Asambleja e PS shkarkon të enjten Koço Kokëdhimën nga sekretariati, ish-deputeti është në Athinë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

(u39u)Selia-e-PSNdërsa ish-deputeti Koço Kokëdhima po i bie kryq e tërthor jugut të vendit si dhe prej disa ditësh dhe në Athinë në takim me emigrantët duke anancuar nismën e tij “unë zgjedh deputetin që dua”, në Tiranë situata nuk është aspak e favorshme për të.

Kështu, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 23 dhjetor dhe në rend dite do të ketë disa çështje të rëndësishme.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimit për shkarkim e ish­deputetit Koço Kokëdhima nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

Duke formalizuar në këtë mënyrë propozimin e kryesisë së PS për shkarkimin e tij nga detyra dhe duke vijuar më pas me emërimin në vend të tij të zv.ministrit të Brendshëm Stefan Çipa.

Gjithashtu, në asamble pritet të diskutohet edhe bilaci politiko­ administrativ për 2016. Një

tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe Sekretarit të

Asamblesë Kombëtare të PS. Kjo është mbledhja e fundit e asamblesë socialiste për këtë vit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *