Bujar Nishani propozon emërime pa ligj te Krimet e Rënda

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka propozuar shpalljen e një vendi vakant në Gjykatën e Krimeve të Rënda, jashtë kompetencave të reja të KLD, parashikuar në ligjin e ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarëve, KLD mund të emërojë vetëm magjistratë në gjykatat e shkallës së parë, por kreu shtetit, në mbledhjen e Këshillit të 9 Dhjetorit, ka tentuar të vijojë emërimet si më parë.

“Pika e fundit e rendit të ditës është shpallja e vendeve vakante sipas propozimit të ardhur nga Ministria e Drejtësisë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. 1 (një) vend vakant për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje”, ka theksuar Nishani.

Anëtarët kundra

Anëtari i KLD, Sokol Çomo i ka kujtuar Nishani se KLD nuk ka më bazë ligjore për të kryer emërime si më parë. “Atëherë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për statusin e magjistratëve”, ka një kufizim të kompetencave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në fillimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të krijohet, bazuar në kuadër të legjislacionit për reformën në drejtësi. E vetmja hapësirë që ka lënë ligjvënësi lidhur me vazhdim të mëtejshëm të emërimeve është vetëm emërimi i magjistratëve. Dhe për këtë arsye, ne mund të shpallim vende vakante vetëm në funksion të magjistratëve. Çështja e vendit vakant në Gjykatën e Krimeve të Rënda del tej emërimit të magjistratëve sepse magjistratët që janë të paemëruar nuk plotësojnë kriteret për të qenë gjyqtarë në atë gjykatë”, ka deklaruar Çomo. Ky i fundit ka theksuar se edhe shpallja e vendeve vakante është në kundërshtim me ligjin. “Shpallja e vendeve vakante jashtë mundësisë për të emëruar magjistratë, do të ishte në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye duhet që të bëjmë këto verifikime, mendoj, që sapo thash dhe pastaj të kalojmë në vendimmarrje, nëse do t‟i shpallim ose jo këto vende vakante, por gjithmonë, të kushtëzuar vetëm nëse do të jenë për magjistratët”, ka pohuar Çomo.

Gerd Hoxha

Edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, i ka kujtuar Nishanit se ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e lejon KLD që të shpallë vende vakante, përveç rasteve ku mund të emërohen magjistratë. “Atëherë, në vijim të diskutimit të z. Sokol Çomo, edhe unë kam mendimin që ne na duhet një informacion më i plotë. Sipas ligjit “Për statusin e magjistratit”, neni 173, pika e parë, shfuqizohet ligji “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, me përjashtim të disa dispozitave që ka shfuqizuar edhe nenin 28, i cili është neni që i jep të drejtë KLD­së të shpallë publikisht vendet vakante. Kështu që ne nuk mund të shpallim dot vakanca sot, përveç vakancave për… përveç mund të bëjmë emërimin për magjistratët, që është neni 60, pika 1, germa /a/. Kështu që ne duhet të verifikojmë sot, që mos të shpallim vakanca, nëse kemi vende të lira”, ka pohuar Hoxha. Ky i fundit ka propozuar që mbledhja të shtyhet, propozim që është pranuar nga Nishani./Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Bujar Nishani propozon emërime pa ligj te Krimet e Rënda”

  1. Treviso says:

    Kjo tregon se sa te paafte jane keshilltaret e zotit mender president Nishanit. Gabimet e Nishanit jane pa mbarim, por ne kete rast nuk ngarkohet me faj.

  2. Peter says:

    Shkarkojeni more kete dordolec muti.

  3. sopiqoti says:

    Pse e vrisni mendjen.Presidenti yne i nderuar AQ din AQ ben.

  4. Elida says:

    Faqeziu do mbahet mend per faqet e zeza te kompetencave te kreut te shtetit. Turpin ky e ndan me disa zgjebarake qe i vijne rrotull dhe pak dite, sa ti mbaroje qe ka kohe qe i ka mbaruar mandati ketije te pa mandatuari. Nuk ka shqiptar qe nuk e shan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *