VIDEO/ Berlin, kamioni merr përpara dhe përplas kalimtarët në një treg. Dyshime për akt terrorist

Të paktën 9 persona humbën jetën kur një kamion u vërsul drejt një tregu krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman të Berlinit.

Policia vendase tha se mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që po konsiderohet si një sulm terrorist nga autoritetet, të cilat dhanë alarmin për këtë.

Video të publikuara online nga vizitorët e tregut shfaqin kamionin e ndaluar mes tezgave dhe një vazhdë shkatërrimi pas tij.

Zëdhënës të policisë gjermane thanë se po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili konsiderohet në arrati.

Incidenti ndodhi në zonën Breitscheidplatz në kryeqytetin gjerman, zonë tashmë e rrethuar dhe e izoluar nga policia, e cila është treguar shumë e kursyer me detajet. Situata është ende e paqartë, ndërsa me dhjetëra makina policie dhe ambulanca janë në vendngjarje. 

80980 by revistaime

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ Berlin, kamioni merr përpara dhe përplas kalimtarët në një treg. Dyshime për akt terrorist”

  1. tfgs1 says:

    keta jane gjaxoret sunite…………………..plehraaaaaaaaaaa!

  2. alb sapun says:

    u cmenden muzlimanet duan te vrasin sa me shume te krishtere pa e ditur se po e zgjuan perbindeshin qe ka kohe qe ka rene ne gjume letargjik atehere me pak fjale do zhduket fare e tyre

  3. Arben says:

    CIA CIA,

    PO PROVOKON BOTEN TI VERE NE LUFTE.

  4. arben says:

    Turp par Gazeten Tema qe ve ne faqien e pare bumçat e RRUMPALLES politike dhe lajmin per Berlinin qe u gjakos nga barbaria muslimane te sojit bumçi apo Berisha, na e ve ne fund te faqes se internent. Turp. Githe shtypi i botes flet per te vdekurit e Brerlinit dhe ne na nan bythen me vetingat e bumçit gje do bojne nje pordhe ne uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *