Dëshmia/ "Bëra fëmijë me krushkun 66 vjeç teksa burri ishte në Greqi". I akuzuari: Ja pse më telendis

19 Dhjetor 2016, 13:49Politika TEMA

Një rrëfim jo i zakontë është ai i një gruaje, që tradhtoi burrin, teksa ai ishte në Greqi. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, Antoneta ka treguar se dështoi martesën, tradhtoi burrin në kohën që ai ishte me shërbim. Ajo tregon se u dashurua me Mihalin, i martuar e me fëmijë, personin që një ditë erdhi t’i hapte një pus për ujë në shtëpi. Fillimisht tregon se u mashtrua prej tij, pasi ai i premtoi se do t’i nxirrte letrat për t’u bashkuar me burrin në Greqi, por e gjitha ishte kurth për ta futur në dorë.

“Ai më gënjeu në fillim, më çoi në ambasadë për letrat, por më mashtroi dhe më çoi në motel, unë nuk doja”­ thotë ajo. Më pas tregon se lidhja vazhdoi dhe ajo solli në jetë një fëmijë jashtë martese, të cilin burri e kuptoi vonë. Ata u ndanë me mirëkuptim dhe ajo nisi të jetonte me babanë e fëmijës, por me këtë të fundit nisën problemet. Antoneta sot 36­ vjeçare, kërkon nga babai i fëmijës t’i njohë atësinë. Gruaja 36-­vjeçare gjen guximin të tregojë për lidhjen e saj jashtëmartesore, raportet përgjatë këtyre viteve, të cilat janë prishur tre vitet e fundit.

Shkak për këtë është bërë prishja e planeve që ata kishin për t’u ndarë nga bashkëshortët respektivë, dhe për t’u larguar më pas jashtë vendit, ku mendonin të jetonin me djalin e tyre. E ndërsa gruaja u divorcua nga burri i saj, Mihali nuk bëri të njëjtë gjë. Madje ai tani refuzon të pranojë atësinë e fëmijës. Duke i mëshuar faktit se Mihali ka para, 36-­vjeçarja thotë se ai po tenton të korruptojë gjyqtarët, të cilët sipas saj nuk kanë pranuar as të bëhet testi i ADN­së. Sakaq, Antoneta tregon se Mihali është kujdesur për të dhe djalin e saj, madje u ka blerë edhe shtëpinë ku ata jetojnë. Ajo tregon se edhe djali është i afruar me Mihalin, për faktin se ai jetonte me ditë të tëra me ata, pasi burri ndodhej me shërbim.

Ju keni një djalë nga një lidhje jashtë martesore, dhe u divorcuat nga burri për t’u martuar me babain e fëmijës. Mihali të kërkoi që të lije bashkëshortin?

Po. Më kërkoi që të ndahesha. Edhe ai do të ndahej. Më tha që gruan që kam do t’i lë shtëpinë, pasurinë, e do jetojmë të dy. Por ai më mashtronte, më torturonte, më ka prerë edhe damarët.

Ai aktualisht është 66 ­vjeç, ju thoni që ju mashtroi?

Po. Edhe djali i tij i madh, më kërcënon çunin. Të paktën të më njihet atësia e djalit, se ngelëm në mes të katër rrugëve.

Kur e kuptoi bashkëshorti për lidhjen tuaj jashtëmartesore?

Pak pasi u ndamë.

Ju keni një vit që jeni ndarë. Si e mësoi që djali nuk ishte i tij?

Po se e kishte dëgjuar edhe Mihalin që t’i thonte hajde te babi.

Po tani pse nuk e njeh atësinë?

Nuk e di. Edhe në Gjykatë nuk vjen.

Ti u ndave me mirëkuptim me bashkëshortin?

Po. Nuk i erdhi mirë. Më goditi. Por unë i thashë që nuk e dua, se edhe fëmijën e kam me Mihalin. Më tha që krushku nuk të ble shtëpi.

Jua ka blerë Mihali shtëpinë?

Po. Na e ka blerë Mihali. Unë jetoj atje, por shtëpia është në emër të Mihalit.

Po gruaja e tij e dinte?

Po e ndoshta e kuptonte. Edhe gruaja vinte aty te shtëpia.

A është ai i afruar me djalin?

Burri ikte me javë të tëra në marinë, ndaj Mihali rrinte me ditë të tëra te ne. Dhe kujdesej për të

Po tani pse nuk e njeh atësinë?

Po ai ka para. Tenton ta mbyllë çështjen. Edhe gjyqtarit i kërkova t’i bënim analizën e ADN­së, por më tha që bëhet deri në 8 vjeç. Tani djali është 10 vjeç edhe ndërron gjaku.

Pas dëshmisë së gruas 36-­vjeçare nga Berati, se tradhtoi burrin me krushkun 66 ­vjeç me të cilin ka edhe një fëmijë 10­ vjeç ka reaguar vetë i akuzuari. Në linjë telefonike gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në “News 24”, Mihali ka mohuar gjithçka rrëfeu Antoneta, me të cilën kanë lidhje krushqie. “Pse më ngatërroni kot, deklaratat i ka marrë policia, unë jam në punën time, jam me të gjitha, nuk kam shkelur kurrë për ato që thotë ajo, ajo e do këtë se do të më marri shtëpinë”­ tha ai.

Pra ju mohoni të keni pasur marrëdhënie me këtë?

Nuk e di ca kërkon ajo tani. Nuk kam fare marrëdhënie, cfarë marrëdhënie kam unë? Ti do bësh punën e gjykatës që më merr mua tani?

Fëmija juaj është djali që thotë zonja?

Asgjë fare, nuk jam i atillë unë. Më lini rehat në punën time.

Si hyri kjo grua në shtëpinë tuaj?

Ia kam lënë të atit të saj shtëpinë, që kunatën time e ka cupë xhaxhai. Si i vdiq i ati po bën manovrime kjo, më telendisi në këtë moshë, unë jam me familje të rregullt.

Pra kjo ka sajuar?

Opo ca thuaj, asnjë lloj veprimi nuk kam me të, më lini rehat në punën time.

2 komente në “Dëshmia/ “Bëra fëmijë me krushkun 66 vjeç teksa burri ishte në Greqi”. I akuzuari: Ja pse më telendis”

  1. Albani says:

    Dava kurvash
    “”une nuk doja””,por me coi ne hotel dhe nuk kisha cte beja vec ti hapja shalet.
    Po perse ndihet sikur ja kane fajin te tjeret xhanem.

  2. chak norris says:

    te lumte te tyta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje