Rama jep lajmin e mirë për 66 mijë pensionistë

18 Dhjetor 2016, 17:37Sociale TEMA

Në rubrikën javore të komunikimit me publikun në Facebook kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë për mbi 66539 pensionistë.

Ai tha se të gjithë pensionistëve në vend do tu zerohen kamatëvonesat e energjisë elektrike. Kreu i Qeverisë i cilësoi shpërblimet e fundvitit, paketë solidaritetit, duke shtuar se ishte më e madhja në këto 25 vite.

“Paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sa do që është më e madhja në këto 25 vite nuk është arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë. Kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas. Hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj edhe njëherë mirëkuptimi i arsyeshëm i njerëzve të këtyre kategorive shoqërore, në radhë të parë i pensionistëve është për mua dhurata më e bukur në prag të vitit të ri dhe shumë faleminderit.”, është shprehur Kryeministri Rama.

6 komente në “Rama jep lajmin e mirë për 66 mijë pensionistë”

  1. Brahoo says:

    Bravo, kryeministrit qe i jep keto dhurata nga xhepi e vet.Edhe ne fshatin tone,beu i fshatit ka vendosur te jape dhurata te tilla.

    A ka ndonje qe perfaqson shtetin ne ate vend ? Egziston ideja qe parate jane te shtetit apo si gjithmon jane ne deshiren e beut te radhes !

  2. says:

    PD të nisë protestat për zgjedhje të parakohëshme .

  3. sofia says:

    Une kam mendimin qe pd te nise protestat per zgjedhje te prapakoheshme.

  4. Qytetar says:

    O Brahoo po plasët nga inati o njerëz në çfo gjë e mir që bëhet në këtë vënd kur sështë PD në pushtet është e keqe.Po Lulushi të kujt i kish nja 250000000 € që i futi në xhep vetëm te rruga e Kuksit apo ja kish lënë babai.

    1. Brahoo says:

      O fshati,nuk egziston ne asnje vend te botes qe kryeministri te bej pazar simbas deshires me parat e shtetit,imagjino bakshishe çasti apo periudhe parazgjedhore. Kjo vlen edhe per fshataret e PD dhe kapobandat e tyre.
      Kur do dilni nga llogoret a derzinj . Akoma nga kryetari i koperatives prisni udhezime !

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    Bravo Edi Rama !
    Je Unik si kryeminister,patjeter edhe si nji shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje