FIFA me “dorë të hekurt”: gjobë dhe 2 ndeshje pezullim për Berishën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berishaPezullim dhe gjobë për Etrit Berishën nga Fifa. Ai episod i shumëdiskutuar me Zahev gjatë ndeshjes me Izraelin ku u ndëshkua me karton të kuq do t’i kushtojë më tepër gardianit të shtyllave kuqezi. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se Komisioni i Disiplinës në Fifa në mbledhjen e 9 dhjetorit ka ndëshkuar portierin Etrit Berisha me dy ndeshje pezullim. Vec kësaj mase Berishës do ti duhet të shlyejë edhe një ndëshkim financiar në masën e një gjobe prej 5 mijë frangash zvicerane.

Giani De Biasit në këtë mënyrë do ti duhet të bëjë pa portierin e parë të Kombëtares në dy ndeshje të rëndësisë maksimale në fushatën e kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018, pasi humbet shërbimet e Berishës për takimin e 24 marsit në Palermo me Italinë, si edhe ndeshjen tjetër që me shumë mundësi do të përcaktojë fatin e kësaj fushate për Shqipërinë, transfertën e 11 qershorit me rivalët e drejtëpërdrejtë në grup, Izraelin. Disiplinori i Fifas nuk ka lënë pa ndëshkuar edhe FSHF, së cilës do ti duhet që sërish të paguajë një gjobë, këtë herë në shumën e 10 mijë frangave zvicerane, masë kjo e motivuar nga Fifa, “për sjellje të gabuar të tifozëve”./SS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “FIFA me “dorë të hekurt”: gjobë dhe 2 ndeshje pezullim për Berishën”

  1. albaniafirst says:

    FIFA behet pjese e shemtuar e farses dhe komedise qe lojtari izraelit luajti ne Elbasan arena. Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit qe ky institucion I futbollit Boteror, ashtu si edhe ai Europian marrin masa drastike ne dem te ekipeve te vogla qe rrezikojne fronet e ekipeve nga federatat me te fuqishme. Dhe ne rrijme e flasim per korrupsionin ne Shqiperi. Keto lloj institucionesh si FIFA apo UEFA jane maestrot e korrupsionit. Nxjerrja e Blaterit apo Platinit nga skena, nuk i pastron figurat tejet te korruptuara te ketyre institucioneve.

  2. FUCK FIFA = CORRUPTED BASTARDS says:

    Shkerdhatate FIFA-s tregohen si plehra me vendet e vogla, se me vendet e medha s’kane bole te kapen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *