Kryeministri Rama shkon në shtëpinë e Kristi Panajotit

19 Dhjetor 2016, 11:52Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen e Kristi Panajotit, adoleshentit që humbi jetën në aksidentin e Lungomares në Vlorë.

Babai i Kristit, Renato Panajoti i tregoi me detaje kreut të qeverisë çdo gjë në lidhje me aksidentin që i mori jetën djalit të tij në një gropë të hapur në “Lungomare”.

Ai i kërkoi vënien para drejtësisë të fajtorëve.

“Kryeministri qëndroi me ne për rreth 40 minuta. Ai tha se tenderi për rrugën ishte i Bashkimit Europian dhe se institucionet do ta ndjekin ngjarjen deri në fund,” thanë familjarët e Kristit, raporton News 24.

Rama ishte prej dy ditësh në Vlorë, dhe në orët e mbrëmjes së djeshme mësohet se ai ka mbërritur në familjen e Kristit bashkë me kryebashkiakun Leli dhe deputetin Edmond Leka.

Dje u zhvillua edhe një protest paqësore në Vlorë për vdekjen e tij, ku morën pjesë qindra persona.

4 komente në “Kryeministri Rama shkon në shtëpinë e Kristi Panajotit”

  1. Devolliu says:

    Dmth Kryeministri tha qe fajin e humbjes se Kristit tani duhet me ja kerku BE meqe ajo ka bere tenderin ?

    Nese ka lapsus mire, por nese e ka thene vertet kete lidhjen e tenderit te Lungomares me fondet e BE dhe aksidentit, athere kryeminstri yne eshte idiot

  2. cun Tirone says:

    Hopa, ja faturoi BE-se skandalin e LungoInfinitmarres
    Po ate firmen qe ka nje dyqan camcakizash ne Greqi, kush e kontraktoi : Alexis Cipras ?

  3. Aleks says:

    Nuk ekuptoj cfare kerkon kryeministri ne nje shtepi biznesmemi i cili biznesin e tij e ka ngritur ne baze te aktivitit kriminal te transportit te lendeve narkotike drejt shtete fqinje , Renato Panajoti kerkon venien e fajtoreve para drejtesise po harron se krimineli eshte nipi i tij i cili i morri jeten 17 vjecarit , te gjitha te tjerat jane rrethana sepse me 150 kilomemtra ne ore nuk vlen asgje tjeter. Po shtet rrumpalle kryeminister rrumapalle biznesmen e prind rrumpalle.

  4. Ilia says:

    Keta edhe te vrasin dhe te qajne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje