FOTOT/ 12-vjeçari i “murosur” për së gjalli në Nigeri, shpëtohet pas tre ditëve

19 Dhjetor 2016, 17:10Bota TEMA
FOTOT/ 12-vjeçari i “murosur” për së gjalli në

Një djalosh 12-vjeç mrekullisht është shpëtuar, pasi për tri ditë kishte qëndruar i murosur për së gjallë në murin e oborrit.

Aburagbemi Saka kishte vizituar një kafene dhe më pas filloi të luaj mbi një mur që kishte një zbrazëtirë në mes, në të cilën ra dhe mbeti i bllokuar brenda saj për më shumë se tri ditë, transmeton Telegrafi.

Pasi që kishte rënë në një mur larg anëtarëve të familjes dhe të afërmve, ai u detyrua të qëndrojë i bllokuar brenda murit për më shumë se tri ditë, por as qarja me zë të lartë nuk i ndihmoi pasi kalimtarët e rastit i injoronin thirrjet për ndihmë.

Por fatmirësisht në momentet e fundit zëri i tij u dëgjua nga disa banorë, të cilët menjëherë u ngjitën në mur për të shikuar se çfarë po ndodh.

Ajo çfarë panë ata shokoi edhe policinë, të cilët u detyruan të thyejnë murin për të nxjerrë djaloshin e ngujuar dhe të mbushur me pluhur, por që çuditërisht i kishte mbijetuar të gjithë kësaj ngjarjeje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Oduduwa, Ondo të Nigerisë.

1 komente në “FOTOT/ 12-vjeçari i “murosur” për së gjalli në Nigeri, shpëtohet pas tre ditëve”

  1. Albani says:

    Sa e dhimbshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje