Fotografia e Schumacher shtrirë në spital alarmon hetuesit gjermanë

19 Dhjetor 2016, 13:40Lifestyle TEMA
Fotografia e Schumacher shtrirë në spital alarmon hetuesit

Michael Schumacher prej tre vitesh qendron në spital që prej aksidentit fatkeq, por një person anonim u ka ofruar mediave europiane një foto të tij.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi marramendëse teksa personi që thotë se zotëron foton ka kërkuar 1 milion euro për ta shitur atë.

Kjo gjë ka vënë në lëvizje hetuesit në qytetin e Offenburg në Gjermani.

Zëdhënësja e familjes Schumacher, Sabine Kehm, tha se shëndeti i Schumacher nuk është një problem publik ndaj kushdo që cënon privatësinë do të paditet.

Që prej aksidentit në Francë, asnjë foto e Schumacher nuk ka qarkulluar në publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje