Kisha shqiptare përgëzohet që do të ushqejë të varfrit e jo politikanët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kisha katolikeKisha Katolike e Shqipërisë është përgëzuar për vendimin e saj për të organizuar një drekë bamirësie për Krishtlindje në vend të organizimit të pritjes zyrtare të përvitshme për politikanë, ambasadorë dhe figura të tjera publike.

Nga Fatjona Mejdini

Vendimi i Kishës Katolike për të zëvendësuar pritjen e saj të përvitshme për zyrtarët me një drekë për njerëzit e varfër është mirëpritur nga të krishterët në Shqipëri si një shembull i pastërtisë së shpirtit gjatë sezonit të Krishtlindjes.

“Krishtlindja do të thotë dashuri, të japësh dashuri. Vendimi i Kishës Katolike për të ushqyer të varfrit është shpirti i vërtetë i Krishtlindjes. Gjithçka tjetër është thjesht reklamë,” tha për BIRN Bardha Qokaj, një e krishterë dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Qokaj tha gjithashtu se nisma duhet të vazhdojë për t’i dhënë më shumë njerëzve në nevojë mundësinë për të festuar Krishtlindjen.

Kjo lëvizje, e cila u lajmërua të enjten e kaluar nga Arqipeshkvia Metropolitane e Tiranë-Durrës, ishte një nga vendime e para më të rëndësishme të marra nga Ipeshkvi i sapoemëruar Gjergj Frendo.

“Krishtlindja është festë për të gjithë, por sidomos për ata që janë në skajet e shoqërisë tonë,” tha Arqipeshkvia në një deklaratë.

“Kjo është arsyeja pse Arqipeshkvia Metropolitane e Tiranë-Durrës ka vendosur të mos organizojë pritjen zyrtare për festimin e këtij viti, siç ka bërë në të kaluarën,” shtoi ajo.

Leon Menkshi, një gazetar dhe i krishterë, tha për BIRN se vendimi ishte një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje.

“Festimi i përket kryesisht atyre që janë në nevojë, ata që kanë Krishtin si shpëtimtar dhe jo njerëzve të privilegjuar,” tha Menkshi.

Është lajm shumë i mirë që kisha ka vendosur ta lërë mënjanë servilizmin e saj ndaj njerëzve në politikë dhe po ia drejton vëmendjen gjatë Krishtlindjes njerëzve që e meritojnë atë,” shtoi ai.

Vendimi nga Kisha Katolike po shihet si një shkëputje nga tradita e krijuar nga politikanët që vizitojnë kishat ku ata urojnë shqiptarët gjatë festave të Krishtlindjes.

Ndërkohë që në shumicën e rasteve, politikanët ofrojnë urime standarde për paqe dhe begati, shumë prej tyre në të kaluarën nuk kanë hezituar gjithashtu ta shfrytëzojnë këtë rast për të komentuar çështje të tjera politike, duke i shndërruar vizitat e tyre në konferenca për shtyp.

Disa shqiptarë janë ankuar për keqpërdorimin e festës së Krishtlindjes për qëllime politike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kisha shqiptare përgëzohet që do të ushqejë të varfrit e jo politikanët”

  1. ben says:

    Edhe kisha e Fortlumturis se Tij Janullatos ka ndimnuar te varferit

    1. katoliku says:

      Janullatos eshte nje shkerdhate terroriste, ore kar me zile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *