Partizani, Demi: Arbitrat lënë për të dëshiruar, ndaj Skëndërbeut të vendoset njëri që të jetë me këmbë në tokë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gaz DemiPresidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka kritikuar nivelin e arbitrave të Kategorisë Superiore.

“Në të gjitha aspektet, si me ekipet për titull, edhe me ekipet për mbijetesë, arbitrimi lë shumë për të dëshiruar. Unë nuk mund të them që janë të korruptuar, sepse duhet te kem fakte për diçka të tillë, por sjelljet e disa arbitrave lënë shumë për të dëshiruar dhe dyshuar”

Në një bisedë telefonike me “Zona Gol”, numri një i 15-herë kampionëve të vendit tha se në sfidën e fundit kundër Skëndërbeut nuk ka preferencë asnjë arbitër.

“Nuk kam asnjë parapëlqim. Le të vendosë Federata kë të dojë, siç i vendos gjithnjë, nuk ndërhyj ndonjëherë për të vënë arbitra. Të vendosë një që është me këmbë në tokë. Të gjithë i kuptojmë gabimet njerëzore, por ato të qëllimshme unë nuk i kuptoj dot. Ka shumë arbitra ndaj le të zgjedhë një që të jetë korrekt dhe me mend në kokë, të mos tallet me paratë tona.”

Gjithashtu, Demi theksoi se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës duke theksuar se në merkaton e janarit mund të ndërhyhet për të afruar ndonjë element cilësore të cilat do t’i vendosë stafi teknik.

 “Në përgjithësi jam i kënaqur. Javën tjetër mbaron gjysma e kampionatit. Është për t’u luajtur edhe gjysma tjetër. Nuk ka ndonjë çudi të madhe. Ne të tre që kryesojmë dhe ndoshta Tirana do jemi në luftë deri në fund. Besoj se do jetë një kampionat i bukur.”

Në janar do të shohim dhe përforcimet. Kemi disa përforcime të mira, por ato i zgjedh stafi teknik, unë mund të them vetëm buxhetin. Po përgatisim nga viti në vit një Partizan që të shkojë gjithnjë e më mirë. Këta të tjerët kanë më shumë eksperiencë se unë, por them që Partizani të jetë si vjet, që ishte deri në ditën e fundit në garën për titull, dhe siç e mbani mend ekipin që doli kampion ne e mundëm në ndeshjen direkte” tha Demi/f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *