Blushi dhe 6 deputetë, interpelancë urgjente me kryeministrin Rama: Ku jemi me negociatat…

kuvendMe iniciativë të deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, shtatë ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa zyrtare e cila është dorëzuar në Kuvend mban firmën e Blushi, Hafizit, Dashamir Shehit, Astrit Patozit, Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Angron Dukës.

Interpelanca është kërkuar për cështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe shqetësimin për shtyerje me afate të panjohuar të çeljes së negociatave për anëtarësim.

Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë.

Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Blushi dhe 6 deputetë, interpelancë urgjente me kryeministrin Rama: Ku jemi me negociatat…”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Tani qe keni Ndoken ne liste, qenka shume serjoze..

  2. xheJ eN Bi says:

    Keta deputete me ne krye Blushin , jane naiv apo budallenje ?
    Nese jane naiv le te marin “ne interpelance” Brukselin qe ti sqaroje , se te thjeshtet e morem vesh qe kur te hyje ne fuqi Veting-u.

    Po te jene budallenj le te pyesin nje shqiptare ne rruge dhe ai do ti drejtoje ne Gjykaten Kushtetuese.

    Besoje se keto do t’ju thote dhe Kryeministri .
    Kur ishim ushtare kishte nje shprehje : nuk shtyhet koha e ushtrise duk bere shuren .
    Edhe Blushi ,nuk mbledh dote vota me budallaleqe.

  3. Uthem Unju says:

    Paska edhe idiotë kaq të mëdhenj?! Dinë edhe idiotët të bëjnë satirë?! Pse thërresin kryeminstrin në interpelancë? Le të thërresin cilindo nga rruga
    t’ua thotë. Negociatat janë atje ku Sala e Luli deshën të ishin- Mbetje të pariciklueshme.

  4. shqip says:

    Po keta ose jane, ose shtiren. Keta duhet te therrasin per interpelance bylyk- bashin, kaçin e zi, bum-çin, si dhe sali gerdallen. Kete e dine tashme edhe nxenesit e fillores . Une te jem si rama nuk humbas kohe me deputete qe s’ bejne as detyrimin ndaj zgjedhesve te tyre.

  5. Gaspri says:

    Sa poshte ka rene ky Duka. Mendonim se kishte njefare integriteti.
    Po mire more te mencurit e dynjase, si i kerkoni Rames llogari kur nuk keni thene asnje fjale per ata qe e sabotuan “Vetingun” ku beni pjese edhe ju….
    Me te vertete e bukur ajo qe shkruante “xhej en bi” se “nuk shtyhet ushtria duke bere shurren”.
    Po te jem si Rama nuk denjoj tu jap llogari atyre qe e penguan integrimin.

Lini një Përgjigje te NjeQytetarOptimist Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *