkopinj të gjithëfarëshëm” të vënë parreshtur nën “rrotaˮ, reforma në drejtësi ka ardhur në një pikë, ku dhe kur, interesat e palëve kundërshtare që po debatojnë për shumë muaj kanë dalë hapur. Ato nuk mund të fshihen më me asnjë lloj alibie, apo arësyetimi të rrejshëm demokratik, ligjor, kohëfitues. Deri tani, kohëhumbur kanë qenë shqiptarët bashkë me ëndërrat e tyre për demokracinë e vërtetë, kurse pakica politike dhe ligjore kundërshtare e saj ka fituar shumë, shumë kohë. Ndjehem i sigurt se çdo çast që kalon, edhe tani, i mban këta kundërshtarë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të mbërthyer rreth idesë për zhbërjen e reformës në drejtësi duke e shtyrë atë deri në zgjedhjet parlamentare që po afrohen me shpejtësi.

Fatkeqësisht, këta kundërshtarë janë në të gjithë spektrin e politikës shqiptare, në Opozitë dhe në Shumicën qeverisëse, megjithëse duket sikur flamurin e dëshirës për reformë në drejtësi po e mbajnë në duar konkurruese qeveria dhe kuvendi. Nuk ka asnjë lloj arësyetimi që të mund t’a nxjerrë “dorëjashtë” shumicën e majtë, kur e kanë marrë vesh të gjithë, brenda e jashtë vendit, se një pjesë e saj është e kriminalizuar kurse rritja dhe tregëtia e drgoës kanë kapur shifra të frikëshme. Herë-herë madje, duket se ata që duhet t’i frikësohen më shumë rrjedhojave politike të reformës po shndërrohen në “tenorëˮ të spikatur të kësaj “skeneˮ të zhvillimeve politikë përreth reformës në drejtësi. Dhe fatkeqësisht përsëri, kjo po habit dhe po zhgënjen shumë shqiptarë, përveçse nëse është pjesë e strategjisë ndërkombëtare për të shtyrë me të gjitha mjetet dhe forcat përpara këtë reformë rrënjësore në dobi të Shqipërisë. Për këtë, sidoqoftë, duhet të presim dhe të shohim.

Ndërkohë, të gjithë qytetarët e vetëdijshëm të këtij vendi i kanë drejtuar sytë dhe mendjet te Gjykata Kushtetuese. A do të japë ajo një vendim që do të hedhë poshtë mendimin e Komisionit të mirënjohur ekspert të Venecias? Teorikisht, kjo gjykatë e ka të drejtën për t’a bërë këtë, por praktikisht, kjo do të përbënte një veprim të pandershëm dhe njollëvënës mbi këtë gjykatë (e cila ishte vetë ajo që e kërkoi mendimin e Venecias). Nga ana tjetër, kjo do të ishte edhe shenjë të keqe për t’a futur Shqipërinë në një rrugë plot me të papritura, sepse tashmë është fare e qartë se vullneti i shqiptarëve për t’a kthyer vendin e tyre në rrugën e duhur të demokracinë po shfaqet gjithnjë e më i pamposhtur dhe, në kohën e duhur, këtë do t’a shikojnë të gjithë.

Unë jam prej atyre që besojnë pafundësisht te e mira dhe, për këtë arësye, besoj se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim që do të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Ky vendim do t‘a fusë në histori këtë Gjykatë Kushtetuese për rolin e saj madhor në mbështetje të forcimit të demokracisë shqiptare dhe të spastrimit të saj prej të korruptuarve të politikës dhe të sistemit të drejtësisë ligjore.

Ndërkohë që shqiptarët presin, unë do të doja që forcat e ndryshme politike kundërshtare të kësaj gjendjeje por edhe shumë njerëz të tjerë kryesisht të rinj dhe të interesuar për politikën të fillonin të mendojnë për zgjedhjet e ardhëshme, për t‘i dhënë politikës shqiptare fytyra dhe mendje të reja, të ndershme dhe që e duan vendin e tyre.

Ndodhemi në rrethanat kur një pjesë e mirë e elitës politike të Shqipërisë e ka braktisur me kohe synimin për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, sepse i ka mbytur korrupsioni dhe etja për pasurim me çdo kusht në dëm të këtyre qytetarëve.

Ndodhemi në rrethanat kur vendi ka nevojë për një elitë të re politike drejtuese. Në këtë përpjekje madhore që po e kërkon koha, ka vend për të gjithë ata që politikën e vështrojnë si fushën e përpjekjeve të përbashkëta për të mjirën e të gjithëve, për të mirën e Shqipërisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Në pritje të vendimit të Kushtetueses…”

  1. Demokrati i vertete says:

    Po Arian mirë e ke luptuar dhe mirë e shqyrton problemin Që të arrihet kjo që mendomi ju ka një kusht i cili duhet të filloj nga kryetarët e partive dhe që është dorëheqja se kanë 25 vjet që tunden e shjunden. Si thua kam te drejtë apo jo?
    Demokrati I vertetë

    1. Skypion says:

      Nderkohe qe pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese,ka nje sulm te eger ndaj saj.
      Gjykata Kushtetuese ka qene edhe me pare target i Rames dhe bashibozukerise se tij sepse,qe ne fillim fare, ishin te vetedijshem per pengesen madhore qe paraqiste ajo ndaj synimit te tyre per kapjen e Drejtesise.
      Por,jo kaq egersisht.
      Kjo egersi filloi,qyshse Edi Rama,ne nje mbledhje me deputetet e tij,urdheroi te sulmohej ajo.Te sulmoheshin anetaret e saj.Kjo shpjegon sulmin e aradhave te bashibozukeve mediatike dhe politike te Rames dhe qeverise se tij.
      Ajo qe eshte shume intriguese,ka te beje me faktin,se Rames dhe bashibozukerise se tij,u jane bashkuar edhe shume te tjere,qe nuk jane pjese e klanit te tyre,aq me teper,qe jane identifikuar si kundershtare politike madje.Ky eshte edhe rasti i zoterise qe ka bere shkrimin me lart.
      Keta,jo vetem qe jane nga opozita,por edhe brenda PD-se madje.Kemi rastin e zonjes Bregu ,por edhe te ndoca te tjereve,qe s’po i permendim me emer,meqe nuk po bejne shume protagonizem si zonja ne fjale.
      Ne pamje te pare,duket sikur gjithcka eshte thjeshte mendimi i tyre i lire e sovran.E ne kete pike,jo vetem une,por askush nuk mund ,e as nuk duhet,te mendoje t’ua kontestoje ato.
      Por,nuk eshte taman keshtu.Nuk kemi te bejme me,thjeshte,qendrime te sinqerta ,njerezish te sinqerte,te lodhur me kete sherrnajen e madhe disamujore,qe po shoqeron Reformen ne Drejtesi.
      Ka shume hipokrizi dhe ligesi ketu.
      Keta thone me te madhe – duam Reforme ne Drejtesi!Mos e vononi ate!Mos e pengoni ate!Shumica derrmuese e popullit shqiptar e do ate…!!!
      E gjithe duke bertitur me te madhe per Reformen,akuzojne…ne pergjithesi!Akuzojne ata qe e pengojne,ata qe e vonojne,ata qe nuk e duan,ata te korruptuarit…si ne pozite dhe ne opozite!
      Nderkohe gjithe propaganda qeveritare,politike dhe mediatike,ben me faj Opoziten.
      Rezonanca me propaganden e Qeverise,eshte lehtesisht e perceptueshme dhe e kuptueshme.
      Kur u thua se,nuk eshte problemi tek dashja apo mosdashja,sepse te gjithe e duan Reformen ne Drejtesi,por te moskapja e Drejtesise nga njera pale apo tjetra,keta tipa bejne sikur nuk degjojne,sikur nuk kuptojne;bejne naivin…
      E gjithe duke bere sikur nuk e kuptojne,bertasin me te madhe: duam Reformen,duam Reformen!
      Keta te kallur per drejtesi,zonja e zoterinje, jane aq hipokrite,sa fyejne edhe intelektin e morrit te bythes!
      Sepse.e dine qe gjithe ceshtja eshte tek KAPJA apo MOSKAPJA e Drejtesise.Kjo eshte Ceshtja.Ky eshte Problemi.Ky eshte Thelbi.
      Opozita,jo se ka lindur me te drejten,jo se eshte engjellore,por ne kete rast,ka te drejte.
      Ka kaq shume argumenta,prova e fakte qe i japin te drejte asaj,sa nuk ka mbetur shqiptar qe te mos e kete kuptuar.
      Por,nuk po munden ta kuptojne keta te kallurit per Reformen …
      Nuk dua t’ia di une,nuk duam t’ia dime ne, se qysh e tek…boll me me padrejtesi…boll me me pandeshkueshmeri…ne duam Reformen…ne duam drejtesi…shqiptaret duan drejtesi…ata qe e pengojne jane te korruptuar…jane kunder amerikes,kunder europes,kunder popullit shqiptar,kunder te gjitheve,kunder vete zotit!
      Keshtu thone keta “naivet”.
      E ata qe i degjojne,nga ana e tyre thone: sa mire qe po ia bejne Opozites…se per Opoziten eshte fjala,apo jo?!
      Prape,me kete “naivitetin” e peshtire,e neveritshem,e gerditshem, i bejne thirrje Gjykates Kushtetuese,qe te mos behet pengese e Reformes!
      Thuaju cte duash,cfaredo argumenti,sado i qendrueshem dhe i pathyeshem te jete ai – nuk degjojne nga ai vesh.Bejne shurdhin.Bejne qorrin.Bejne te paditurin.
      Bertitu edhe tek veshi: Ejj o njerez,nuk eshte ceshtja se kush eshte pro a kunder Reformes,pro apo kunder Drejtesise;ceshtja eshte tek KAPJA apo MOSKAPJA e saj.Ky eshte thelbi i problemit.Ky eshte shkaku i gjithe kesaj kerrleshje disamujore opozite-pozite.
      Bertitu sa te duash,nuk degjojne,nuk duan te degjojne.
      Duam reformen-ne – thone!
      Duam drejtesi-ne- thone!
      Nuk kam hasur me pare ne ndonje rast a situate,kur hipokrizia dhe ligesia,te sherbehen kaq peshtiresisht nga nje kinse pafajshmeri,naivitet!

      1. Kostandin says:

        Skypion je fantastik ne ndertimin e fjaleve dhe flet me nje gjuhe afer te perkryeres,natyrisht nuk jam ne nje llogore me ty sidomos ne ceshtjet nacionale por nuk mund te mos te vleresoj .Per shkrimin qe ke bere sot doja te me sqaroje, mire Rama do te kapi drejtesine por edhe Amerika me Europen e duan kete gje?Ma sqaro mua dhe te tjereve edhe kete pike qe te jete shkrimi i jot i kompletuar.Respekt.

  2. Kellira says:

    Një nga minjtë nën mëngë të Sali Berishës.
    I aktivizon me cikle.

  3. Lani says:

    Nuk kane interes re behet reforma: te gjithe ata politikane e gjyqtare qe kane grumbulluar rreth vetes aq pasuri sa do tu duhej te punonin edhe disa jete te tjera me pune te ndershme per ti justifikuar ato. Perse u duhet atehere kjo regorme?!

  4. xheJ eN Bi says:

    Skypion..Lylzimi…

    A.Starova eshte ne rradhet e opozites , po kete shkrim e ka bere per te perfituar
    disa vote me shume ,duke ju bere tirrje votuesve se eshte i paperlyer dhe nuk
    ke lidhje me dy partite e medha qe jane te korruptuara.
    Jo vetem A.Starova dyshon te vendimi i GJ.Kushtetuese por 95% e shqiptareve
    e dine se vendimi qe do marin eshte si nje thike me dy presa.
    Nga njera ane ata po e votuan i hapin “gropen “vetes, po nuk e votuan do kene
    kundra te gjithe shqiptaret dhe do ti tregojne me gisht dhe do ti fershellejne
    kur te kalojne ne rruge.

    Sa per KAPJEN dhe MOSKAPJEN e drejtesise nga Rama ,analizona nenet
    qe i japin mundesi Rames per te kapur drejtesine.
    Kur ben bla-bla ne çdo ne ekrane dhe forume, mbushu mendjen shqiptareve me
    argumenta dhe analizo nenet qe japin mundesi per kapjen e drejtesise
    dhe jo ngre e ul po te njejten fraze- kapja e drejtesise,kapja e drejtesise,
    sa po behet boze ne veshet e shqiptareve.

    Kete ta kam kerkuar dhe here tjeter, po nuk ke argumente te tilla,se amerikanet
    dhe europianet nuk jane kaq naiv ,ose te dashuruar me Ramen sa
    t’i japin nje arme kaq te forte.

    Po ke kellqe beje !!!!

  5. Emigranti says:

    Zoti Starova, gjithe respektet tona, per shkrimin briland, ku dele qarte, qe si opozita dhe gjukata e larte jane ne unisone, per ta penguare e mosezbatuare rreforma, ne drejtesi dhe Vettingu ne vecanti. Skpjoni qe eshte mesuare te haje … t e te mose ngopet. lete vazhdoi te mbroi, banden e pd, dhe gjukaten e larte qe behet pale me te . Mjaftone qe, si brenda dhe jashte vendit tone, nderkmbetaret dhe ju, zoti Starva dhe zonja e nderuare Bregu, jini optimiste se rreforma, me apo pa deshiren e Bashes, dote behet. Atehere dotu ngelet turpi dhe m…i ne goje. Mjere keta antishqiptare qe e pengojne.

  6. Gregor Lato says:

    Arjan,
    Ju pergezoj per shkrimin dhe mendimet tuaja. Jeni personi, juristi dhe politikani i paperlyer qe ju beni thirrje “kolegeve” tuaj jurista, t’i vene gishtin kokes, o me Shqiperine e shqiptaret, o kunder tyre. Koha nuk pret, ajo do kapur kur ka momentin, ndryshe, shqiptaret nuk u kane borxh jetet e pronat e tyre ketyre sojsezve. Nje dite do te paguajne per ato qe kane bere dhe per ato qe kane shbere.

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Une mendoj se me shume se kurre Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoje per reformen politike me nje sietem te paster maxhoritar me njerez te rinj dhe me mendesi te reja Amerikane apo Europiane me nje parlament me 81 apo 101 parlamentare me nje president te zgjedhur me 75% +1,sigurisht me konsensus keta duhet te jene njerezit me te mire nga te gjitha fushat,atdhetare te vendosur qe do te mendojne shume per mirqenien dhe interesat e gjithe Shqiptareve nga te cilet ata jane zgjedhur.Me deshiren shume te madhe uroj qe Gjykata Kushtetuese te jape vendimin e duhur ne perputhje me mendimin e Komisionit te Venecias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *