Kuvend, debate në Komision për Balilin e Vetting-un. Shpërthen Dade ndaj Bumçit: Kryeministri yt bëri namin. Drejtësi për "Gërdecin" e "21 janarin"...

19 Dhjetor 2016, 16:11Politika TEMA

Klemend Balili dhe ligji i Vetting-ut kanë shkaktuar sherr në Komisionin e Jashtëm Parlamentar ditën e sotme.

Zëvendës ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ishte e ftuar në Komisionin e Jashtëm për të folur mbi bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Greqi, por nuk i shpëtoi pyetjes së deputetit demokrat Aldo Bumçi, për çeshtjen e Klement Balilit.

Aldo Bumçi: Rezulton që urdhri ndërkombëtar i ndalimit ka qenë në fuqi që nga 17 maji 2016. Pra që nga 17 maji policia e shtetit duhet të kishte vepruar në bazë të këtij urdhri por nuk e ka bërë. Pse nuk ndalohet ky person?

Gjebrea tha se ministri Tahiri është shprehur për këtë çështje dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë zëvendës ministri I Drejtësisë, Arben Isaraj theksoi se ligji në Shqipëri e përcakton qartë se kush të arreston dhe këtë nuk e bën qeveria.

Elona Gjebrea: Ministri i Brendshëm ka qenë shumë i qartë në deklaratat e tij në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ashtu si dhe policia e shtetit është e vendosur për të kryer detyrën dhe respektuar të gjitha veprimet proceduriale.

Arben Isaraj: Nuk e kuptoj pse i kërkohet qeverisë arrestimi , në një kohë kur Kushtetuta e përcakton qartë.

Më tej diskutimi kaloi tek vettingu ku debati mes deputetit Bumci dhe kryetares së komisionit, Arta Dade, u ashpërsua

Aldo Bumçi: Prokurorë të korruptuar që kanë menduar se duke i shërbyer kryeministrit duke liruar Frrokun, Rroshin do shpëtonin nga vettingu

Arta Dade: Ç’kryeministër, po ke pasur kryeministrin tënd 8 vjet që u bë nami këtu. Drejtësia duhet të japë drejtësi për Gërdecin, 21 janarin. Reforma në drejtësi është e shtrirë ndër vite.

Komisioni në fund zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me përfaqësues të ministrisë së Jashtme për situatën në Maqedoni por pa praninë e mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje