“Përgjimet”, përplasje brenda qeverisë. Manjani kundër Haritos: Lë shkas për abuzim…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

manjaniMinistria për Shtetin, Inovacionin dhe Administratën Publike ka përgatitur një projektligj të ri sa i përket marrjes së të dhënave nga kanalet e komunikimit elektronik me qëllim ndjekjen penale.

Kështu, bëhet fjalë për ligjin nr. 9918, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj i përgatitur nga ministria e drejtuar nga Milena Harito ka krijuar rezerva në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i linjës Ylli Manjani edhe pse e ka cilësuar projektligjin në tërësi të qartë është ndaluar në pikën 6 dhe 7 të nenit 3 duke shënuar se përmirësimi i menduar mund të lerë shkas për abuzim.

Pergjigjia e Manjanit:

Sa më sipër e gjejmë të paqartë dallimin midis pikës 6 dhe 7 të nenit 3 të projektligjit

a/ Cilat janë ato raste apo vepra penale për të cilat të dhënat kërkohen brenda 24 orëve dhe cilat janë ato vepra penale për të cilat mund të presin deri në 7 ditë për marrjen e të dhënave që ruhen në skedarë?

b/Cili është organi që bën vlerësimin që këro të dhëna janë të ngutshme dhe duhet të jepen brenda 24 orëve?

c/ Cili është organi apo autoriteti që bën vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese paraqitur nga Policia Gjyqësore dhe gjykon nëse është ose jo rasti për marrjen e këtyre të dhënave?

Ndërhyrja në këto të dhëna vetëm me kërkesë të Policisë Gjyqësore , pa patur kurrfarë vlerësimi apo kontrolli nga një autoritet tjetër mund të përbëjë shkak për abuzim dhe nuk do ti shërbente qëllimit për të cilin është krijuar kjo normë juridike.

E thënë në terma konkrete, në çdo rast, me justifikimin në kuadër të një operacioni për parandalimin e një vepre penale, Policia Gjyqësore mund ti kërkojë këto të dhëna nga operatori, i cili nuk ka as kompetencën dhe as kapacitetin e duhur për të bërë vlerësimin që kjo kërkesë është e bazuar në ligj apo jo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *