Amnistia, Manjani: Zyrtarët ta harrojnë lirimin nga burgu. Katër kategoritë që nuk përfitojnë

19 Dhjetor 2016, 12:26Politika TEMA

Aministia e këtij fundviti nuk do të favorizojë zyrtarët publikë, të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme. Ata janë barazuar me dhunuesit në familje, vrasësit dhe përsëritësit.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku po diskutohet për amnistinë e fundvitit. Duke u shprehur se kjo amnisti nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje, numri një i Drejtësisë theksoi se synohet t’i jepet shans të gjithëve për barazi para ligjit.

Ministri Manjani tha se është në interes të vendit që “viti i ri të na gjejë me reformë në drejtësi të filluar”. Ndërkohë, kreu i Drejtësisë sqaroi edhe kategoritë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Amnistia e fundvitit nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje. Por ka një specifikë, ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit. Ne do t’i japim shans të gjithëve për barazi para ligjit. Në sistemin tonë kemi mbi 6000 persona. Duam që viti i ri të na gjejë me reformë në drejtësi të filluar. Ka disa kategori të dënuarish që nuk përfitojnë nga amnistia.

Zyrtarët publikë nuk përfitojnë. Nuk përfitojnë përsëritësit, as vrasësit. Po kështu nuk amnistohen dhunuesit në familje. Janë 670 persona të dënuar që lirohen nga amnistia”, tha ministri Manjani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje